Nga 30 gusht deri më 3 shtator, presidenti i Kinës Xi Jinping do të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) për vitin 2026 dhe, me ftesë nga homologët e tij të Kirgizistanit dhe Egjiptit, do të zhvillojë vizita shtetërore në këto dy vende.
Bashkësia njerëzore ndodhet në një udhëkryq historik. Këtë herë, presidenti Xi do të zhvillojë konsultime bashkë me palët e ndryshme lidhur me bashkëpunimin, programin e zhvillimit të OBSh-së, qëndrueshmërinë dhe lulëzimin e rajonit, dhënien e “mençurisë së OBSh-së” për qeverisjen globale, bashkimin e fuqive të Jugut Global dhe ecjen e pandërprerë të palëve drejt krijimit të një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit.
Gjatë 25 vjetëve të krijimit të saj, duke u udhëhequr nga “Fryma e Shangait” e besimit reciprok, përfitimit të ndërsjellë, barazisë, konsultimeve, respektimit të qytetërimeve të ndryshme dhe kërkimit për zhvillimin e përbashkët, OBSh-ja është zhvilluar nga 6 vende themeluese në një “familje të madhe” që përfshin 27 vende të tre kontinenteve: Azisë, Evropës dhe Afrikës. Ajo ka një gjallëri dhe forcë tërheqëse të madhe, duke hedhur bazat e një modeli të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Pavarësisht erërave dhe reve kaotike, ne kemi arritur sukses në praktikimin e ‘frymës së Shangait’”, u shpreh Xi Jinping-u në shtator 2025, kur drejtoi mbledhjen e 25-të të Këshillit të Liderëve të Vendeve Anëtare të OBSh-së të zhvilluar në Tianjin, duke theksuar thelbin e zgjerimit gjithnjë e më shumë të “rrugës së OBSh-së”.
Që nga viti 2013, presidenti Xi ka marrë pjesë në të gjitha samitet e OBSh-së. Nga nisma për të promovuar “Frymën e Shangait” për zhvillimin e përbashkët, deri te ndërtimi i një bashkësie më të ngushtë të fateve të përbashkëta të organizatës, nga krijimi i “pesë shtëpive të përbashkëta” – uniteti dhe besimi, paqja dhe qetësia, zhvillimi i begatë, fqinjësia e mirë dhe drejtësi e barazia – deri tek udhëheqja e zhvillimit të organizatës me “5 parimet”, Xi ka pasur në fokus interesat e përbashkëta të njerëzimit, duke e çuar OBSh-në përpara me vizion të thellë dhe perspektivë të gjerë. Ai vazhdimisht e ka pasuruar dhe zhvilluar “Frymën e Shangait” sipas kohës dhe i ka dhënë një energji të pakufishme këtij mekanizmi bashkëpunimi nëpërmjet veprimeve konkrete të Kinës.
Një vit më parë, samiti në Tianjin hartoi një strategji zhvillimi për dhjetë vjetët e ardhshëm, duke hapur një fazë të re të zhvillimit me cilësi të lartë të OBSh-së. Gjatë këtij viti, Kina ka bashkëpunuar me të gjitha palët, për të zbatuar nismat kryesore të propozuara nga presidenti Xi, duke fuqizuar zhvillimin rajonal me anë të veprimeve të Kinës.
Të shtatë platformat e aplikimit, që përfshijnë industrinë e gjelbër, ekonominë digjitale, inovacionin teknologjik, energjinë, arsimin e lartë, arsimin profesional e teknik dhe AI-në, janë të gjitha në zbatim, duke krijuar mbi 160 projekte. Ndërkohë, plani i veprimit për zhvillimin cilësor të bashkëpunimit ekonomik e tregtar po zbatohet vazhdimisht dhe tregtia mes Kinës dhe vendeve anëtare po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Po ashtu, më shumë se dy të tretat e 100 projekteve “të vogla e të bukura” për jetën e përditshme janë miratuar…
Një profesor në Universitetin Shtetëror të Studimeve Orientale të Tashkentit të Uzbekistanit u shpreh: “Në nxitjen e ndërtimit të bashkësisë me fate të përbashkëta të OBSh-së, Kina ofron kornizën, si edhe fuqinë nxitëse.”
Një vit më parë, gjatë samitit të Tianjinit, Xi Jinping-u propozoi solemnisht Nismën e Qeverisjes Globale, e cila u përkrah shpejt nga bashkësia ndërkombëtare. Aktualisht, Kina bashkë me partnerët e OBSh-së janë të përkushtuar që të jenë shembull në zbatimin e kësaj nisme globale, duke bashkëpunuar me rreth 160 palë pjesëmarrëse në zbatimin e nismës dhe më shumë se 120 vende anëtare të OKB-së që mbështesin thellimin e bashkëpunimit të OBSh-së, duke eksploruar krijimin e një modeli efektiv të qeverisjes globale, ku të gjithë të marrin pjesë, dhe duke vazhduar forcimin e energjisë pozitive në qeverisjen globale.
Drejtori i Institutit për Studimin e Politikës Botërore të Kirkizistanit Sheradil Baktygulov u shpreh që largpamësia e treguar nga presidenti Xi po ndikon thellësisht në agjendën e tanishme dhe strategjinë afatgjatë të OBSh-së. Vlerat e propozuara nga kjo organizatë të paqes, barazisë dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta po njihen gjithnjë e më shumë në botë./cgtn
















































