• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

    Kuvendi i Shqipërisë deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës: Koordinojmë veprimet me Kosovën për korrigjimin e padrejtësisë

    Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tirana politike kundër vendimit të Hagës: “Padrejtësi”

  • SOCIALE / KULTURË

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin – pse Brukseli s’e normalizoi?

2 Nëntor, 2025
in JO VETEM LAJM, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Valona Tela dhe Arton Konushevci

Rambuje, Vjenë, Bruksel – tri qytete, tri procese, tri përpjekje për të vendosur fatin e Kosovës. Dy të parat, për t’i dhënë fund luftës dhe për të zgjidhur statusin, sollën rezultate të prekshme, pavarësisht refuzimeve të Serbisë; e treta, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, prej vitesh mbetet në vendnumëro.

Dialogu mes tyre për këtë qëllim nisi zyrtarisht në vitin 2011. Qeveria e Kosovës e pranoi atë si obligim ndërkombëtar, pas votimit të një rezolute nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2010.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, takimi i parë u mbajt më 9 mars, 2011. Delegacionin e Kosovës e udhëhiqte Edita Tahiri, ndërsa atë të Serbisë Borisllav Stefanoviq.

Negociatat mes palëve përgjatë muajve prodhuan disa marrëveshje – nga lëvizja e lirë deri te menaxhimi i kufirit dhe çështjet kadastrale.

Ndonëse ishte paralajmëruar se do të bisedohej vetëm për çështje teknike, procesi kaloi në nivel politik në vjeshtë të vitit 2012. Takimi i parë mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, u zhvillua më 19 tetor.

Dhe, më pak se gjashtë muaj më vonë, ata arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve – një moment që ndërmjetësuesja e BE-së, Catherine Ashton, e përshkroi si “hap më afër Evropës”.

“Dua t’i përgëzoj për vendosmërinë gjatë këtyre muajve dhe për guximin që kanë treguar. Është shumë e rëndësishme se ajo që po shohim tani, është një hap larg nga e kaluara dhe një hap më afër Evropës”, tha Ashton.

Nga ajo kohë kanë kaluar mbi 12 vjet. Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri të negociatave për anëtarësim që prej vitit 2021.

Gjatë këtyre viteve, palët zhvilluan dhjetëra takime – shpeshherë të gjata maratonë. Si negociatorët, ashtu edhe ndërmjetësuesit u ndërruan, por shumica e marrëveshjeve të arritura, nuk u zbatuan kurrë plotësisht ose fare.

Tensionet, akuzat dhe fajësimet nuk munguan gati në asnjë periudhë dhe kulmin e arritën në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një rreshter.

Incidenti u përshkrua si më i rëndi që nga paslufta dhe bëri që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tani në detyrë, të refuzojë edhe sot e kësaj dite çdo takim të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kusht i tij për rifillimin e dialogut ishte dhe mbetet dorëzimi i autorit të dyshuar të sulmit, Millan Radoiçiq.

“Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha ai në një mbledhje të Qeverisë, vitin e kaluar.

Qeveria e Kurtit është në detyrë prej disa muajsh. Këtë javë, ai u pyet nga mediat serbe nëse, pas formimit të Qeverisë, ekziston ndonjë plan për vazhdimin e dialogut. Ai theksoi se mbetet i përkushtuar ndaj normalizimit të marrëdhënieve, por përsëriti se çdo hap përpara është i lidhur ngushtë me dorëzimin e Radoiçiqit dhe me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve – e arritur mes tij dhe Vuçiqit në shkurt të vitit 2023.

“Duket se kjo nuk do të ndodhë shpejt, sepse Serbia, për fat të keq, po shndërrohet në një Bjellorusi të dytë në Evropë. Nëse Kremlini ka në verilindje Bjellorusinë, në juglindje të Evropës, fatkeqësisht, ka Serbinë”, tha Kurti.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, në deklarata publike shfaqet i hapur për dialog, por, njëkohësisht, përsërit qëndrimin se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Për ish-diplomatin Ylber Hysa, qëndrimi refuzues dhe konfrontues i Serbisë është i njohur që nga negociatat e Rambujesë dhe ato të Vjenës, ku ai vetë ishte pjesë e delegacionit kosovar.

Dialogun aktual, Hysa e sheh vetëm si vazhdimësi të këtyre proceseve dhe thekson se Kurti duhej të tregonte më shumë këmbëngulje, duke pasur parasysh se gjenerata e mëparshme e negociatorëve krijoi një realitet të pakthyeshëm – Kosovën e pavarur – pavarësisht kërcënimeve, madje edhe ekzistenciale, për popullin e Kosovës.

