Qeveria çeke nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën, deklaroi ministri i Jashtëm çek, Tomas Petriçek, në një postim në Twitter.
”Qeveria çeke, që është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan ai.
”Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, thekson Petriçek