Presidenti Ilir Meta shprehu sot bindjen se “Kosova anëtare e KE-së, do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Evropë”.
“Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor”, tha Presidenti.
Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, Meta u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses.