• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Ministeriali i OSBE/ Rama: Shqipëria ia doli me sukses. Patëm një debutim dinjitoz

4 Dhjetor, 2020
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka mbajtur edhe fjalën e tij përmbyllëse Ministerialin e OSBE, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutiv të kësaj organizate.

Rama ka thënë se edhe pse me një eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë botërore vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses.

“Gjithçka ishte kundër nesh, krizë përmbi krizë, por nuk hoqëm dorë. Pandemia COVID na pengoi rrugën, por ne ia dolëm Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër. Ky ishte një vit tejet sfidues por Shqipëria pati një debutim dinjitoz në krye të OSBE”, ka thënë Kryeministri.

Rama nëdër të tjera në fjalën e tij përmbyllese në krey të OSBE-së ka theksuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë pjesë e trojkës.

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i OSBE-së, deklaroi sot se “Shqipëria si kryesuese ia doli me sukses”, ndërsa shtoi se “nuk ka dyshime që ne mund të arrijmë të kemi rezultat edhe në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara në vitin 2022, dhe ky është objektivi ynë i ardhshëm”.

“Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por ne donim t’i bënim gjërat mbarë këtë vit.
Vendi ynë nuk ka patur kurrë më parë një moment të tillë diplomatik si ky i sotmi këtu dhe nëse mund të arrijmë rezultate në OSBE, në mes të pandemisë me konflikte e kriza gjithë përreth, nuk ka dyshime që ne mund të arrijmë të kemi rezultat edhe tjetërkund, edhe në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara në vitin 2022, dhe ky është objektiv i ynë i ardhshëm”, tha Rama, në fjalën  përmbyllëse në ministerialin e OSBE-së pas zgjedhjes së krerëve ekzekutiv të OSBE-së.

Duke u ndalur te kryesia shqiptare e OSBE-së, Rama tha se “ne vendosëm qëllimet tona lart, sfiduam veten dhe nisëm këtë aventurë krejt sfiduese për një vend si i yni, i fundit i anëtarësuar në OSBE”.

“Vetëm pak kohë pas nisjes sonë ia behu pandemia. Na u desh të vazhdonim të bënim këtë punë që nënkuptonte kaq shumë në historinë e vendeve tona me botën e jashtme. Dikur ne ishim Koreja e Veriut e  Europës dhe krejt papritur na u desh të udhëhiqnim përmes një pandemie një organizatë kaq të madhe botërore. Por ne ia dolëm dhe mundëm të shënojmë përparim. Një progres aspak i dukshëm për të gjithë. Negociuam rritjen e buxhetit për misionin e posaçëm të monitorimit në Ukrainë. Në korrik humbëm drejtuesit e OSBE-së, nuk kishte konsensus për të gjithë ekipin dhe Shqipërisë iu desh të merrte përsipër më tepër përgjegjësi se sa çdo kryesues më parë. Iu desh t’u jepte fuqi zëvendësve për të marrë situatën në dorë dhe ne vetë morëm situatën në dorë aty ku ishte e nevojshme”, tha Rama.

Kryeministri tha se “organizata jonë doli në pah në sytë e gjithkujt si adresa e vetme për të trajtuar shqetësimin e jashtëzakonshëm për shkeljen e neveritshme të vlerave e parimeve tona në Minsk”. “U përpoqëm të ndihmonim, por oferta jonë nuk u mor në konsideratë. Kjo situatë rajonale u ndoq nga një tjetër goditje, luftimet e ashpra në Karabak. Në këtë fazë gjithçka ishte kundër nesh. Krizë përmbi krizë, përmbi krizë, por ne nuk hoqëm dorë dhe nuk lamë asnjë gjë prej tyre që të na ndalte në punën tonë. Morëm përsipër gjithçka, treguam qëndrueshmërinë tonë, ambicien tonë dhe e bëmë këtë në mënyrën shqiptare, me zjarr, me këmbëngulje. Mësuam gjatë punës, por bëmë punën. Kundër të gjitha parashikimeve, ia dolëm”, tha Rama.

Ishte sukses, vijoi ai, “por është larg së qeni suksesi im”. “Ka një listë të gjatë njerëzish që duhen falënderuar për rolin që kanë luajtur. Ky duket se është Këshilli më produktiv ministror prej shumë vitesh e nuk shoh asnjë arsye pse të mos e pranojmë një gjë të tillë. Sapo kemi emëruar lidershipin e ri të OSBE-së që në fillim dukej thuajse një sipërmarrje e pamundur”, tha Rama.

