Në një prej krizave më të mëdha që ka njohur njerëzimi me përhapjen e pandemisë së COVID-19, ne duhet të themi të vërtetën. Europa nuk ka treguar solidaritet.”
Kjo është deklarata e Ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio në një letër të shkruar drejtuar Financial Times.
Ndër të tjera ai kritikon Europën se nuk ka ditur të bashkëpunojë si një skuadër e vetme kundër koronavirusit.
“Është shfaqur egoizmi, një spektakël shumë i trishtë që duhet të bëjë çdo qytetar europian të reflektojë” – vijon Di Maio.