Plan për të vrarë Albin Kurtin, hakerat publikojnë dokumentin e njësisë anti-terror

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti.

Dokumenti është publikuar nga hakerat të cilët prej disa ditësh kanë sulmuar kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në Kosovë dhe  mendohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano, shkruan Euronews Albania

Personi për të cilin dyshohet se do kryente atentatin ndaj Kurtit, është Prek Kodra, i cili sipas të dhënave në raport, thuhej se aftësi të mira në përdorimin e snajperëve.

Gjithashtu, dyshohet se ai është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.

Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat edhe ndaj Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

Argumentum.al