Në konferencën e rregullt për shtypin të Ministrisë së Jashtme të Kinës të martën, një gazetar pyeti nëse bisedimet telefonike në mbrëmjen e së hënës ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping me presidentin e ShBA-së Donald Trump ishin zhvilluar me nismën e palës kineze apo me kërkesë të palës amerikane.
Në përgjigje të kësaj pyetjeje, zëdhënësja e Ministrisë Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning deklaroi se, që nga mandati i dytë i presidentit Trump, udhëheqësit e Kinës dhe ShBA-së kanë pasur komunikim të shpeshtë. “Me sa di unë, kjo telefonatë u iniciua nga pala amerikane dhe atmosfera ishte pozitive, miqësore e konstruktive. Komunikimi midis liderëve të të dy vendeve për çështje me interes të përbashkët është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-ShBA,” vuri në dukje Mao Ning./CGTN





























































