Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se votimi i qeverisë së re është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë.
“Përshëndes gatishmërinë për angazhimin e dialogut me Serbinë dhe zotimin për marrëdhëniet e mira me ShBA-të”, tha ai.
Krahas kësaj tha se qeveria e të duhet të vazhdojë reformat në ekonomi dhe sundim të ligjit.
Ish-kryeministrit Kurti i kërkoi një pranim dorëzim sa më të lehtë tek kryeministri Hoti. Ai tha se barikadimi nuk i bënë nderë askujt.
Në një konferencë për mediat, presidenti Hashim Thaçi tha se detyra e re që ka marrë qeveria e sapoformuar kërkon përgjegjësi të lartë.
Ai i bëri thirrje Albin Kurtit që ta dorëzojë sa më lehtë detyrën te kryeministri i ri Avdullah Hoti.
Hashim Thaçi: ”Detyra e re që ka marrë qeveria e re e Kosovës, kërkon përgjegjësi të lartë. Këtë e presin qytetarët e Kosovës, e presin edhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Qeveria e re duhet të tregohet e përgjegjshme dhe në rrugëtimin drejt NATO-s dhe bashkimit Europian. I bëj thirrje BE-së dhe vendeve anëtare të tyre që të vlerësojnë të arriturat e Kosovës, veçanërisht të mos vonojnë procesin e liberalizimit të vizave. Kërkojmë që të kemi qasje të barabartë në Bashkimin Europian. Nga Kurti kërkohet pranim dorëzim sa më i lehtë i detyrës tek qeveria Hoti. Kërkohet që të heqë dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar, barrikadim që nuk i shërben as vetes së tij, as Kosovës. Pas shkarkimi ai po bëhet edhe më qesharak.