• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

“Pa Ukrainën, për Ukrainën…lojërat e fuqive të mëdha përcaktojnë trajektoren e re globale”

24 Shkurt, 2025
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marjana DODA

Ndonëse Vladimir Putin nuk e fitoi luftën për tre ditë…ai qartazi po e fiton atë pas tre vitesh…por me kosto shumë herë më të larta jo vetëm për Ukrainën, por tashmë dhe për vetë Europën. 

Pas tre vitesh rezistence ndaj agresionit rus, Ukraina po përjeton një nga periudhat më sfiduese; humbjen e mbështetjes së pakufizuar nga SHBA-të, humbje territoriale dhe materiale, si dhe një pasiguri të re që shfaqet në horizont. Kjo pasiguri shtohet dhe nga dyshimet që ka Evropa për sigurinë e saj përballë një rendi të ri botëror.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka sjellë një ristrukturim të rëndësishëm të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në politikën, ekonominë dhe sigurinë globale. Konflikti thelloi ndarjen mes shteteve perëndimore dhe Rusisë, duke forcuar aleancat si NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kjo u nënvizua në vitin e parë të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, por këto aleanca janë tronditur pas ardhjes së Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Trump duket se po ravijizon marrëdhëniet me Bashkimin Europian. Ndërsa me Ukrainën ai duket se po imponon kushtet për paqe…kësaj here jo ndaj Rusisë por këto kushtëzime i drejtohen pikërisht vendit të sulmuar, Ukrainës.

Ukraina vërtetë po ndryshon jo vetëm hartën politike, por gjithashtu po riformaton dinamikat ekonomike dhe strategjike të një bote që po kalon nëpër transformime të shpejta dhe të thella. Bota po ndryshon para syve tanë! Megjithatë, në këtë periudhë të pasigurt dhe të turbullt, duket se fuqitë e mëdha, për shkak të interesave të tyre gjeopolitike, janë të gatshme të lënë Ukrainën të vetme, madje duket se dy nga fuqitë e mëdha globale janë bërë bashkë për ta coptuar Ukrainën.

Por le të flasim fillimisht për atë çfarë ndodhi më 24 Shkurt 2022;

Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi një pushtim të gjerë të Ukrainës, një vend fqinj në jugperëndim, duke shënuar një përshkallëzim të madh të konfliktit të vazhdueshëm ruso-ukrainas që kishte filluar në vitin 2014. Ky pushtim u pasua nga një rritje të vazhdueshme të aktiviteteve ushtarake ruse dhe nga një krizë që kishte nisur në fillim të vitit 2021, gjatë së cilës presidenti rus Vladimir Putin kritikoi zgjerimin e NATO-s pas vitit 1997, duke e cilësuar atë si një kërcënim për sigurinë e Rusisë. Ai gjithashtu kërkoi që Ukraina të ndalohej ligjërisht të bashkohej me aleancën euroatlantike. Disa ditë përpara pushtimit, Rusia njohu zyrtarisht dy shtete të vetëshpallura brenda kufijve të Ukrainës: Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut. Më 21 shkurt, Forcat e Armatosura Ruse hynë në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore. Më 22 shkurt, Këshilli i Federatës Ruse miratoi një vendim që autorizonte përdorimin e forcës ushtarake jashtë kufijve të Rusisë.

Më 24 shkurt, Putin shpalli “operacionin special ushtarak” në Ukrainën lindore; pak minuta më vonë, sulmet me raketa filluan në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev.

Ukraina vendosi ligjin ushtarak, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një fjalim të improvizuar video që ai publikoi në Facebook. Zelensky tha gjithashtu se ai zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Joe Biden. “Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të konsolidojnë mbështetjen ndërkombëtare”, theksoi në atë kohë presidenti i Ukrainës.

Kështu, pushtimi i Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt 2022 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke pasur pasoja të thella për sigurinë evropiane dhe për sistemin e rendit botëror pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, ndërsa shënohen tre vite që prej fillimit të këtij konflikti, të cilin Rusia e konsideron një “operacion special ushtarak” dhe Perëndimi e trajton si agresion, dinamika e luftës ka sjellë kthesa të papritura dhe pasoja që nuk kufizohen vetëm në Ukrainë, por që janë shtrirë në nivel global, duke ndikuar edhe në marrëdhëniet mes fuqive të mëdha dhe duke krijuar pasiguri për të ardhmen e kontinentit europian

“Fuqitë e mëdha bëhen bashkë dhe kundër Ukrainës”

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA-së Joe Biden u takuan në Gjenevë në vitin 2021, në një moment kyç të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku çështja e Ukrainës ishte një nga temat kryesore të diskutimit. Diskutimi për situatën e Ukrainës, por pa përfshirjen e një delegacioni ukrainas, shkaktoi shqetësim dhe pakënaqësi në qeverinë e Kievit. Ukraina u ndje e lënë mënjanë në një çështje kaq të rëndësishme që prekte drejtpërdrejt sigurinë dhe integritetin e saj territorial.

