• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home INTERVISTË

Përvjetori i parë i emërimit Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike/ Mons. Arjan Dodaj: Vetem Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë!  

“Të rizbulojmë paqen, atë që nuk po arrijmë ta kemi në Ukrainë por të paktën ta vlerësojmë e ta thellojmë midis nesh këtu në Shqipëri ”

19 Dhjetor, 2022
in INTERVISTË, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë Ekskluzive për Argumentum.al me Arqipeshkvin e Arqidioqezes Tiranë-Durrës, Mons. Arjan DODAJ

Nga Marjana Doda

Arqipeshkvi  Metropolitan i Tiranë –Durrës, Imzot. Arjan Dodaj në një intervistë ekskluzive për Argumentum.al, flet për rrugëtimin e vitit të parë si Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike që kur Papa Françesku e shpalli zyrtarisht më 30 Nëntor 2021.

“Ka qenë një udhëtim sa i gjatë por në të njëjtën kohë shumë i shkurtër, pothuajse kaloi viti pa kuptuar. Megjithatë duke ndalur pak “klepsidren”, për të mos lejuar që rëra të zbresë pa lënë gjurmë në ekzistencën time, shoh në të vërtetë që ky hark viti, ka qenë një viti i bekuar plot hire që kanë lënë gjurmë në fytyrat e zemrat e shumë njerëzve që kam takuar”, shprehet Imzot Dodaj.

Megjithatë rrugëtimi i tij religjioz ka filluar shumë herët që me largimin e tij nga Shqipëria si emigrant drejt Italisë pas viteve 90-të.

“Vetëm Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë. Unë kurrë se kam imagjinuar që do bëhesha prift, por ja që në takimin me një përvojë të gjallë të fesë kam takuar fenë në personin e Jezu Krishtit”, thotë Imzot Dodaj

“Në etapat historike të ekzistencës tonë, janë disa data e disa momente që mendojmë që i zgjedhim ne, por në të vërtetë Zoti i ka bërë ato të rëndësishme për ne. Përshembull, më 30 Nëntor të vitit 1997 kam hyrë në seminar kur kam filluar jeten time në formimin për meshtar në komunitet. Dhe më 30 Nëntor 2021 është publikuar emri im si Arqipeshkv. Pra ja gjëra që Zoti në njëfarë mënyre në historinë e secilit prej nesh i shënon që historia jonë të mos jetë thejsht një histori kalimtare njerëzore por të bëhet me të vërtetë një histori hyjnore për amshim”.

Motoja ipeshkëvnore, që ka zgjedhur Arqipeshkvi Dodaj në këtë rrugëtim religjioz është “Qe Nëna jote!”,  një himn për të gjitha Nënat.

“Ne e dimë shumë mirë se çdo familje është e bukur e ëmbël, e fortë përballë çdo sfide varfërie ose situatave të tjera të vështira që mund të hasë, është një Nënë me një zemër të madhe në këtë familje. Ne jemi pra, së pari të thirrur nëpërmjet zemrave të nënave. Të jetojmë atë që Papa Françesku na thotë  “revolucionin e butësisë ”. Nuk bëhet asgjë, as me force, dhunë apo të bërtitura, por me një zemre nënë ndryshojmë shumë gjëra. Të mësojmë në shkollën e dashurisë së një nëne të dashurisë si Maria, e të mësojmë ta duam më shumë njëri-tjetrin ”, thekson Arqipeshkvi.

Duke renditur disa nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti për të në krye të Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj flet për festivalin e madh të Lutjes dhe Paqes  me pjesmarrjen pa dallim feje e ideje të qindra të rinjve e të rejave  dhe jo vetëm. Nisur dhe nga thirrjet për paqe në Ukrianë, Imzot Dodaj thotë se: “Ukraina është vetëm një valvul shfryerje e një konteksti që siç thotë Papa Françesku të një lufte të tretë botërore që është e ndare në pjesë në mbarë globin”.

