• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Mesazhi i urimit i presidentit të Kinës Xi Jinping me rastin e Vitit të Ri 2026

31 Dhjetor, 2025
in Bota, Kina Horizont
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të Vitit të Ri, presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi për Vitin e Ri 2026, nëpërmjet Grupit Mediatik të Kinës dhe internetit. Më poshtë është teksti i plotë.

Shokë dhe miq,

Zonja dhe zotërinj!

Përshëndetje! Po ndërrohen vitet dhe po hapet një kapitull i ri i shkëlqyer. Me këtë rast, ju dërgoj urime të bukura për Vitin e Ri nga Pekini!

2025-a është viti i përfundimit të Planit të 14-të Pesëvjeçar. Gjatë pesë vjetëve, jemi përpjekur me të gjitha forcat, kemi ecur përpara me guxim e këmbëngulje dhe kemi kapërcyer sfida e vështirësi të shumta, duke kurorëzuar me sukses objektivat dhe duke hedhur hapa të qëndrueshëm në marshimin e ri drejt modernizimit. Vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze, që ka realizuar rritje të madhe për vite me radhë, pritet të arrijë në 140 trilionë juanë këtë vit. Potenciali ekonomik, shkencor e teknologjik, i mbrojtjes kombëtare, si dhe potenciali i përgjithshëm kombëtar, janë ngritur në nivele të reja. Ujërat e kthjellëta dhe malet e gjelbra janë bërë një pamje e bukur, ndërsa ndjenja e përfitimit, lumturisë dhe sigurisë e banorëve të thjeshtë është rritur. Kjo periudhë pesëvjeçare ka qenë e jashtëzakonshme dhe sukseset nuk janë arritur lehtë. Kina e lulëzuar ka ardhur nga përpjekjet dhe përkushtimi i të gjithëve. I shpreh nderimin tim çdo kinezi që ka bërë përpjekje.

Gjatë këtij viti kanë qenë ngjarje të paharrueshme përkujtimi solemnisht i 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore dhe vendosja e Ditës Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit. Ceremonia kombëtare ishte solemne e madhështore dhe lavdia e fitores do të mbetet përgjithmonë në histori, duke inkurajuar bijtë e bijat e kombit kinez të mbajnë në mend historinë, të nderojnë të rënët, të çmojnë paqen dhe të krijojnë një të ardhme më të bukur, duke mbledhur forcat e mëdha të kombit kinez për rilindjen kombëtare.

Duke u mbështetur te novacioni, kemi promovuar zhvillimin me cilësi të lartë. Teknologjia është integruar thellësisht me industrinë, gjë që ka sjellë rezultate të vrullshme novatore, veçanërisht në modelet e mëdha të inteligjencës artificiale dhe në mikroçipat e studiuar e të zhvilluar në mënyrë të pavarur. Kina është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kapacitetet e inovacionit. Sonda “Tianwen-2” nisi udhëtimin drejt asteroidëve, filloi puna e ndërtimit të hidrocentralit në rrjedhën e poshtme të lumit Yarlung Zangbo, ndërsa u fut zyrtarisht në shërbim aeroplanmbajtësja me katapulta elektromagnetike. Robotët humanoidë shfaqin “modelin e arteve marciale “, teksa dronët krijojnë “fishekzjarrë të bukur”. Krijueshmëria dhe novacioni kanë nxitur forcat e reja prodhuese dhe gjithashtu e kanë bërë jetën më të larmishme.

Kemi ushqyer vatrën shpirtërore me kulturë. Kinezët kanë treguar më shumë pasion për muzetë e trashëgiminë jomateriale. Në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s u shtuan përsëri objekte kineze. “Wukong” dhe “Ne Zha” u përhapën në mbarë botën. Stili tradicional kinez është bërë “supershija estetike” për të rinjtë. Tregu i turizmit kulturor është bërë i zjarrtë. Superliga e futbollit midis qyteteve dhe Superliga Rurale e futbollit kanë tërhequr shumë shikues. Sportet dimërore kanë ndezur pasionin për lëvizje edhe në dimër. Me gërshëtimin e tradicionales me modernen, kultura kineze po lëshon një dritë më të shkëlqyer.

Kemi krijuar bashkërisht dhe po gëzojmë së bashku jetën e bukur. Shkova në Xizang dhe Xinjiang për të marrë pjesë në aktivitetet kremtuese për jubiletë e krijimit të këtyre rajoneve autonome. Nga rrafshnalta me dëborë Qinghai-Tibet deri në dy anët e vargmalit Tianshan, banorët e kombësive të ndryshme “janë lidhur ngushtë si farat e shegës”. Me hadanë e bardhë dhe këngët e vallet plot pasion, ata shprehin dashurinë për atdheun dhe vlerësojnë lumturinë. Nuk ka punë të parëndësishme në lidhje me jetën e përditshme të popullit dhe çdo detaj ka të bëjë me mirëqenien e banorëve të thjeshtë. Ata që janë punësuar gjatë vitit që do të kalojë së shpejti, gëzojnë garanci  të mëtejshme. Transformimi i instalimeve në përshtatje me moshën e thyer u ka krijuar lehtësi të moshuarve. Për familjet me fëmijë u shtua subvencioni mujor prej 300 juanësh. Jeta e përditshme përbëhet nga ushqimi dhe ngrohja, nga tre vakte në ditë, në të katër stinët. Kur çdo familje e vogël ta ketë jetën të ngrohtë, familja e madhe kineze do të lulëzojë dita-ditës.