Megjithatë, presidenti i SHBA, Joe Biden, e siguroi udhëheqjen ukrainase se Shtetet e Bashkuara ishin plotësisht të angazhuara për mbështetje ndaj Ukrainës dhe se do të vazhdonin të ishin aleatë të fuqishëm, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e sovranitetit të saj dhe në përballimin e kërcënimeve të mundshme nga Rusia. Ky angazhim u shoqërua me garancitë e vazhdueshme të mbështetjes për Ukrainën në fushën diplomatike, ushtarake dhe ekonomike.

SHBA dhe Europa u angazhuan çdo ditë me kërcënime dhe ultimatume ndaj Rusisë, duke e paralajmëruar që të mos nisë një agresion ushtarak ndaj Ukrainës. Megjithatë, duket se nuk pati një vullnet të mjaftueshëm diplomatik për të gjetur një zgjidhje paqësore për situatën.

Presidenti i Ukrainës, një lider i pazakontë në politikë dhe diplomaci, dhe një ish-komedian, u gjet përpara spektatorëve më të mëdhenj në botë dhe nuk hezitoi të fillonte shfaqjen e tij teatrale.

Institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare u hapën për të, dhe ai u shfaq si heroi që po shpëtonte Europën, si ai që po ndryshonte botën. Ndërkohë, shtëpia e tij, Ukraina, po digjej.

Ai, në fakt, po luante rolin e tij të vërtetë, duke ecur me siguri mbi tapetin e kuq të shtruar në nder të tij. Por, në vend të një kostumi formal, ai ishte veshur me një bluzë ushtarake, si të ishte duke ardhur drejtpërdrejt nga fronti i luftës. Ai shtrëngoi duar me udhëheqësit më të fuqishëm të botës dhe u prit me nderime të mëdha në çdo vend që vizitoi. Por, mes gjithë atij respekti dhe lavdërimi, ai harroi për momentin nga ishte nisur dhe pse po e bënte këtë udhëtim.

Thirrja e tij për armatime, mjete ushtarake, armë dhe avionë, në vend të një thirrjeje për paqe, e mbuloi çdo zë tjetër dhe sfumoi çdo mundësi për tu ulur në tryezën e bisedimeve.

Edhe vetë Papa Françesku ka dënuar thirrjet për armatim dhe eskalim të konfliktit në Ukrainë. Ai ka apeluar disa herë për paqe dhe përpjekje diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën, duke theksuar pasojat shkatërruese që ka kjo luftë për popullin ukrainas dhe ata që po vuajnë nga tërmetet e saj. Papa ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si armatimi ka rritur tensionet dhe ka theksuar rëndësinë e një qasjeje më paqësore dhe të qëndrueshme për të arritur një marrëveshje. Për këto thirrje, disa zëra diplomatikë, analitikë dhe mediatikë e kanë kritikuar atë, madje duke e akuzuar për “blasfemi”, me pretendimin se ai po mbështet Rusinë me deklaratat e tij.

Që në fillim të këtij konflikti,u bë e qartë që Rusia dhe Putin nuk duhet të fitojnë. Ndaj, në vend që të ulen në bisedime, ata furnizuan me lloj-lloj armatimesh, tanke, avionë, paketa sanksionesh kundër Rusisë, etj…duke rritur oreksin rus për më shumë sulme, më shumë aneksime, ndërkohë që bota vetëm po shikonte se si po shembej rendësia dhe përgjegjësia e saj globale.

Nuk mund të themi se ishte një lajthitje e Zelenskit, te guxonte te perballej me “ariun” rus por rrahja e shpatullave dhe garancitë e dhëna nga SHBA dhe Europa bënë që Zelensky të ecte i qetë, me bindjen se ai do të ishte arkitekti i një bote të re.

Në këndvështrimin tim, Zelensky e kishte humbur luftën menjëherë pas sirenave të para të alarmit që njoftuan raketat e para nga Rusia drejt Kievit. Me të drejtë, Zelensky iu drejtua amerikanëve me fjalët: “Na lini ne të flasim me Putinin. Ne e njohim njëri-tjetrin.”

Por ishte e qartë që vendimet për Ukrainën nuk merreshin nga Ukraina, por nga Uashingtoni.

Një rast tjetër ishte vetëm pak ditë para pushtimit zyrtar të Rusisë në Ukrainë. Ishte po Zelensky ai që bëri thirrje për të mos krijuar panik nga SHBA, pasi Rusia nuk do ta pushtonte Ukrainën. Por reagimi i ashpër nga SHBA bëri që Zelensky të zmbrapset nga retorika të tilla. Këto janë dy momente që tregojnë qartazi se Zelensky nuk dinte se çfarë po bënte.

E pra, vendimet që janë marrë për Ukrainën dhe në emër të Ukrainës, pa prezencën e saj, janë parë që në fillim të këtij agresioni. Sot, Ukraina shpreh pakënaqësinë e saj, pasi negociatat për paqe po zhvillohen gjithashtu pa përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë.

SHBA-ja, e cila i dha të gjitha garancitë se Ukraina do të fitonte këtë luftë, duket se nuk është më në krah të saj. Presidenti Trump ka një qasje tjetër ndaj këtij konflikti dhe administrata e tij po e sulmon Zelenskin, duke e quajtur atë një lider të paligjshëm që drejton vendin.