“Përvoja e paqes dhe përvoja e lutjes është një përvojë bekimi për çdo njeri të çdolloj feje qofte ai, dhe kjo përvojë atë ditë u perceptonte në mënyrë të gjallë falë edhe momentit të lutjes, momentit të bashkëndarjes edhe të njerit prej këtyre që vijnë nga përvoja e Medjugores ku në 1981 Zoja ka filluar ti deftoje Ivan Dragicevic. Kjo përvojë lutjeje për mua ka qenë nxitëse që në momentin e parë kur Papa Françesku duke parë ngurtësinë dhe shkretëtirën e përgjigjes së liderve botërore për paqen që në fillim në Ukrainë, atëherë ai bëri një apel ndaj gjithë Kishës, por jo vetëm Kishës, ndaj të gjithë njerëzve vullnetmirë që të mblidheshin me 25 Mars e të bënin këtë akt kushtimi ndaj virgjëres Mari për të kërkuar paqen”.

Një moment tjetër tejet i veçantë dhe i emocionues është Përkujtimi i 70-Vjetorit të Meshës së Pashkëve në Tepelenë të kremtuar nga 5 priftërinj katolikë në 1952, dhe njëkohësisht udhëheqjen e meshës së Shenjtë në ambientet e ish-burgut të Spaçit, në Mirditë.

Të dyja eventet janë të lidhura për mua me njëri-tjetrin, thotë Arqipeshkvi Arjan Dodaj. ”Ka qenë me të vërtet një përvojë e një kremtimi në ferr ku sundon dhe fiton Drita, sundon dhe fiton Jeta”

“Së pari përsa i përket 70-vjetorit të kesaj meshe në Tepelenë isha ftuar nga Mons.Pelagine për kumtesën e këtij përvjetori. Duke dëgjuar historitë e atij kampi aty, në zemren time u nxita dhe nga fakti që sot në shoqërinë aktuale në brezat e rinj në Shqipëri nuk kanë fare vetëdije se çfarë realisht përmban e kaluara e vonë e popullit tonë, që është dhe arsyeja pse ne ndodhemi në këtë situatë. Pra nëse nuk kthehemi për të vënë re çfarë ka ndodhur, nëse nuk e rifreskojmë kujtesën tonë, ne do të rrezikojmë të bimë sërish të gabimet e së kaluarës. I nxitur nga kjo dëshirë që të paktën të bënim sëbashku këtë përvojë në ato burgje ku shumë meshtarë, paraardhës tanë kanë dhuruar, sakrifikuar, ngujuar, ekzistencën e tyre. Ka qenë me të vërtetë një përvojë e një kremtimi në ferr ku sundon dhe fiton Drita, sundon dhe fiton Jeta. Por nëse nuk marrim vetëdije që ferri ekziston do të thotë që ne nuk po jetojmë. Sepse e bëjmë normale ferrin që kemi jashtë. Ndaj disa situata janë shumë themelore për të rizbuluar vlerën që ka jeta, që ka liria që ka dashuria, dinjiteti i njeriut.”

Sa i përket një fenomeni shqetësues që po bëhet prezent gjithnjë e më shumë vitet e fundit në Shqipëri siç është largimi i të rinjve Imzot Dodaj thotë:

“Fatkeqësisht brezat e rinj por jo vetëm të të rinjtë, por te shumë familje kërkesa apo pyetja e parë që njerëzit përpiqen ti japin përgjigje është fakti i një zhvendosje nga këtu. Fakti i një kërkimi te një stabiliteti gjetke, gjithmonë jashtë Shqipërisë. Kjo është shumë dramatike. Pse , sepse na bën të harrojmë vetëdijen se asnjë nuk e njeh akoma vendin e vet dhe asnjë nuk e njeh akoma mirë popullin e vet. Fenomeni i emigrimit është fenomen që i përket natyrës njerezore, ka ekzistuar që në kohët e lashta, dhe vetë libri i Shenjtë është i mbushur plot me to. Por përshembull në librin e shenjtë kemi dhe fenomenin e kthimit. Eksodi…Mendoj se siç thashë mungon informacioni nga njëra anë, pra për të parë se çfarë po kërkojmë andej dhe për të ditur se çfarë do të gjejme realisht. Dhe e dyta mungojnë sigurisht dhe politikat nxitëse te një rritje me të madhe të nivelit të jetesës ”

Ndërsa lidhur me familjen, Imzot Dodaj thotë se Familja është një realitet që ne e kemi marrë si dhuratë nga Zoti.

