• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

    Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

    Konferenca për Ukrainën në Romë/ Rama: Shqipëria, krah partnerëve europianë sa herë që Ukraina ka nevojë

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

POLITIKANË, FLISNI BURRËRISHT PËR PROBLEMIN KOMBËTAR TË BASHKIMIT ME KOSOVËN

13 Janar, 2022
in FOKUS, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shpendi TOPOLLAJ

Njihet nga kushdo historia e Traktatit të Shën Stefanit dhe më pas ajo e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, ku fillimisht Rusia e Turqia e pastaj gjashtë Fuqitë e Mëdha, duke u sjellë si në mall të babait i dhanë Serbisë e Malit të Zi pjesë të qenësishme nga trojet autoktone shqiptare. Poshtërsisht, kjo vijoi me Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913 në Londër, ku ky kalim u sanksionua dhe u shty më tej; duke ja kaluar Greqisë, Çamërinë. U veprua kështu sikur të mos ishin këto krahina të mëdha dhe mjaft të pasura prej shekujsh e shekujsh, pjesë të padiskutueshme tonat, njëra që nga dardanët e tjetra qysh nga tesprotët. E vërteta është se shqiptarët qysh në krye nuk qëndruan duarkryq. Ata nuk u stepën dhe nuk u frikësuan sado që e dinin se ishin të pafuqishëm para tyre. Po aso kohe, atdhetarët e mëdhenj si Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Iliaz Pashë Dibra, Ymer Prizreni me shokë, patën burrërinë, mençurinë dhe dinjitetin e duhur dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për t`i kundërshtuar deri me armë vendimet prepotente të atyre Fuqive. Luftuan trimërisht për të ndërgjegjësuar e ngritur popullin në këmbë me armë në dorë dhe ne sot krenohemi me veprën e tyre. Gjatë luftës nacional – çlirimtare, emisarët e Partisë Komuniste Jugosllave, por realisht kriminelë dhe pasues të teorive të Vasa Çubriloviçit, dhe djallëzive të Pashait J. B. Tito, duke shfrytëzuar bashkëpunimin e ngushtë, por në fakt nënshtrimin servil të drejtuesve shqiptarë, u bënë shkak për denoncimin e vendimeve të Konferencës së Mukjes, pa harruar atë të Bujanit.

U dënuan ata që kërkonin bashkimin me trojet tona në Kosovë, që paradoksalisht e kishte realizuar pushtuesi, ç`ka solli ngatërresa serioze që vijojnë edhe sot e kësaj dite. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kush ngrinte zërin për Kosovën shpallej armik, burgosej a pushkatohej, pasi plani i Enver Hoxhës ishte përfshirja e Shqipërisë si Republikë e Federatës Jugosllave. Ai e quante Titon shpëtimtarin e Shqipërisë dhe populli detyrohej të këndonte këngë për të. Kosova u harrua, dhe njerëzit atje u zhgënjyen. Por ja që erdhën kohë dhe aleanca të reja dhe dhunës të pashembullt të barbarëve serbë ndaj tendencave për liri e pavarësi të Kosovës, ku u vranë e masakruan mbi dhjetë mijë burra, gra, pleq e fëmijë, deri edhe në bark të nënës, u përzunë rreth 1.000.000 njerëz dhe iu vu zjarri mbi 80 % të shtëpive, ju kundërvunë veprimet luftarake të NATO – s me SHBA në krye dhe ato të UÇK – së. Më 17 shkurt 2008 Kosova fitoi pavarësinë, duke u shpallur Republikë, dhe duke u njohur nga shumë e shumë shtete të botës, dhe kjo qe një fitore e jashtëzakonshme. Por jo gjithçka, pasi populli kosovar dhe ai shqiptar, përsëri mbetën të ndarë në dy shtete me flamur, kushtetutë dhe qeveri të ndryshme. Natyrisht, kjo shkaktoi habi dhe u bë shkak për disa pyetje, ku e para qe ajo se përse Aleanca nuk orientoi që nëpërmjet referendumit të realizohej bashkimi aq i mezipritur i Kosovës me Shqipërinë. Asgjë nuk e pengonte këtë as juridikisht, as historikisht e as moralisht. Mbi të gjitha, kështu do të vihej në vend një padrejtësi që turpëron Evropën moderne, ndërkohë që askujt nuk i vinte ndonjë e keqe nga ky bashkim. Kjo do ja shtonte vlerat demokratike vendeve evropiane dhe do të ishte një mea culpa për veprimet qartazi të padrejta dhe të dëmshme të diplomacisë dhe politikës së gjysh – stërgjyshërve të tyre që të përkulur mbi harta ngjyra – ngjyra, me monoklat e tyre, me një të rënë të lapsit, vetëm e vetëm për të kënaqur orekset dhe lakmitë e fqinjëve tanë, as që e mendonin tragjedinë që po kurdisnin në kurriz të një populli të vogël e paqësor. Nuk jemi aq naivë sa të mos kuptojmë se edhe tani, kançelaritë luajnë me larghedhje, gjithmonë në mbrojtje të interesave të tyre gjeostrategjike. Por ne nuk mund të vazhdojmë të mbetemi monedhë tregu për asnjë.