Vazhduam ta përqafojmë botën me krahët hapur. Organizuam me sukses samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Tianjin dhe Samitin Global të Grave. Porti i Tregtisë së Lirë i Hainan-it filloi operacionet e posaçme doganore. Për përballimin më mirë të ndryshimeve klimatike, Kina shpalli me iniciativën e vet raundin e ri të kontributeve kombëtare. Pas tre nismave të mëparshme globale, paraqita edhe Nismën e Qeverisjes Globale, për të nxitur ndërtimin e një sistemi të qeverisjes globale më të drejtë e më të arsyeshëm. Bota e sotme është e mbushur plot ndryshime e trazira dhe një numër rajonesh janë ende në zjarrin e luftës. Kina ka qëndruar në anën e drejtë të historisë dhe është e gatshme që të bashkëpunojë me vendet e ndryshme për nxitjen e paqes e zhvillimit të botës dhe për formimin e bashkësisë me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.

Pak kohë më parë isha i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Lojërave Kombëtare të Kinës, që u organizuan bashkërisht nga Guangdong-u, Hong-Kongu dhe Makaoja, gjë që më dha kënaqësi. Duhet të zbatojmë me vendosmëri parimin “Një vend, dy sisteme” dhe të përkrahim Hong-Kongun e Makaon të integrohen më shumë në gjendjen e përgjithshme të zhvillimit të vendit e të ruajnë lulëzimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë. Bashkatdhetarët në të dy brigjet e Ngushticës së Tajvanit kanë lidhje gjaku dhe prirja e madhe historike për ribashkimin e atdheut është e pandalshme!

Fuqizimi i vendit mbështetet te lulëzimi i Partisë. Kemi zhvilluar fushatën edukuese për zbatimin thellësisht të frymës së Vendimit prej Tetë Pikash të Udhëheqies Qendrore, duke e mbikëqyrur e administruar Partinë në mënyrë të rreptë e duke nxitur vetërevolucionin dhe si rezultat, fryma e Partisë dhe ajo e qeverisë janë përmirësuar vazhdimisht. Duhet të mos harrojmë synimin fillestar dhe të mbajmë në mend detyrat tona, duke këmbëngulur në përpjekjet për të vazhduar t’i përgjigjemi “pyetjes në shtëpinë guvë të Yanan-it” për daljen nga ligji periodik historik i lulëzimit e rënies të një vendi dhe për t’i dhënë përgjigje të arsyeshme popullit.

2026-a është viti i parë i Planit të 15-të Pesëvjeçar. Ai që nxiton për të nisur një punë duhet të marrë parasysh përfundimin, ndërsa ai që është i suksesshëm, planifikon patjetër që nga fillimi. 

Duhet të synojmë objektivat, të ruajmë besimin e vendosur dhe të përfitojmë nga prirja historike, me qëllim që të nxitim me forcë zhvillimin me cilësi të lartë, të thellojmë më tej Reformën e Hapjen, të çojmë përpara begatinë e përbashkët të të gjithë popullit dhe të vijojmë kapitullin e ri të mrekullisë kineze.

Kur përpiqemi të ecim drejt ëndrrës në mes të maleve dhe përtej detit, nuk e ndiejmë rrugën e gjatë dhe hedhim hapa të vendosur. Le të tregojmë guxim për të nxitur kalin, të aktivizojmë gjallërinë si vrapimi i dhjetra mijë kuajve, të ruajmë forcat e paepura si kali në punë dhe të luftojmë bashkërisht për ëndrrat e për lumturinë, që ta shndërrojmë vizionin e madh në realitet të bukur.

Do të ngrihet dielli i Vitit të Ri. Uroj që malet e lumenjtë e vendit tonë të jenë madhështore dhe tokat të jenë të begatshme nën dritën e diellit të mëngjesit. Ju uroj të gjithëve lumturi, sukses në punë dhe gjithë të mirat!/cgtn

Related- Posts

Bota

Putin nuk e ka refuzuar asnjëherë një bisedë me Zelenskyn, Ushakov: Nëse dëshiron negociata, mund të vijë në Moskë

1 Nëntor, 2026
Bota

SHBA drejt zgjedhjeve të mesmandatit: Trump në ofensivë, demokratët synojnë të rimarrin Kongresin

1 Nëntor, 2026
Kina Horizont

Kompanitë kineze dhe gjermane forcojnë bashkëpunimin në kongresin e industrisë së automjeteve

1 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin nuk e ka refuzuar asnjëherë një bisedë me Zelenskyn, Ushakov: Nëse dëshiron negociata, mund të vijë në Moskë

1 Nëntor, 2026

G20 përfundon takimin në Atlanta pa deklaratë të përbashkët: Rubio vë theksin te siguria energjetike, zinxhirët e furnizimit dhe liria e lundrimit

1 Nëntor, 2026

SHBA drejt zgjedhjeve të mesmandatit: Trump në ofensivë, demokratët synojnë të rimarrin Kongresin

1 Nëntor, 2026

FAKTORI CHURCHILL

1 Nëntor, 2026

Gjinali: Periudha postzgjedhore në Izrael, negociata të vështira politike

1 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.