“ Familja ekziston pavarësisht ideve tona dhe është ajo natyrale, që është e themeluar në Babain dhe Nënën, burrin dhe gruan, që janë pikërisht ata që janë të thirrur për të rithemeluar jeten, për ti dhënë vazhdimësinë gjinisë njerëzore. Kjo është shumë themelore sepse po humbëm këtë abc nuk mund të vijojmë dialogun për të ardhmen e shoqërisë, për të ardhmen e njerëzimit. Një aspekt tjetër shumë themelor është të kthehemi te fakti që një familje ka nevojë të ketë një mbështetje që të jetë familje, përndryshe ne rrezikojmë me të vërtetë të kemi familje që fatkeqësisht janë shumë të mjera, të sprovuara, të shtypura, të harruara.”

Sa  i përket politikës dhe politikanëve, kreu i Kishës Katolike ka një mesazh për të gjithë politikëbërësit. Politika shqiptare duhet të zbuloje që nuk është një investim të futesh në politikë por është  një shërbim siç thoshte Pali VI-të, që politika është mënyra më e larte e dashurisë.

“Politika shqiptare duhet në njëfarë mënyre ta rielaboroje pak gjuhën me të cilën trajton realitetin e tyre të brendshëm. Politika shqiptare ka shumë nevoje që të zbuloje që është në shërbim të “polis” dhe jo të “egos”. Politika shqiptare ka nevoje mbi të gjitha të kuptoje që është politike dhe jo biznes. Politika shqiptare ka nevojë që të kuptoje që vlerat për të cilat është e thirrur që ti mbroje nuk niset nga interesi monetar por mbi të gjitha nga interesi më i madh, që është atij i kombit, i vendit. Interesi i kombit shkon mbi interesat individuale”, thotë Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrës, Mons. Arjan Dodaj

Intervista e plotë:

-Argumentum.al: I nderuar Imzot Dodaj, faliminderit për këtë intervistë e cila zhvillohet në kuadrin e përvjetorit tuaj të parë si Arqipeshkv që nga emërimi Juaj nga Papa Françesku më datë 30 nëntor, 2021. Si ka qenë për  ju ky rrugëtim përgjatë këtij viti si Arqipeshkvi i ri Metropolitan i Tiranë-Durrës?

Imzot. Arjan Dodaj: Faleminderit juve, para së gjithash që gjetët kohën dhe mundësinë, por në të njëjtën kohë nxitjen për të zhvilluar këtë intervistë.

Ka qenë një udhëtim sa i gjatë por në të njëjtën kohë shumë i shkurtër, pothuajse kaloi viti pa kuptuar. Megjithatë duke u ndalur, duke reflektuar, duke ndalur pak “klepsidren”, për të mos lejuar që rëra të zbresë pa lënë gjurmë në ekzistencën time, të shoh në të vërtetë që ky hark viti, ka qenë një viti i bekuar plot hire që e shoh që kanë lënë gjurmë në fytyrat e zemrat e shumë njerëzve që kam takuar. Mendoj, shpresoj se kam perceptuar veçanërisht për mirë. Përpiqem që me ndihmën e të gjithëve të japi këto efekte në kishë dhe në popullin tonë.

-Në fakt le ta nisim këtë rrugëtim  që nga largimi juaj nga Shqipëria, rikthimi në atdhe, emërimi si Ipeshkëv  e deri  mё 22 janar të këtij viti  ku Ju  filluat misionin tuaj  në krye tё Kishёs katolike si kryeipeshkёv i ri.  Si mund ta përshkruani ju këtë cikël të jetës suaj?

