Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia dhe Europa duhet të përparojnë duke u bashkuar dhe duke plotësuar njëra-tjetrën në vend që të luftojnë.
Duke folur gjatë konferencës së tij vjetore për shtyp në fund të vitit, presidenti Putin tha se bashkëpunimi më i ngushtë midis Rusisë dhe vendeve europiane mund të gjenerojë përfitime të konsiderueshme ekonomike për të gjitha palët.
“Nëse do t’i kombinonim përpjekjet tona me vendet evropiane, PBB-ja jonë e kombinuar e matur me paritetin e fuqisë blerëse do të ishte më e madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara”, tha Putin. “Kjo është teorike, sigurisht, por është absolutisht e qartë se duke bashkuar dhe plotësuar aftësitë tona, ne do të përparonim në vend që të luftonim me njëri-tjetrin.”
“Ne jemi të gatshëm të punojmë me ju, me Britaninë e Madhe, me Europën në tërësi dhe me Shtetet e Bashkuara, por në një bazë të barabartë, me respekt të ndërsjellë. Nëse në fund të fundit e arrijmë këtë, të gjithë do të përfitojnë”,- tha Putin.
Presidenti rus tha se ndërtimi i një arkitekture të re sigurie në Evropë është “mjaft i rëndësishëm” dhe se zgjedhja e çdo vendi për mjetet e veta të mbrojtjes nuk duhet të kërcënojë vendet e tjera.
/Argumentum.al




























































