• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Janar, 2023
  • KREU
  • EKONOMI

    MBZHR prezanton 4 produktet e para të certifikuara për treguesit gjeografikë, emërtimin e origjinës dhe specialitetin tradicional të garantuar

    Davos/ Forumi Ekonomik Botëror: Globalizimi është nën rrethim

    Forumi Ekonomik Botëror në Davos në kohë multi-krizash

    Thika me dy presa e ekonomisë në vitin 2023! A do të ketë shfryrje të ndërtimit?!

    FMN: 2023-shi, vit i vështirë për ekonominë globale

    Eksportet blegtorale “Made in Albania”, Krifca: Është kryer me sukses exporti i parë i mishit të qingjave në Arabinë Saudite

  • POLITIKË

    Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Veliaj: Ditë historike, popujt duhen bashkuar dhe jo përçarë

    Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pritet në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III

    Presidenti Begaj pret raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos

    Bashkia Tiranë dhe OSBE, nisma për të rinj nga i gjithë Ballkani

    Çështja McGonigal shkakton tensione në Kuvend/ Deputetët e PD bllokojnë foltoren, përjashtohet Berisha nga kuvendi

    Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, Begaj: Shqipëria, në anën e duhur të historisë

    Kryeministri Rama: S’kam lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI, “zero akuzë dhe zero lidhje”

    Berisha: Komision hetimor parlamentar mbi lidhjet e McGonigal në Shqipëri, reagon Kryeministri Rama

    “21 janari, vrasje shtetërore”/ Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: Kallëzim në SPAK për ish-kryeministrin Berisha

  • SOCIALE / KULTURË

    Një sistem i ri furnizimi dhe kapacitete të rritura të ndërmarrjes së ujësjellësit në Gjirokastër sigurojnë ujë 24 orë për qytetarët

    “Liria”, “LiriaA”, unë dhe miku im i paharruar, Kostaq Xoxa

    Tirana do të marrë Presidencën e Qyteteve të Ballkanit

    Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur verifikimin e audio-përgjimit për 21 janarin

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Preshevës

    Ndahet nga jeta mjeku i njohur Isuf Kalo

    ‘Panorama’ nis sot rrugëtimin e saj edhe si televizion

  • INTERVISTA

    Përvjetori i parë i emërimit Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike/ Mons. Arjan Dodaj: Vetem Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë!  

    Ambasadori i Azerbajxhanit z. Anar Huseynov: Vizita e Presidentit Aliyev në Shqipëri hapi një faqe të re në marrëdhëniet tona dypaleshe

    Ministri i Brendshëm i RMV-së, Z. Oliver Spasovski: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit plotesojnë njëri-tjetrin për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor  

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding: Kina e Shqipëria duhet të shikojnë nga historia për të ndërtuar të ardhmen!

    Gjashtë muaj nga pushtimi rus i Ukrainës, Ambasadori Shkurov: “Lufta filloi me Krimenë dhe do të përfundojë me Krimenë, ukrainasit do ta mbrojnë pavarësinë e tyre deri në fund”

    Deputeti shqiptar në Parlamentin serb Shaip Kamberi zotohet të ngrejë më fort zërin në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

    Zoran Gjukanoviç: “Minoriteti malazez në Shqipëri dhe ai shqiptar në Mal të Zi të jenë ura komunikimi të dy vendeve tona”

  • OP/ED

    Kina dhe Shqipëria në një marrëveshje monumentale për heqjen e vizave

    Pikëpamja e Uashingtonit e Janusz Bugajskit: Parandalimi i një lufte tjetër ballkanike

    Opozita, mazhoranca dhe ndërkombëtarët 1990-2023!

    “Korrupsioni Gërryen Potencialin e Shqipërisë”

    “ Roli në rritje i Kroacisë në Integrimin e Ballkanit”

    3 Nëntori berlinez çmontoi Ballkanin e Hapur 

    Pse-të dhe e ardhmja e Komunitetit Politik Europian Post – Pragë!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Abazoviq mbështet Kurtin: Asociacioni nuk duhet të krijohet në baza etnike

    Kryediplomati maqedonas, Bujar Osmani: Tensionet në rajon rrisin mundësinë për ndikimin e Rusisë

    Kurti: Ata që duan Asociacion duhet të argumentojnë arsyen

    Edi Rama për median malazeze “A plus TV”: Milo është miku im, e respektoj, por Dritani është një fenomen i pabesueshëm në rajon

