Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje bisede live me përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar. Ata i kanë kërkuar Ramës që të hapin objektet e kultit pasi sipas tyre tashmë me nisjen e hapjes graduale të Shqipërisë pas masave kundër Covid-19 ka ardhur koha që të hapen edhe xhamitë, kishat, teqetë dhe objektet e tjera të kultit.
Pasi dëgjoi kërkesat dhe argumentet e secilit prej tyre, kreu i qeverisë tha se ishte në një mendje me ta sa i përket faktit që edhe feja duhej përfshirë në listën e aktiviteteve që duheshin lehtësuar, por shtoi se në këtë rast hapja do të jetë modeste dhe graduale.
Kryeministri iu kërkoi përfaqësuesve të komuniteteve fetare që të diskutonin me njëri-tjetrin për të hartuar një kalendar të përbashkët nisur edhe nga shembujt e vendeve të tjera