Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, OSBE-ja thotë se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës, për të vendosur në krye të shtetit një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë.
“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
/Argumentum.al