    Borisov: Ka përpjekje për kthimin e Maqedonisë së V. nën ndikimin e Rusisë

    Albin Kurti për REL: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin

  • MAGAZINË

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

    Ndahet nga jeta legjenda braziliane e futbollit, Pele

    Ndahet nga jeta, njeriu që frymëzoi filmin e Tom Hanks/ Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit

    Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria nuk do të marrin pjesë në “Eurovision” 2023

    500 vjet më parë: Udhëtimi i Magelanit rreth botës

    25 vjet pa Princeshën Diana

    Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z prezantohet në Tiranë

    Ndahet nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha

    Incidenti në ceremoninë e Oscar, Will Smith godet Chris Rock

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Pse Ballkani i Hapur nuk ngjit as me verë?

4 Shtator, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PËR ARGUMENTUM

Nga Dr. Jorgji KOTE

Kjo pyetje e natyrshme lind mbas përfundimit të Samitit të ” Ballkan i Hapur” më 2 Shtator që u zhvillua nën suazën e Panairit Ushqimor në Beograd më 1 – 4 Shtator. Organizatorët e pompuan atë bashkë me verën që u derdh lumë si sukses i radhës i nismës ” Ballkan i Hapur”. Mirëpo tellallët e tij harrojnë se panairet dhe verërat nuk janë  shpikje e ” Ballkani i Hapur” por kanë histori shumë më të lashtë dhe në rajon. Për fatin e tyre të keq, përveç aromës dehëse të verës, ky edicion i ”Ballkan i Hapur” politikisht  ishte dështimi më i madh në prag të tre vjetorit të ekzistencës. Kryesorja, ai nuk ka bërë asnjë centimentër përpara në tre vendet refuzuese, sidomos në Kosovë, si dhe në publikun, median dhe politikën në Beograd, Tiranë dhe Shkup.

Na aspektin diplomatik, veç të përhershmit Soros që i shton dhe më shumë dozat e mosbesimit  ndaj kësaj nisme, nuk pati asnjë mysafir nga metropolet e BE-së, as nga Presidenca  e saj çeke dhe as nga Uashingtoni. Madje, asnjë mesazh qoftë dhe personal prej tyre, siç ka ndodhur më parë. Ndërkohë, Italia dhe Greqia e refuzuan për të dytën herë rresht ftesën, natyrisht me finesë diplomatike; diçka   e pritshme, sepse  Italia është protagoniste e Procesit të Berlinit, për të cilin kohët e fundit ka shprehur interes edhe Greqia. Nuk e di sa ngushëllues ka qenë  prania e kryediplomatëve nga Ankaraja dhe Budapesti, të cilët nuk janë në Procesin e Berlinit apo e Zarevit dhe Abazovicit” të rënë nga fiku”. Për ironi të fatit, në prag të Samitit, Fondacioni prestigjioz Rockeler, Euroactiv, ekspertë të mirënjohur ndërkombëtarë amerikanë, gjermanë, etj ua prishën fare shijen e verës dhe ” oreksin” mysafirëve në Beograd. Sikur të mos mjaftonin këto, arbitrariteti i paparë dhe dhuna e shtetërore shqiptare në ” Prestige Resort” e la në hije, duke u kthyer në një denoncim të ashpër publik  të ”Ballkan i Hapur”.    Për pasojë,  jehona në median rajonale dhe ndërkombëtare Zero.

Këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Tre liderët e tij nuk duan ta kuptojnë gjënë më të thjeshtë dhe logjike se ky Panair do të kishte shumë më tepër sukses, gjithëpërfshirje dhe jehonë po të ishte organizuar nën ombrellën e  Procesit të Berlinit dhe Tregut të Përbashkët Rajonal të BE-së! Se aty do ishin të 6 vendet e rajonit dhe të paktën 6 herë më shumë firma pjesëmarrëse! Plus, personalitete nga Uashingtoni, Brukseli, Berlini, Parisi, Roma, Londra, Praga që mban kryesinë e BE-së, etj. Por ja që karshillëku  i  dëmshëm ndaj Berlinit dhe Brukselit u ka zenë sytë ”të kapurve” të ” Ballkan i Hapur” dhe nuk i lejon të shohin më larg se Beogradi, Tirana dhe Shkupi.!

Për pasojë, megjithë aromat dehëse të verës dhe ahengjet politike të rastit, Panairi i Beogradit tregoi qartë se dhe tani, tre vjet pas lançimit, ”Ballkani i Hapur” ka mbetur një “Tripalësh  Ballkanik“ që nuk po ngjit askund.