Ne shohim gjithmonë e më shumë në ecjen tonë, duke kthyer kokën mbrapa, duke parë ekzistencën tonë, shohim në të vertetë se vetëm Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë. Ne kemi lirinë dhe vendosmërinë për të thënë po ose jo Zotit. Por në momentin që i themi Po, edhe nëse rrëzohemi, edhe nëse ne ndalemi, edhe nëse ne njëfarë mënyre hasim shumë  pengesa, Zoti  është prane nesh, na jep dorën, na tërheq, na udhëheq e na shoqëron në atë që ai ka menduar që në amshim për ne. Edhe në këto etapa duke menduar faktin e ikjes në Itali, unë kurrë se kam imagjinuar që do bëhesha prift, por ja që në takimin me një pervoje të gjallë të fesë kam takuar fenë në personin Jezu Krishtit.

Feja për ne është shumë praktike, konkrete siç dëfton edhe misteri i Krishtlindjes, ku fjala e Zotit bëhet mish, pra me praninë e Krishtit në gjrin e virgjeres Mari. Dhe e merr këtë prani në jetën  secilit prej të krishterëve nëpërmjet Pagëzimit bëhet e prekshme e dukshme. Ne jemi më të vërtet  ”kristoforo”, pra përcjellës edhe përmbajtës të Krishtit. Kjo është për mua e domosdoshme në vetëdijen time sepse e ndiej kudo që takoj një person, takoj një imazh, një ngjashmëri të Hyjit dhe kjo me vendos përballë faktit që po i shërbej Zotit.

Gjëja tjetër është fakti se dhe në etapat historike të ekzistencës tonë, jane disa data e disa momente që mendojmë që i zgjedhim ne, por në të vërtetë Zoti i ka bërë ato të rëndësishme për ne. Përshembull më 30 Nëntor të vitit 1997, kam hyrë në seminar kur kam filluar jetën time në formimin për meshtar në komunitet. Dhe më 30 Nëntor 2021 është publikuar emri im si Arqipeshkv. Pra janë gjëra që Zoti në njëfarë mënyre në historinë e secilit prej nesh i shënon që historia jonë të mos jetë thejsht një histori kalimtare njerëzore por të bëhet me të vërtetë një histori hyjnore për amshim.

-Me emërimin tuaj si Arqipeshkvi i Metropolitan i Tiranë-Durrës është hapur njё faqe e re nё jetёn e Kishёs  Katolike.  Tashmë pothuajse një vit në drejtimin e saj, cilat janë sfidat por dhe sadisfaksionet si Bari i kësaj kishe?

Për neve si katolikë, është gjithmonë e domosodoshme vetëdija që jemi të thirrur të jemi në ecje. Jezusi vetë na thërret e na thotë: “Kush do që të vije pas meje, të marri kryqin e vetë, të mohoje vetveten e të më ndjek”. Pra sfidën më të madhe çdo katolikë dhe une akoma më shumë e kam para së gjithash me veten time, që çdo ditë të ripërtërij vendosmërinë time për ti shërbyer kësaj kauze. Pra jo kauzës time, jo lavdisë time për tu zhveshur nga çdo formë narcisizmi që shoqëron kur ndonjëherë kemi vende që janë të thirruar të jenë për shërbim por mund të bëhen pastaj  role pushteti, e pra kjo është shumë themelore.

Pastaj llogjike e aspektit të misionit tim për mua para së gjithash është të ripërtërij premtimet pagëzimore, pra që katolikët shqiptarë të kuptojnë që janë të thirrur të jenë manifestimi i Krishtit duke jetuar premtimet pagëzimore. Pra duke u sjellë si Krishti në Besojmë. Besojmë në Jezu Krishtin, besojmë në Kishën, besojmë në Hyjin Atë, besojmë në Shpirtin e Shenjtë. Dhe këtë duke e sjelle me veprat e dashurisë. Pra është themelore të rithellojmë vetëdijen tonë e të qenurit bijtë e Hyjit. Në të njëjtën kohë të nxisim sa më shumë vëllezër e motra që po kërkojnë Krishtin që nëpërmjet Pagëzimit me të vërtetë hyjnë në familjen hyjnore.

