Kryeministri Edi Rama po flet në Kuvendin e Shqipërisë për negociatat, zgjedhjet, sulmet ndaj KZAZ-ve, por edhe përgjimet e fundit që dolën nga “Bild”.
“Po marrin peng procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Marrja peng është orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave dhe gjithë plani me përgjime të pa hetuara, por të mbyllura në kasafortë dhe të dorëzuara te partia që lajmëron daljet në Gjermani përpara se të dalin në Gjermani.
Gjetja e vendit në Gjermani, kalendari aspak çuditërisht i përputhur me protestat, flasin vetë. Revolucion imagjinar me punonjës bashkie, të rinj rrugë humbur që maskohen” tha ai.
Duke folur për ngjarjet në Shkodër dhe përgatitjen për të shkuar sot pasdite atje për fushatë, kreu i së majtës tha:
“Enveristët fanatikë të 91-shit që përpiqeshin në grahmat e fundit të enverizmit institucional t’i zinin rrugën partisë së sapolindur demokratike sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe sensin e misionit për të cilin lindi.
Rrogëtarët e paguar nga taksat në nivelin vendor u përdor njësoj siç përdorte asokohe Partia e vjetër e Punës disa falanga njerëzish pa të ardhme.
Ajo që është e trishtueshme është fakti se njësoj si në atë kohë kjo përpjekje nuk ka as shumicën e shqiptarëve dhe asnjë mik dhe partner ndërkombëtar në krah. Përkundrazi, njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe partnerët janë vendosmërisht kundër gjithë kësaj që ndodh.
A nuk ju kujton kjo Haxhi Qamilin kur thoshte sa të kem Kavajën dhe Shijakun unë nuk (ai thoshte një fjalë që nuk është vendi për ta thënë) po e them me pyes (ai nuk thoshte pyes) për Francën dhe Anglinë”, tha Rama.
30 qershori do të jetë dita e zgjedhjeve duan apo s’duan. Mbase plani është për të bërë një dy prill tjetër sot pasdite”, u shpreh ai.