Nisur dhe nga përvoja e gjatë diplomatike në Tiranë dhe në vende të tjera me nismat rajonale, meqenëse po “këmbëngulet si mushka“ për gjoja dobinë e saj, duke përdorur si alibi qeveritare dhe “vijën e masave“, le të  ndalemi “fshatshe“ për tբ venë pikat mbi “i“ mbi këtë nismë, e cila vazhdon të ndajë, në vend që të bashkojë.

Dr. Jorgji KOTE

“Ballkani i Hapur“ është mbivendosje e panevojshme, sepse të gjitha objektivat dhe aspektet e tij i kryen më së miri Procesi i Berlinit. Madje, ai  shkon shumë më larg në formatet dhe  synimet e tij gjeopolitike, falë një platforme të gjerë bashkëpunimi dhe afrimi mes palëve. Veçse aty, “violinë e parë“ është Berlini dhe jo Beogradi, ndaj, Kosova dhe të tjerë janë te «  Procesi i Berlinit»,  më shumë dëshirë dhe aktivë.

Nuk është aspak e vërtetë se Berlini ka dështuar; përkundrazi, ai  i ka shërbyer qëllimit, i ka dhënë hov procesit të antarësimit në BE, me vlerësime nga BE/SHBA; pavarësisht se «  Berlinez » aty janë aktorë të rëndësishëm  dhe Italia, Franca, Anglia, Austria, Polonia, Bullgaria, etj.  Po, ka patur të meta, mangësi, vonesa dhe mungesa. Ama kjo kryesisht për faj të lidershipeve në vendet tona që nuk “e kanë venë ujin shumë në zjarr“ dhe tani na dalin si pa të keq  me flamurin e shpëtimtarit!

Veç kësaj, pas vitit 2014 dhe Gjermania dhe BE-ja u ndeshëm me kriza, konflikte dhe vështirësi të mëdha të njohura, të cilat patën ndikim dhe te Procesi i Berlinit.

Ndaj, siç e ka konfirmuar dhe Kancelari Scholz, në Shtator, Gjermania do ta rijetësojë këtë Proces historik, duke ftuar në Berlin të 6 liderët e rajonit.

Për të zbutur efektet e karshillëkut jashtë vendit, Kryeministri  Rama pretendon se ” Ballkan i Hapur” është njësi shtesë i zbatimit të Procesit të Berlinit! Çka bie në kundërshtim të plotë me fjalën e tij më 23 Qershor në Samitin e saj në Bruksel, ku krejt jashtë etikës minimale diplomatike “kërcënoi“ BE-në ta mbështeste, ndryshe do të bëhej kiameti! Ndërsa në Konferencën e Shtypit në Tiranë më  1 Gusht me Kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez ai deklaroi se “Ballkani i Hapur“ është nismë për jetë a vdekje!

Shqetësimi tjetër i madh është se dhe vetë Kryeministri Rama nuk do ta dëgjojë dhe ta kuptojë JO-në e qartë diplomatike nga partnerët gjermanë dhe europianë.  “Jo“ për Ballkanin e Hapur dhe “PO“ për Procesin e Berlinit e tha me shumë finesë ish Kancelarja Merkel  dhe Ursula Von der Leyen Shtatorin dhe Tetorin e kaluar;  atë ia tha akoma më troç Ramës në Berlin në Prill Kancelari Scholz përpara medias, duke mos e përmendur fare “Ballkan i Hapur“ megjithë këmbënguljen e gazetarëve të pranishëm. Një “Jo“ e kuptueshme, sepse Gjermania është nismëtarja e Procesit historik të Berlinit. Të njëjtin qëndrim mbajti Kancelari Scholz më 4 Maj në takimin me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Mirëpo kur thotë Berlini “JO“, edhe Parisi, Haga e të tjerë nuk kanë si thonë “Po“.

“Jo“  ka thënë në heshtje edhe SHBA-ja. Disa javë më parë, Kryeministri  Rama pohoi publikisht se do të vijë një dokument strategjik shtesë nga SHBA-ja, ku është dakordësuar 100 për qind dhe për “Ballkanin e Hapur“! Mirëpo deri tani asgjë. Me përjashtim të Ndihmës Zv.Sekretarit të Shtetit Gabriel Escobar, i cili kohët e fundit  e ka mbështetur, POR, me kusht ai që të jetë gjithëpërfshirës dhe vetëm ekonomik! Mirëpo, Rama në Beograd e sfidoi dhe vetë Escobar, kur e tha shqip në Beograd se “Ballkani i Hapur është shumë më tepër se ekonomi dhe tregti, ai është shumë më tepër dhe  se politikë,  është projekt i madh paqeje“! Lind pyetja: “Po Procesi i Berlinit a nuk është i tillë, madje shumë më i madh dhe me efekt“? Pastaj, se kush e cënon dhe rrezikon paqen në rajon, këtë “e di dhe bufi“! Serbia, e cila në 30 vitet e fundit ka bërë 4 luftra të përgjakshme e tani na flet për paqe!!!