-Përsonalisht më kanë dhënë një ndjesi emocionuese fjalët që ju keni zgjedhur si moto ipeshkëvnore, “Qe Nëna jote!”.  Përtej simbolikës religjioze që ajo mbart, me ngjan si  një “himn” që ju ia dedikoni  nënave shqiptare …

Ne e dimë shumë mirë se çdo familje është e bukur e ëmbël, e fortë përballë çdo sfide varfërie ose situatave të tjera të vështira që mund të hasë, është një Nënë me një zemër të madhe në këtë familje. Ne jemi pra, së pari të thirrur nëpërmjet zemrave të nënave. Të jetojmë atë që Papa Françesku na thotë  “revolucionin e butësisë”. Nuk bëhet asgjë, as me forcë, dhunë apo të bërtitura, por me një zemre nëne ndryshojnë shumë gjëra. Mos të e harrojmë, të gjithë jemi bijë nënash si i miri e si i keqi. Por po  të rikthehemi në gjenezën e takimit tonë, ne familjen ku jemi formuar kuptojmë që Zoti dëshiron  nëpërmjet  zemrës së nënës të na riktheje fëmijë për tu rikthyer pikerisht në vlerat e bukura që kishim atëherë e që mund ti rikuperojmë akoma sot. Të mësojmë në shkollën e dashurisë së një nëne si Maria, e të mësojmë ta duam më shumë njëri-tjetrin.

Edhe kur nuk arrijmë ta duam më shumë njëri-tjetrin, të dëmtojmë se “Qe Ja Nëna Jote”, ajo të rikthen në atë që je thirrur në këtë jetë.

-Medjugorje në Tiranë! Një organizim i jashtëzakonshëm nga Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës bëri bashkë mijëra besimtare  pa dallim feje  në Festivalin e “Lutjes dhe të Paqes”.  Në fakt duket se sot kemi nevoje më shumë se kurrë për lutje për paqe ndërsa një lufte e paprecedent  prej disa muajsh po zhvillohet në Ukrainë. Pse kaq e vështirë rendi dhe paqja mes njerëzve Imzot?

Festivali i Medjugores në Tiranë, pikërisht festivali i Lutjes dhe Paqes ka qenë me të vërtetë një dhuratë e Zotit që ka lindur nga ato takime që Zoti krijon për ne njerëzit në mënyrë rastësore për atë në mënyrë “provanie” që njerëzit të kenë mundësinë të dëgjojnë zërin e Zotit. Jo vetëm pra neve të na dëgjojë Zoti, por ne të dëgjojmë zërin e Zotit. Kjo ka qenë përvoja e këtij festivali, ku sikundër e përmendët edhe ju, ka qenë me dyer të hapura për të gjithë.

Përvoja e paqes dhe pervoja e lutjes është një përvojë bekimi për çdo njeri të çdolloj feje qoftë ai, dhe kjo përvojë atë ditë u perceptonte në mënyrë të gjallë falë edhe momentit të lutjes, momentit të bashkëndarjes edhe të njerit prej këtyre që vijnë nga përvoja e Medjugores ku në 1981 Zoja ka filluar ti deftoje Ivan Dragicevic. Dhe kjo përvojë ka qenë për ne konfimimi i një diçkaje themelore. Siç më thoshte dhe vetë Ivan: “ Zoja Mari kurrë nuk e ka braktisur këtë popull”, dhe këtu e tregon praninë e saj në mënyrë të dukshme. Dhe per ne është e sintetizuar kjo prani e dukshme e Zojes nëpërmjet rikthimit në kult të kësaj statuje e cunguar por me një fytyrë të ëmbël e një veshtrim depërtues neve të gjithe e mbajmë si simbol të pranisë së saj midis nesh.

