• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

    Presidenti Begaj uron Kurtin: Forcat politike të garantojnë dialog dhe kompromis institucional

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

    Të gjitha partitë po fitojnë, e Kosova po humb

    Zgjedhjet në Kosovë, me mbi 70% të votave të numëruara LVV prin me rreth 43%

    Sot Kosova voton, në garë 17 parti dhe 3 koalicione

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Rishfaqet ideja e shkëmbimit territorial në bisedimet Kosovë-Serbi

18 Qershor, 2020
in KOSOVA, NGJARJE
A A
US Ambassador to Germany Richard Grenell (C) gestures during the signing of an agreement between Kosovo and Serbia for railway and street projects at the Munich Security Conference (MSC) in Munich, southern Germany, on February 14, 2020. - The 2020 edition of the Munich Security Conference (MSC) takes place from February 14 to 16, 2020. (Photo by THOMAS KIENZLE / AFP) (Photo by THOMAS KIENZLE/AFP via Getty Images)

Share on FacebookShare on Twitter

Vitet e negociatave të pasuksesshme të udhëhequra nga BE-ja e kanë sjellë idenë e shkëmbimit territorial  përsëri në tryezën e bisedimeve, si një mënyrë për të zgjidhur statusin përfundimtar të Kosovës – me një SHBA të padurueshme që duket sikur i bën presion BE-së për këtë çështje.

Që nga e ashtuquajtura “Marrëveshja e Brukselit” – dokumenti i parë mbi parimet e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe krahinës së saj të mëparshme – u nënshkrua në vitin 2013, të dy palët kanë vazhduar ta shikojnë njëra-tjetrën me mosbesim dhe shqetësim.

Incidentet dhe provokimet gjatë këtyre shtatë viteve kanë treguar se të dy palët nuk janë larg nga të qenit gati për kompromis në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. Ndërkohë, përtej një kombinimi dëshpërimi dhe ambicie politike, ideja e vjetër e një shkëmbimi territorial është ringjallur tashmë.

Kjo qartazi bie ndesh me parimet e multikulturalizmit të përcaktuara në planin e vitit 2007 për Kosovën, të hartuara nga diplomati finlandez i Kombeve të Bashkuara, KB, Martti Ahtisaari, dhe gjithashtu bie ndesh me kundërshtimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj çdo ndarjeje me bazë etnike, veçanërisht në rajonin ballkanik i cili akoma konsiderohet një rajon i paqëndrueshëm.

Pavarësisht kësaj, në tre vitet e fundit, ideja e një shkëmbimi territorial është nxitur në mënyrë të ndrojtur si nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ashtu edhe nga homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi.

Ata madje kanë dalë me një eufemizëm që tingëllon disi si këndshëm, domethënë “korrigjim të kufijve”, i krijuar asisoj duke e paraqitur atë si një çështje thjesht teknike. Të dy qeveritë kanë lobuar në mënyrë diskrete për një rivizatim të kufijve, siç zbuloi BIRN së fundmi.

Edhe pse ideja e një shkëmbimi territorial fillimisht u hodh poshtë nga ekspertë dhe bashkësia ndërkombëtare si një hapje e Kutisë së Pandorës të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura etnike dhe territoriale të Ballkanit, pikëpamjet janë zhvendosur në vitet e kaluara.

Kjo ka ndodhur në qarqet diplomatike si në BE dhe, edhe më shumë, në SH.B.A., kryesisht për shkak të mungesës së progresit praktik në negociatat aktuale të udhëhequra nga BE.

Në muajt e fundit, mosmarrëveshjet midis SHBA dhe BE për Kosovën janë acaruar, të nxitura nga pretendimet se i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë, Richard Grenell, ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së fundit të Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, kryesisht sepse Kurti zëshëm ishte kundër një shkëmbimi territorial.

BE-ja, nga ana tjetër, ka mbajtur një qëndrim më të paluhatshëm ndaj ndryshimeve të kufijve në baza etnike. Një letër e përbashkët nga ambasadorët francezë dhe gjermanë kohët e fundit bën apel për një dialog të rinovuar midis Beogradit dhe Prishtinës.