Rama theksoi se “kemi caktuar po ashtu kryesinë e Maqedonisë së Veriut në vitin 2023”. “Kryesia nuk është detyrë e lehtë, kështu që e vlerësoj vendosmërinë për ta marrë përsipër dhe për të treguar që vendet e Europës Juglindore kanë rritur ambiciet ndërkombëtare. A nuk është e shkëlqyer që Ballkani, që tradicionalisht ka qenë trazues, po angazhohet për t’i ftohur gjërat në një hapësirë kaq të madhe sa ajo që mbulon OSBE-ja? Është e jashtëzakonshme. Unë shpresoj që kjo po kështu do të ndihmojë që të ndryshojë njëherë e përgjithmonë mendësinë e disa kolegëve të vlerësuar, kolegë të BE-së, njerëz të shkëlqyer, miq, por që kanë disa mendime të errëta për ne, ballkanasit”, tha Rama.

Ai theksoi se “me këtë lidership të ri, dhe caktimin e kryesuesve pasardhës për 2021, 2022 dhe 2023, OSBE është kthyer fuqimisht në skenë me të gjitha opsionet”.

“Ky Këshill Ministror po kështu ka rënë dakord edhe për disa angazhime të reja për të luftuar krimin e organizuar transnacional, për të luftuar korrupsionin dhe për të parandaluar torturën në rajonin e OSBE-së. Kemi arritur një përparim mjaft të nevojshëm në të trija dimensionet e sigurisë së OSBE-së. Kemi realizuar edhe ambicien tonë për të nxitur barazinë gjinore. Duke drejtuar një qeveri me një balancë të plotë gjinore, dhe në fakt renditet mes 5 të parave sipas Kombeve të Bashkuara, jam shumë krenar të lë shenjën e kryesisë sime me një sekretariat plotësisht të balancuar gjinor”, tha ai.

Rama sugjeroi se “OSBE duhet të angazhohet në një reformë që duhet ta përgatisë organizatën për kohërat sfiduese që na presin. Ka shumë gjëra që duhen mbajtur siç janë por ka shumë gjëra që duhen menduar e riformësuar në mekanizmat e kësaj strukture të jashtëzakonshme. Kërcënimet me të cilat përballemi janë shumë më të mëdha. Le të mos refuzojmë të shohim përtej për të gjetur mënyrën për të ndërtuar një bashkësi të re për tu përballur me sfida të përbashkëta”.

Kryeministri theksoi se “Shqipëria është vend anëtar i NATO-s e lufton çdo ditë për t’u bërë anëtarë i BE-së, por asnjë gjë nuk e ndryshon mendjen tonë për punën e përkushtuar për t’u bërë pjesë e BE-së dhe zemrën tonë për të qenë të përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA dhe BE dhe të harmonizuar me ta kur bëhet fjalë për politikën e jashtme”.

Përfaqësuesja e Suedisë, e cila merr kryesimin e radhës të OSBE-së, vlerësoi punën e Shqipërisë, e cila nuk la pas asnjë angazhim edhe pse ishim në situatë pandemie.

“Doja të falenderoja kryeministrin Rama për organizimin e këtij këshilli në një situata të pazakontë. Gjithashtu do doja ta falenderoj që e ka drejtuar OSBE në një prej viteve më sfiduese për një kryetar të radhës në historinë e organizatës sonë. Falë përpjekjeve të kryetarit të radhës Rama dhe ekipit të tij të gjitha angazhimet janë ndërmarrë dhe zbatuar pa asnjë ndërprerje gjatë pandemisë. Për mua si Kryetare e Grupit të Partneritetit të Mesdheut u bë e mundur që të organizoja dhe të zhvilloja një konferencë të suksesshme në nëntor dhe pse shpresojmë që vitin tjetër do të jetë Organizata që do të përfitojë nga zgjidhjet në kohë që pandemia do të vazhdojë të na ndikojë edhe në vitin 2021. Kjo është pjesë e trashëgimisë shqiptare mbi të cilën do të ndërtojmë edhe kur pandemia të jetë nën kontroll”, tha përfaqësuesja e Suedisë.

Tags: OSCERama

Related- Posts

NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
Kryesore

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

13 Tetor, 2026
NGJARJE

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026

Ambasada e SHBA-së në Tiranë apel qytetarëve amerikanë të shmangin protestat pas përshkallëzimit të dhunës

13 Tetor, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.