Kjo përvojë lutjeje për mua ka qenë nxitëse që ne momentin e parë kur Papa Françesku duke parë ngurtësinë dhe shkretëtirën e përgjigjes së liderve botërore për paqen që në fillim në Ukrainë, atëherë ai bëri një apel ndaj gjithë Kishës, por jo veem Kishës, ndaj të gjithë njerëzve vullnetmirë që të mblidheshin më 25 mars e të bënin këtë akt kushtimi ndaj virgjëres Mari për të kërkuar paqen. Ftesë që dhe ne ua kemi bërë gjithë organizmave,  sepse në mbarë botën ka nxitur që të ftoheshin njerëzit vullnetmirë për paqen. Dhe përballë lutjeve që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrit për të pasur paqen duke gjetur këtë derë të mbyllur, atëherë kemi bërë apel Zotit që të gjejmë një derë të hapur që pastaj të trokase në zemrat e njerëzve. Kjo përvojë vijon akoma dhe fatkeqësisht kjo shkretëtirë është dëftim se çfarë ndodh në zemrat e njerëzve. Une mendoj se Ukraina është vetëm një valvul shfryerje e një konteksti që siç thotë Papa Françesku të “një luftë të tretë botërore që është e ndarë në pjesë në mbarë globin”.

– Imzot Dodaj, do doja  të prekja dy momente të veçanta që ju keni sjellë për të gjithë besimtaret dhe jo vetëm. Përkujtimi i  70-Vjetorit të Meshës së Pashkëve në Tepelenë të kremtuar nga 5 priftërinj katolikë në 1952, dhe njekohesisht  udheheqjen e meshës së Shenjtë në ambientet e ish-burgut të Spaçit, në Mirditë. Cilat ishin ndjesitë që provuat ndërsa shkelnit në ato dy vende dëshmitare të tmerreve pafund që kanë përjetuar qindra fëmijë, burra e gra gjatë kohës së diktaturës komuniste ?

Të dyja eventet janë të lidhura për mua me njëri-tjetrin. Se pari përsa i përket 70-vjetorit të kësaj meshe në Tepelenë, isha i ftuar nga Mons.Pelagine në këtë takim për kumtesën e këtij përvjetori dhe duke dëgjuar aty veçanërisht një burrë të moshuar dhe një grua për tmerret e atij kampi, duke lexuar më pas më shumë por njëkohësisht duke menduar dhe vetë se sa herë unë kam qenë në vizitë në Aushvic, në Dachau duke parë këto kampe të përqendrimit, mu duk e qartë përvoja e nje diktature që është përpjekur të bëjë ndaj fesë që i jepte një shpresë në mes të errësirës që ndizte një dritë, do të jepte një arsye rimëkëmbje.

Pikërisht kjo diktaturë ka bërë gjithçka për ta shkulur këtë arsye shprese. Dhe aty në zemrën time u nxita nga fakti që sot në shoqërinë aktuale në brezat e rinj në Shqipëri, pothujase  jo për faj të tyre po mungon ndoshta një program ose një strategji kujtese, nuk kanë fare vetëdije se çfarë realisht përmban e kaluara e vonë e popullit tonë, që është dhe arsyeja pse ne ndodhemi në këtë situate. Pra nëse nuk kthehemi për të vënë re çfarë ka ndodhur, nëse nuk e rifreskojmë kujtesën tonë, ne do të rrezikojmë të bimë sërish te gabimet e së kaluarës. Për këtë arsye, duke qenë se jam dhe Presidenti i Komisonit për Formimin e Meshtarve, mendova  që të paktën neve si kishë katolike të rizbulojmë këtë përvojë dhe vura re që as gjithë meshtarët bashkë nuk kishin bërë një takim sëbashku në Spaç. I nxitur nga kjo dëshirë që të paktën të bënim sëbashku këtë përvojë në ato burgje ku shumë meshtare, paraardhës tanë kanë dhuruar, sakrifikuar , ngujuar ekzistencën e tyre.

Dhe në bashkëpunim me Mons. Gjergj Meten kemi mundur të organizojmë këtë event në takim me gjithë meshtarët. Ka qenë me të vërtetë një përvojë e një kremtimi në ferr ku sundon dhe fiton Drita, sundon dhe fiton Jeta. Por nëse nuk marrim vetëdije që ferri ekziston do të thotë që ne nuk po jetojmë. Sepse e bëjmë normale ferrin që kemi jashtë. Ndaj disa situata janë shumë themelore për të rizbuluar vlerën që ka jeta, që ka liria që ka dashuria, dinjiteti i njeriut etj.