Nga ana tjetër, ndryshe nga “Ballkani i Hapur“, Procesi i Berlinit nuk ka nevojë për njësi shtesë, ai ka CEFTA, ka Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal ( RCC) me seli në Sarajevë, ka Komunitetin e Energjisë dhe shumë nisma të tjera rajonale plotësuese. Atëhere, pse duhet “Ballkani i Hapur“, kur kemi këto mekanizmat dhe proceset e tjera, që janë dhe gjithëpërfshirëse, konsensuale dhe gëzojnë mbështetjen e plotë të BE-së dhe SHBA-ve?

Gjithashtu, “Ballkani i Hapur“ është i panevojshëm dhe karshillëk ndaj BE-së, sepse në vijim të Procesit të Berlinit, bashkë me të 6 liderët e Rajonit në Nëntor 2020 është miratuar projekti madhor “Tregu i Përbashkët Rajonal i Ballkanit Perendimor“( TPR). Më specifikisht ai do të zbatojë të “katër liritë e mëdha të Europës. Mirëpo, si Rama dhe Vuçiç nuk e përmendin asnjëherë ose fare kalimthi as këtë projekt madhor; kështu bënë dhe në Beograd.  E kemi përmendur dhe në shkrime të mëparshme se “Tregu i Përbashkët Rajonal“ është fiksuar zyrtarisht dhe nuk e “luan as topi“ në dokumentet zyrtare të BE-së. Këshilli e ka vulosur TPR-ja në  Samitin e Sofjes më 10 Nëntor 2020, në Brdo më 6 Tetor 2021 2021 dhe në Bruksel  më 14 Dhjetor 2021; Komisioni Europian në Tetor 2020 dhe Parlamenti Europian në Rezolutën e tij të muajit Prill 2022. Ndërsa “Ballkani i Hapur“  nuk përmendet si term në asnjë dokument zyrtar; as pas “rrufeve“ që lëshoi Rama!

Madje, në pikat 10,11 dhe 12 të këtyre dokumentave zyrtare, të 6 liderët ballkanikë bashkë me Ramën zotohen për realizimin e TPR-së. Mirëpo, ndryshe nga “Ballkani i Hapur“,  TPR-ja është gjithëpërfshirës dhe ka mbështetje politike/financiare nga BE-ja. Krahas mbështetjes dhe koperturës politike dhe institucionale, BE-ja  ka akorduar 29 miliard Euro në kuadrin e Planit të saj të Investimeve në Rajonin tonë deri në vitin 2027 për zbatimin e TPR-së dhe projekteve të tjera që ajo drejton. Në këto kushte,  BE-ja, Brukseli dhe Berlini nuk ka si “të zgjidhë qesen“  për një nismë gjysmake, e cila ka për nismëtare Beogradin problematik; se kësaj i thonë “dhentë dhe dhitë e Zeres dhe nami i Hasan Qerres“!!

Mirëpo, sërish Kryeministri Rama nuk le rast pa gjykuar dhe kritikuar edhe TPR-në, si të dështuar, të ngadalshme në zbatimin e projekteve etj; Në fakt, “burokracia e Brukselit“ nuk ka asnjë faj, sepse ajo ka rregullat dhe procedurat e saj, të cilat duhen respektuar një për një, ama europianshe dhe jo alla shqiptarshe!

Tani, nëse siç pretendon Rama, Procesi i Berlinit dhe TPR-ja kanë dështuar dhe na del shpëtimtar “Ballkani i Hapur“  atëhere lind pyetja: “Kur nuk ka sukses Berlini, Brukseli, Parisi, Roma, Londra, etj si mund t’ia dali mbanë  Tirana me Beogradin“ ? Cili njeri në botë mund ta besojë këtë! Kësaj i thonë “më i rëndë bishti se sqepari“!