“Zoti Kurti duket se ka dashur të blejë kohë, nga frika se mund të pranonte diçka, që do ta sfidonte perceptimin e tij politik si i vetmi lider që i kundërshtonte të gjitha ato rrugëtime të dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai e ka pasur konceptin e tij të Vetëvendosjes, në kuptimin që vetë vendos. Dhe, mbase kjo ka qenë një barrë politike për të, për të ecur përpara”, thotë Hysa për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Motoja e Lëvizjes Vetëvendosje, që nga fillimet e saj, ishte “Jo negociata, Vetëvendosje”. Nën këtë parullë, partia e Kurtit ndërtoi edhe identitetin e vet politik, duke kundërshtuar çdo formë të dialogut me Serbinë, që, sipas saj, cenonte parimin e vetëvendosjes së popullit të Kosovës.

Në vitin 2012, pas takimit të parë Thaçi-Daçiq, Vetëvendosje organizoi edhe protesta kundër bisedimeve, duke i cilësuar ato si lëshim ndaj Serbisë.

Mbi një dekadë më vonë, Hysa thotë se Kurti erdhi në pozitën që të pranonte Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që, sipas tij, ishte oferta e parë e diplomacisë ndërkombëtare që nuk parashikonte njohje reciproke për Kosovën – ndonëse vazhdon të mos zbatohet prej asnjërës palë.

Ai tani dyshon se ka ende hapësirë për ndonjë përparim real në këtë proces, për shkak të rrethanave ndërkombëtare.

“Është një tren i ikur edhe në kuptimin gjeopolitik. Ajo që do të mund të bëhej në kohën e [ish-presidentit amerikan, Joe] Biden, kur kishte një përpjekje për t’u rilidhur në komunitetin transatlantik, tani është kohë e shkuar. Ishte edhe koha para nisjes së luftës në Ukrainë. Ishte një momentum që nuk i konvenonte shumë zotit Vuçiq. Kurse, pas luftës në Ukrainë, ai e gjeti shtegun e mbijetesës. Serbia u bë ndër vendet e vetme që nuk i vuri sanksione Rusisë dhe, në të njëjtën kohë, i shiste armë edhe Ukrainës”, thotë Hysa.

Aleksandar Popov, nga Qendra për Rajonalizëm në Novi Sad, vë në dukje se marrëdhëniet transatlantike ndodhen tani në një pikë jashtëzakonisht të ulët. Me vëmendjen globale të tërhequr nga krizat në Ukrainë, Lindje të Mesme dhe vende të tjera, dialogu Kosovë-Serbi, sipas tij, funksionon më shumë si një mjet për të mbajtur status quo-në, sesa për të sjellë zgjidhje reale.

Popov nuk sheh – së paku tash për tash – ndonjë rrugë të qartë që do të mund ta rivendoste dialogun në një trajektore funksionale dhe efektive.

“Kurti nuk ka arsye ta shtyjë përpara, sepse, në masë të madhe, e ka arritur qëllimin e tij: shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës. E vetmja gjë që nuk ka arritur, është ta anëtarësojë Kosovën në më shumë organizata ndërkombëtare. Vuçiqit, gjithashtu, nuk i përshtatet, sepse çdo ditë kemi protesta antiqeveritare në Serbi dhe pushteti është duke humbur kontrollin mbi situatën”, thotë Popov për Exposenë.

Marc Weller, i cili ka shërbyer si këshilltar ligjor i Kosovës në Konferencën e Rambujesë dhe në procesin e Vjenës, thekson se domosdoshmëria e zgjidhjes së çështjeve midis Kosovës dhe Serbisë është e pamohueshme, për shkak të afërsisë së tyre gjeografike. Ai kujton se në dy proceset e mëparshme, Serbia refuzoi të nënshkruante marrëveshjet, ndërsa Kosova mori përsipër detyrimet në mënyrë të njëanshme për të arritur pavarësinë.

Sot, në dialogun e Brukselit, thotë Weller, presioni bie sërish mbi Kosovën për të bërë lëshime të reja, por Kurti, sipas tij, është më pak fleksibil dhe më pak bashkëpunues me ndërkombëtarët.

“Dhe pikërisht këtu kemi ngecur – Kosovës i thuhet se duhet të themelojë fillimisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por askush nuk e di nëse Serbia do ta zbatojë më pas pjesën e saj të marrëveshjes”, thotë Weller për Exposenë.

Ai thekson se dialogu ka nevojë për një fillim të ri dhe për një qasje më të balancuar të Perëndimit ndaj Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dyja shtetet t’i përmbushin detyrimet e tyre.