-Përkundrejt vuajtjeve që populli shqiptar ka përjetuar përgjatë komunizmit, ende sot jemi përballë fenomeneve vertet shqetësuese siç është largimi i të rinjve. Kujtoj se vetë Ju e  Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, pak muaj më parë denoncuat njëzëri fenomenin e rendë të shpopullimit. Duket se ka humbur shpresa në Shqiperi? Pse po ikin sot shqiptarët?

E vertet, jo duket, por është e prekshme që fatkeqësisht brezat e rinj por jo vetëm të të rinjtë por te shumë familje kerkesa e parë që njerëzit përpiqen ti japin përgjigje është fakti i një  zhvendosje nga këtu. Fakti i një kërkimi të një stabiliteti gjetke, gjithmonë jashtë Shqipërisë. Kjo është shumë dramatike. Pse, sepse na bën të harrojmë vetëdijen se asnjë nuk e njeh akoma vendin e vet dhe asnjë nuk e njeh akoma mirë popullin e vet. Më e mira dhe për ne, nuk do të bëhet kurrë jashtë, më e mira do të behet midis edhe sfidave që ka nevojë koha jonë të rimëkëmbjes së asaj që është vlera që ti je këtu. Nëse ne nuk jemi të vetëdijshëm që vlera që ti je këtu nuk do të jete kurrë tjetërkund, mund të jetë momentale por sdo të jetë kurrë shkëmbyese për ty të një ngrohtesie të një dashurie të një statusi më familjar që këtu sidoqofte po braktis. Unë mendoj që ka dhe shumë pak informacion. Pse, sepse shumë që shkojnë, falimentojnë, nuk kanë kurajon të kthehen e të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur, dhe kjo është shumë themelore. Fenomeni i emigrimit është fenomen që i përket natyrës njerëzore, ka ekzistuar që në kohet e lashta, dhe vetë libri i Shenjtë është i mbushur plot me to. Por përshembull në librin e shenjtë kemi dhe fenomenin e kthimit. Eksodi në token e premtuar. Mendoj se siç thashë mungon informacioni nga njëra anë, pra për të parë se çfarë po kërkojmë andej dhe për të ditur se çfarë do të gjejmë realisht. Dhe e dyta mungojnë sigurisht dhe politikat nxitëse të një rritje me të madhe të nivelit të jetesës. Sespe është i vërtetë fakti që nëse ne jemi të varfër, nuk do të thotë që fëmijët tanë në mënyrë të barabartë kanë të drejtë të zgjedhin të njëjtën shkollë pavarësisht mundësive ekonomike. Kjo nuk do të thotë që neve kemi te njëjtat kushte të asistencës shëndetësore pavarësisht mundësive ekonomike që kemi.

Duhet të ndërthuret ndryshe dhe shoqeria jonë këtu, përndryshe po braktisim diçka që ka më shumë vlerë por që nuk ia kemi dhënë shansin për të zbuluar thesarin që ka ky vend.

-Një tjetër sfidë me të cilën po parballet shoqëria jonë, (besoj jo vetëm ajo shqiptare), është familja.  Familja shqiptare është në rrezik.  Çfarë mund të bëjë  Kisha katolike në konsolidimin e kësaj hallke ekzistenciale të shoqërisë sonë?

Me hirin e Zotit ne kemi arritur deri në këtë kohë me një familje të fortë me vlerat e përkatësisë ndaj familjes në identitetin e saj. Babi, Nëna,  fëmijët, rrethi i ngushtë, rrethi i kushërinjve sikur të ishin vëllai, motra. Tani dhe shpërngulja, emigrimi por jo vetëm,  fakti i të shkuarit larg apo tjetërkund por dhe fakti i thithjes së disa nocioneve ndryshe të konceptit të familjes na bën ndonjëherë të paragjykojmë atë që është koncepti i real i familjes natyrore. Familja është një realitet që ne e kemi marrë si dhuratë nga Zoti. Nuk jemi ne që mund ta transformojmë apo derformojmë një realitet duke i dhënë emrin familje. Familja ekziston pavarësisht ideve tona dhe është ajo natyrale, që është e themeluar në Babain dhe Nënën, Burrin dhe Gruan, që janë pikërisht ata që janë të thirrur për të rithemeluar jetën, për ti dhënë vazhdimësi gjinisë njerëzorë. Kjo është shumë themelore sepse po e humbi këtë ABC  nuk mund të vijojmë dialogun për te ardhmen e shoqërisë, për të ardhmen e njerëzimit.

