Meta pret në Presidencë zv. kryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë zëvendëskryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, njëkohësisht Përfaqësuesit të Posaçëm të Asamblesë për Evropën Juglindore, Azay Guliyev dhe kryetarin e Pranisë së OSBE në Shqipëri, Vicenzo del Monaco.

Në fokus të diskutimeve ishin implikimet politiko-ekonomike të agresionit Rus ndaj Ukrainës për vendet e Ballkanit Perëndimor, thekson Presidenti Meta

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të prisja sot Zëvendëskryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, njëkohësisht Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë për Evropën Juglindore, Z. Azay Guliyev dhe Kryetarin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Ambasador Vincenzo del Monaco.

May be an image of 7 people, people sitting, people standing and indoor

Në fokus të diskutimeve ishin implikimet politiko-ekonomike të agresionit Rus ndaj Ukrainës për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Theksova se sfidë imediate e sigurisë për rajonin është zbatimi i agjendës destabilizuese të aktorëve të tretë që minon bashkëjetesën dhe demokracinë përmes faktorëve proxy.
Në kontekstin e zhvillimeve të fundit është me rëndësi jetike avancimi i dialogut Serbi-Kosovë, bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal dhe nisja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Shpreha besimin e plotë në eksperiencën dhe kapacitetin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për të kontribuar pozitivisht në zhvillimet demokratike dhe në forcimin e sigurisë e stabilitetit në të gjithë hapësirën e OSBE-së, e në mënyrë të veçantë në rajonin tonë.

/Argumentum.al