Ndryshe nga periudha e Rambujesë dhe e Vjenës, kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara vepronin në një linjë, ai vëren se angazhimi i administratës aktuale amerikane është i paparashikueshëm.

“Ne nuk e dimë saktësisht se si do ta trajtojë administrata Trump çështjen e Kosovës. Mendoj se Kosova ka arsye të jetë paksa nervoze për kthimin e saj, si dhe të përfaqësuesit të saj të posaçëm [Richard Grenell], i cili mund të përpiqet të imponojë ndonjë lloj veprimi”, thotë Weller.

Marrëdhëniet mes Qeverisë së Kurtit dhe SHBA-në u ndërlikuan qysh në kohën e administratës së parë të presidentit Donald Trump. Atëkohë, Qeveria e tij u rrëzua me mocion mosbesimi nga partnerja në koalicion, LDK-ja, por Kurti akuzoi Grenellin për ndërhyrje, me qëllim, siç pretendoi, arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria “Kurti 1” ra në mars të 2020-ës, ndërsa në shtator të atij viti, në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, në praninë e presidentit Trump. Nënshkruesit ishin kryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Javën e kaluar, ndërmjetësuesi aktual i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, qëndroi në Prishtinë, ku zhvilloi bisedime me kryenegociatorin Besnik Bislimi për, siç u tha, zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Në gusht, Sorensen kishte takuar udhëheqësit e të dyja vendeve, në Kosovë dhe në Serbi, por pa ndonjë shenjë për rifillimin e shpejtë të dialogut në nivel të lartë.

Radio Evropa e Lirë u përpoq të bisedonte me Sorensenin për planet e tij në ndërmjetësimin e këtij procesi dhe të tjera, por pa sukses.

Ngjashëm, as BE-ja nuk iu përgjigj emaileve të REL-it.

Sipas ish-diplomatit Ylber Hysa, Kosova dhe Serbia pritet të mbeten në një ngërç të zgjatur politik – e këtë herë jo vetëm për shkak të vullnetit të tyre, por edhe për mungesën e një nxitjeje reale ndërkombëtare për t’i çuar bisedimet përpara.

“Modeli i suksesit për Kosovën dhe Ballkanin ka qenë uniteti transatlantik dhe konsensusi i aktorëve të brendshëm. Kjo ka qenë një recetë që ka prodhuar rezultate historike në Rambuje dhe në Vjenë. Druaj që një realitet të tillë nuk e jetojmë më në jetën e sotme politike”, thotë Hysa.

E, një parashikim të saktë se çka mund të ndodhë nëse mosmarrëveshjet politike përshkallëzohen në dhunë – siç paralajmërojnë jo rrallë përfaqësuesit politikë – nuk e ka asnjëri.

Me fjalët e Hysës, mungesa e çfarëdo lajmi për Kosovën dhe Serbinë në vitin 2025, mund të jetë lajm i mirë./REL

Related- Posts

Denmark's defence minister Jeppe Bruus and the chief of the Defense Intelligence Service Thomas Ahrenkiel hold a press conference in connection with the release of a new Defense Intelligence Service assessment of the threat from Russia at the Commandant's House at Kastellet in Copenhagen, Denmark, on September 24, 2026. Picture: Ida Marie Odgaard / Ritzau Scanpix / AFP via Getty Images
Bota

Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda muajve, paralajmëron inteligjenca daneze

24 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

77-vjetori i Republikës Popullore të Kinës/ Ambasadorja Chunxue: Kina në rrugën e zhvillimit me cilësi të lartë, Shqipëria pjesë e mundësive të reja

24 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

BE i hap rrugë objektivit shqiptar për 2027, Komisioni përgatit “roadmap”-in për mbylljen e negociatave

24 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Evropa përballë sfidave të reja: Ukraina, siguria dhe energjia riformësojnë agjendën e BE-së

24 Shtator, 2026
Denmark's defence minister Jeppe Bruus and the chief of the Defense Intelligence Service Thomas Ahrenkiel hold a press conference in connection with the release of a new Defense Intelligence Service assessment of the threat from Russia at the Commandant's House at Kastellet in Copenhagen, Denmark, on September 24, 2026. Picture: Ida Marie Odgaard / Ritzau Scanpix / AFP via Getty Images

Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda muajve, paralajmëron inteligjenca daneze

24 Shtator, 2026

Netanyahu në OKB: “Nuk mund ta heshtni të vërtetën”, mbron luftën në Gaza dhe sulmet ndaj Iranit

24 Shtator, 2026

Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

24 Shtator, 2026

Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kina dhe SHBA duhet të bashkëpunojnë dhe të shmangin përplasjen

24 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.