Në aspektin tjetër shumë themelore është të kthehemi te fakti që një familje ka nevoje të ketë një mbështetje që të jetë familje, përndryshe ne rrezikojmë të kemi familje që fatkeqësisht janë shumë të mjera, të sprovuara, të shtypura, të harruara.

Si mund të quajmë familje, ku nuk mund  të ketë një çati mbi kokë, ndoshta nuk do ta ketë me luksin që ka një i pasur por sigurisht ai që ka marrë më shumë ka detyrimin moral dhe social që një pjesë e gjithë atyre pasurive të spropocionuara ti përkasin dhe ketyre familjeve më të varfëra. Dhe të pasurit duhet ta dinë se janë thjeshtë administrator të të mirave të tyre, jo pronar pasi atë pasuri e kanë bërë në një tokë që u përket të gjithëve.

-Po politika shqiptare? Çfarë mund të bëjë ajo më shumë. A keni ju një mesazh për politikanët shqiptarë?

Politika shqiptare, unë mendoj mbi të gjitha që  duhet të bëjë politikë, që është shumë themelore. Politika shqiptare duhet në njëfarë mënyre ta rielaboroje pak gjuhën me të cilën trajton realitetin e tyre të brendshëm. Politika shqiptare ka shumë nevoje që të zbulojë që është në shërbim të “polis” dhe jo të “egos”. Politika shqiptare ka nevojë mbi të gjitha të kuptoje që është politikë dhe jo biznes. Poltika shqiptare ka nevojë që të kuptoje që vlerat për të cilat është e thirrur që ti mbrojë nuk niset nga interesi monetar por mbi të gjitha nga intersi më i madh, që është atij i kombit , i vendit. Interesi i kombit shkon mbi interest individuale. Politika shqiptare duhet të zbuloje që nuk është një investim të futesh në politikë por është një shërbim, siç thoshte Pali VI-të që politika është mënyra më lartë e dashurisë.

-Imzot Dodaj, Kisha Katolike po kremton Kohën e Ardhjes që shënon dhe lajmërimin e Lindjes së Krishtit. Cili është mesazhi juaj për besimtarët katolikë por dhe për të gjithë popullin Shqiptarë në prag të Krishtlindjes dhe ndërrimit të motmoteve?

Mrekullia e Krishtlindjes është kjo, që me kalimin e shekujve është festa e të gjithëve. Kështu që me të vertetë mesazhi për të gjithë është që po na vjen një fëmijë. E kur vjen një fëmije pavarësisht kushteve që ndodhet ajo familje ose lagjia ku jeton, ajo familje dhe ajo lagje do të jetë më e pasur dhe më e paqtë. Kështu që urimi im, është pasurojmë këtë Krishtlindje akoma më shumë veçanërisht në njerëzi.

Të rizbulojmë paqen, që ndoshta nuk po arrijmë ta kemi në Ukrainë por të pakten të rizbuloj, ta vlerësojmë e ta thellojmë midis nesh këtu në Shqipëri.

 Faliminderit!

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

 

 

 

Related- Posts

Bota

Miqtë e rinj të Moskës: Talebanët dhe Koreja e Veriut brenda, Azerbajxhani dhe Armenia jashtë

4 Korrik, 2025
Editorial

Mandati që nuk përfaqëson…

3 Korrik, 2025
Kryesore

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

1 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti amerikan i zhgënjyer nga telefonata me Putinin

5 Korrik, 2025

Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025

Cilat do të jenë efektet e “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025

Bisedë telefonike Zelensky-Trump: Diskutojnë mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e përbashkët të dronëve në përballje me sulmet ruse

4 Korrik, 2025

RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

4 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.