Argumenti tjetër i fortë kundër “Ballkanit të Hapur“ është agresioni rus ndaj Ukrainës dhe qëndrimi i vendeve antare/kandidate ndaj Rusisë si “gur prove“ Ai agresion, i shoqëruar me pasoja tejet të rënda për ekonominë europiane  tregoi ndër të tjera dhe dështimin e globalizmit naiv, sipas të cilit, krijimi dhe zhvillimi i tregjeve, i zonave të lira, etj do të zgjidhte tensionet politike dhe do të krijojnte paqe; i tillë është dhe rasti i  nismave rajonale, sidomos “Ballkani i Hapur“ që ka bartur e krijuar shumë probleme, me mungesë të theksuar të besueshmërisë politike dhe tensione në rritje midis Beogradit dhe Prishtinës.  

Më konkretisht, nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë dhe vazhdon të ushqehesh në grazhdin e saj, atëhere, çkuptim ka të hapësh Ballkanin, kur ti mbyllesh ndaj Europës dhe Ukrainës?  Ndaj, sot, përpara verës, konjakut, shalqinit, pra bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, të gjithëve, por sidomos Serbisë problematike i kërkohet përcaktimi i pozicionit të saj gjeopolitik dhe ndarja me Rusinë. Nëse “Ballkani i Hapur“ është projekt paqeje, atëhere, Serbia përpara se ta ftojë në atë nismë, le të njohë krimet dhe genocidin ndaj Kosovës, të kërkojë ndjesë publike dhe të shpallë njohjen e saj, qoftë dhe shkallë shkallë! Këtë të kërkojë dhe Rama dhe jo të bëhet zëdhënës i zellshëm i Beogradit, për t’i shpjeguar Europës vështirësitë energjitike serbe apo per t’i thurur lavde Vuçiç, si shpëtimtar i situatave konfliktuale, kur “dhe bufi e di“  se është krejt e kundërta me të!

Për të gjitha këto shkaqe dhe arsye, JO-ja ndaj Balkanit të Hapur është e pakthyeshme dhe e pakorrigjueshme, siç shpresojnë me naivitet partizanët e e tij fanatikë. Për Ballkanin e Hapur nuk ka konsensus brenda saj; në një rast të tillë, krahas disa mbështetësve,  kundërshtarët më të shumtë dhe më me ndikim do të pyesnin me të drejtë se  përse do shtuar diçka tjetër kur TPR-ja i plotëson të gjitha kushtet? Pra, përse na duhen paralelizma dhe dublime të tilla, apo për protagonizëm rajonal? Ndaj janë të kota dhe ftesat për t’iu bashkuar asaj.

Në mbyllje, nuk është nevoja të “kërkojmë gjilpërë në kashtë“ për të zbuluar të këqiat e  “Balkan i Hapur“! Jo, Zoti Vuçiç, sepse “fshati që duket s‘do kallauz“

Ndaj, do të ishte më e udhës që në prag të Samitit në Berlin në Shtator dhe në Pragë në Tetor, të hiqet dorë“ me lezet“ nga “Ballkan i Hapur“. Të tria vendet të shpallin shkrirjen e tij te “Procesi i Berlinit dhe Tregu i Përbashkët Rajonal“, duke i dhënë fund këtij karshillëku të turpshëm dhe të dëmshëm. Sepse, le ta themi me zë të lartë  për ata që duan të dëgjojnë: “Ballkani i Hapur“ nuk ngjit dot më, sikur namin të bëjnë protagonistët e tij të zellshëm! Sepse, kuptojeni më në fund, Procesi i Berlinit dhe TPR-ja “na del dhe na tepëron“!

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Ndajeni këtë me të tjerët:

  • Twitter
  • Facebook

Të afërta

Related Posts

Kryesore

Kina dhe Shqipëria në një marrëveshje monumentale për heqjen e vizave

20 Janar, 2023
OP/ED

Pikëpamja e Uashingtonit e Janusz Bugajskit: Parandalimi i një lufte tjetër ballkanike

3 Janar, 2023
Kryesore

Opozita, mazhoranca dhe ndërkombëtarët 1990-2023!

23 Dhjetor, 2022

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Abazoviq mbështet Kurtin: Asociacioni nuk duhet të krijohet në baza etnike

29 Janar, 2023

Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

29 Janar, 2023

Kryediplomati maqedonas, Bujar Osmani: Tensionet në rajon rrisin mundësinë për ndikimin e Rusisë

29 Janar, 2023

SHBA-ja shpall Wagner-in organizatë kriminale transnacionale

29 Janar, 2023

Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për gazin me Libinë

29 Janar, 2023
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.