Nuk është aspak i drejtë arsyetimi se po t`i bashkojmë, do prishim stabilitetin në Ballkan e më gjerë. Pra, e kanë fjalën se mos na zemërohen rusët e serbët, ose t`i marrim me të mirë këta të fundit që ta mbyllim rrethin ndaj të parit. Ka edhe disa mendime të shpifura dhe të dëmshme se po të bëhet me votë, popujt në Shqipëri e Kosovë, nuk e duan bashkimin. Këtë nuk besoj se e përhap ndonjë shqiptar, por duhet të jetë pjesë e planeve ogurzeza të atyre që nuk ja duan të mirën Shqipërisë dhe Kosovës së saj. Është bërë ajo që quhet “Rruga e Kombit” dhe që ka vlera të pallogaritëshme në ec e jaket e ndërsjellta vëllazërore. Ne shkojmë atje dhe ndihemi të lumtur, sikurse kosovarët e shohin Shqipërinë si realizimin e ëndrrës së tyre të vjetër. Por më duket paradoksale, dhe më lë një shije aspak të mirë, ndarja artificiale e mbi të gjitha heshtja, për të mos thënë frika e politikanëve tanë të të dy krahëve, për ta shtruar çështjen e bashkimit përfundimtar. Ashtu si nëpër dhëmbë, se edhe ata patjetër e duan këtë bashkim, na lënë të kuptojmë se ky është shekulli i zgjidhjes së problemeve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ore u lumtë goja, por çfarë sigurie keni ju për këtë? E çfarë do ndryshojë në të ardhmen? Do bëhen serbët dobro mirë me kosovarët dhe ne? Mos t`u gënjejë mendja! Se nuk është thjeshtë punë trojesh e minierash, por dëbimesh biblike, barqesh të çara me bajoneta, pushkatimesh masive, përdhunimesh të vajzave e grave tona, trupash ende të pagjetura, llahtaresh që nuk do të harrohen kurrë. Pastaj, ne që jetojmë në këtë epokë a kemi aq kohë për të pritur kur t`u mbushet mendja për të na bashkuar ata që na ndanë? Atëherë, përse juve që u kemi zgjedhur të na udhëhiqni, nuk u kemi parë as në fjalime, as në shkrime dhe as në kuvende të flisni për këtë problem thelbësor përfshi dhe Çamërinë? Përse nuk e shtroni këtë nëpër tubime a takime ndërkombëtare deri në OKB? Nga kush trembeni kur e dini mirë se si kanë rrjedhur ngjarjet. Ju nuk ngurroni të jepni mendime për vende që shumica nuk u a ka dëgjuar emrin ndonjëherë, kurse për vendin tuaj ngurroni, për të mos thënë se edhe grindeni mes jush.

Larg qoftë sikur t`u miklojë në heshje mendimi “ju sundoni andej, ne këtej”. Përse Kosova prej 10.887 km2 dhe me gati 3.000.000 banorë duhet të mbetet si jetime? Ai popull është gjaku, fati e historia jonë. Kanë pësuar vuajtje nga më të rëndat dhe kanë guxuar të mbrohen Jasharisht. Sido që janë ndeshur me barbarizma të pashoqe, jo që nuk janë nënshtruar, por dhe kanë ruajtur si gjënë më të shenjtë dashurinë për Shqipërinë. A nuk do të ishte kjo njësoj sikur të ndaje me një të klikuar në kompjuter Francën, Italinë, Gjermaninë etj. mes për mes. Si do ndiheshin ata? Do e pranonin këtë apo do të bënin atë që s`ta rrok fantazia për t`u ribashkuar? Popujt kanë dinjitet dhe e dinë ç`është Atdheu dhe ku i ka kufijtë ai. Prandaj, në qoftë se keni ndërmend të bëni ndyshime në Kushtetutë, së pari ndreqni Nenin e Parë kështu: “Synimi parësor për ne është bashkimi i trojeve shqiptare kudo ato janë”. Jeni pasardhës të heronjve të Lidhjes së Prizrenit, atyre burrave që nuk e njihnin frikën, prandaj t`u ngjisni atyre në dashurinë dhe sakrificat për Atdhe. Vetëm kështu do të mbeteni të nderuar në jetë të jetëve si ata.

/ Argumentum.al

Tags: bashkimi me kosovenKosoveshpendi topollajShqiperi

Related- Posts

FOKUS

Kosova si Srebrenica?!

11 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Të mbrohet figura dhe pavarësia e magjistratëve

11 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kosova si Srebrenica?!

11 Korrik, 2025

NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

11 Korrik, 2025

Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

11 Korrik, 2025
Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

11 Korrik, 2025

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.