Personalisht duhet ta theksoj se e kam parë me skepticizëm nisjen dhe zhvillimin e këtij konflikti. Pa dyshim, e dënoj agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, sepse ky është një sulm ndaj një vendi sovran. Por, njëkohësisht, kam kritikuar faktin që nuk u morën hapa të mjaftueshëm për të nisur një dialog dhe për të kërkuar një zgjidhje diplomatike mes dy shteteve të Europës Lindore. Në vend që të përpiqeshin të arritnin një marrëveshje paqësore, u morën vetëm masa si sanksionet, kërcënimet dhe ultimatumet, por përpjekje serioze për bisedime nuk pati aspak.

Por ndërsa jemi në përvjetorin e tretë të kësaj lufte, dhe pas disa qëndrimeve aspak diplomatike e aq më tepër miqësore nga Presidenti i ri i SHBA-ve, sot ndodhem në anën e Zelenskit, ose më saktë, në mbështetje të popullit ukrainas, të cilët janë viktima të një loje të dy fuqive globale. Ata u sakrifikuan, u vranë, u dëbuan dhe ende jetojnë nën frikën dhe pasigurinë për jetët e tyre.

Në këtë moment, mënyra si po trajtohet Zelenski dhe kritikat që i drejtohen Evropës – e cila gjithmonë ka qenë “oborri i pasmë” i politikës së jashtme amerikane, duke zbatuar çdo kërkesë të aleatit të saj besnik strategjik – tregon se ndodhemi në mes të një loje të madhe gjeopolitike.

Kështu, aderimi i Ukrainës në NATO u paraqit si një pretekst për të forcuar sigurinë e krahut lindor të Evropës, por në të vërtetë, sot ajo përballet jo me “armikun” rus, por me aleatët e saj perëndimorë.

Por nëse Ukraina nuk antarësohet në NATO (shkaku i nisjes së kësaj lufte), atëhere, përse u bë kjo luftë në Europë?

Lufta në Ukrainë nisi për Ukrainën pa ukrainasit, ndërkohë që po diskutohet për paqen e tyre po pa praninë e tyre. Po, kush do të paguajë për qindra mijëra viktima, miliona refugjatë që janë sot në dyert e Evropës? Kush do të marrë përsipër shkatërrimin e Ukrainës dhe pasojat që ajo ka, përfshirë dhe prishjen e aleancave me Rusinë, duke pasur parasysh se e gjithë Evropa u rreshtua në mbështetje të Ukrainës?

Sot, Ukraina po akuzohet si nxitëse dhe shkaktare e luftës trevjeçare, ndërkohë që fajtorët e vërtetë janë ata që e tërhoqën në këtë luftë. Janë ata që e armatosën, ata që i shtruan tapetin e kuq Zelenskit, duke i premtuar aderimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Janë ata që e dërguan në theror dhe tani lajnë duart si “Ponci Pilat.” E pra, nëse duhet patjetër të drejtojmë gishtin ndaj një fajtori, kjo është Amerika.

Le të jemi të qartë, paqja është thelbësore, dhe ndaj saj nuk duhet hequr dorë në asnjë moment. Por revolta ime ka të bëjë me mungesën e vullnetit për tu angazhuar në bisedime dhe marrëveshje diplomatike para 24 shkurtit 2022.

Sot padiskutim, prioriteti kryesor është paqja, rindërtimi dhe rikthimi i miliona refugjatëve në shtëpitë e tyre në Ukrainë. Gjithashtu thelbësore që të ruhet stabiliteti politik dhe ekonomik në vend, për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për popullin ukrainas por pa coptuar Ukrainën.

Jemi të bllokuar në një lojë të dy fuqive të mëdha, që për dekada kanë qenë antagoniste të njëra-tjetrës, por duket se ato dy shtete e kuptojnë njëra-tjetrën mirë. Sikurse me administratën Biden, që “u dakordua për përplasjen e madhe në Ukrainë”, po ashtu edhe tani me administratën Trump, po dakordohen për ndarjen e përfitimeve në kurriz të Ukrainës dhe Europës.

Ukraina vërtet u përfol si arsyeja e ndryshimit të rendit të ri botëror, por askush nuk e parashikoi se ajo do të bëhej pikërisht viktima e këtij rendi. E pikërisht linjëzimi i SHBA-së dhe Rusisë në OKB, në përvjetorin e tretë të luftës në Ukrainë, ku sulmet ndaj saj ende nuk kanë pushuar, tregon qartë se Ukraina dhe populli ukrainas janë dominoja e parë që bie përballë rendit të ri botëror.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

16 Qershor, 2026
OP/ED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

10 Qershor, 2026
OP/ED

Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

4 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Europe, Can You Hear Us?”/ Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 17-të

16 Qershor, 2026
A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

Protesta si shkurorëzim i autoritetit të nënshtrimit, anatomia e një zgjimi

16 Qershor, 2026

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

16 Qershor, 2026

Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

16 Qershor, 2026

SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

16 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.