Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi theksoi se masa e marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë për të miratuar një rezolutë kundër Teheranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) ndërsa bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015 ishin duke u zhvilluar, ishte një shkelje e thelbit dhe frymës së marrëveshjes.
Raisi i bëri komentet të hënën në një takim me ambasadoren e re zvicerane në Teheran Nadine Olivieri Lozano, gjatë së cilës ai shprehu gatishmërinë e Iranit për të rritur në një nivel maksimal marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe politike me të gjitha vendet, përfshirë Zvicrën. Duke reflektuar mbi rezolutën e fundit anti-iraniane të miratuar nga Bordi i Guvernatorëve të ANEA, e cila u hartua nga SHBA dhe aleatët e saj evropianë, Presidenti Raisi tha se masa “e marrë ndërkohë që ishin duke u zhvilluar negociatat për të arritur një marrëveshje ishte një veprim i papërgjegjshëm që shkeli frymën e bisedimeve dhe marrëveshjes dhe ekspozoi konfliktin në qasjen e tyre me Iranin”. “Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një vendim për t’iu përmbajtur kërkesave të negociatave dhe të marrëveshjes,” tha shefi ekzekutiv i Iranit. Duke vënë në dukje “llogaritjet e gabuara” të SHBA-së dhe Evropës për Iranin, Raisi shprehu shpresën se ambasadorja e re zvicerane do t’i përcjellë realitetet ekzistuese në Iran në Zvicër dhe vende të tjera në mënyrë që ata të kuptojnë se Teherani ka arritur të bëjë përparim pavarësisht qasjeve armiqësore dhe se politikat e tyre arrogante kanë dështuar./Parstoday