As Grenell as përfaqësuesi special i BE-së në dialogun Beograd-Prishtinë, sllovaku Miroslav Lajçak, nuk ishin të gatshëm të komentojnë për BIRN lidhur me qëndrimet e tyre për shkëmbimet territoriale, ose për bashkëpunimin e BE-së dhe SHBA-së për këtë çështje.

Megjithatë, ekspertë të tjerë thanë për BIRN se ata ende besojnë se rivendosja e hartave sipas linjave etnike në Ballkan nuk do të zgjidhë asnjë nga problemet reale – dhe rrezikon rihapjen e konflikteve tjera etnike dhe territoriale në Ballkan dhe gjetkë.

Rinisja e bisedimeve me një përfundim të paqartë

Richard Allen Grenell. Foto: Flickr.

Pasi Kosova, nën qeverinë e saj të re më 6 qershor, i braktisi të ashtuquajturat “masa të reciprocitetit” kundër Serbisë, të paraqitura nga ish kryeministri Kurti, u bë e ditur se procesi i negociatave do të fillonte, pas zgjedhjeve serbe të planifikuara me datë 21 qershor – me Lajçakun si ndërmjetës kryesor nga BE i cili e fillon një vizitë në Kosovë gjatë kësaj jave.

Sidoqoftë, si zyrtarët serbë ashtu edhe elita politike e Kosovës rreth Presidentit Hashim Thaçi duket më shumë në favor të një qasjeje nga SH.B.A.-së dhe në favor të një ideje të shkëmbimit territorial.

Thaçi i është rikthyer kësaj teme me 21 maj, kur deklaroi gjatë një interviste se “ëndrrat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovacit [për t’u bashkuar me Kosovën]” – duke iu referuar tre komunave kryesore etnike shqiptare në juglindje të Serbisë – ishin akoma “të përfshira vendosmërisht brenda integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, megjithëse ai paralajmëroi që asnjë marrëveshje për shkëmbimin territorial me Beogradin nuk ishte dakorduar paraprakisht.

Ca ditë më vonë, Thaçi tha se nuk ishte aq i interesuar të marrë pjesë në negociatat e reja të udhëhequra nga Lajçak, gjoja sepse ai është sllovak, dhe se Sllovakia është një nga pesë shtetet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Thaçi e dha këtë koment përçmues pasi Lajçak kritikoi ashpër idenë e një shkëmbimi territorial përmes llogarisë së tij në Twitter me 11 maj.

“Marrëveshja e detyrueshme për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të kontribuojë për stabilitetin në rajon,” shkroi ai, duke shtuar: “Ideja e shkëmbimeve territoriale e bën pikërisht të kundërtën.”

Thaçi, i cili nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN lidhur me dialogun Serbi-Kosovë apo për shkëmbim territorial deri në kohën e botimit të këtij shkrimi, më 15 qershor tha se ai as nuk ishte informuar për përmbajtjen dhe axhendën e vizitës së Lajçak në Kosovë.

Madje ai nuk dukej edhe aq shumë mikpritës. “Ai duhet të kuptojë që Kosova është e pavarur dhe sovrane. Nëse ai vjen me atë qasje, ai është i mirëpritur. Çdo qasje tjetër është dështim i tij, në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, “tha Thaçi.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç gjithashtu e ka sqaruar se Beogradi favorizon qasjen e SHBA, para asaj të BE-së.

Më 4 qershor, ai deklaroi se administrata e tanishme e Trump ishte më e mirë për Serbinë sesa çdo qeveri e ardhshme e udhëhequr nga Demokratët e SHBA.

I pyetur nëse Serbia mund të mbështesë një shkëmbim territorial gjatë negociatave të ardhshme, Daçiç i tha BIRN se nuk do ta përjashtonte një gjë të tillë.

Ai nuk dëshironte të parashikonte asgjë para se të fillonin bisedimet, por shtoi se ideja e shkëmbimit territorial mbetet temë në tavolinën e bisedimeve.

Përpara vizitës së Lajçakut në Kosovë, i dërguari special i presidentit Trump për mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë, Richard Grenell, ka deklaruar për mes Twitter-it të hënën, më 15 qershor, se ka marrë një zotim nga qeveritë në Prishtinë dhe Beograd për të ndaluar përkohësisht thirrjet e tyre për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, respektivisht, për ndalimin e fushatës për çnjohje, në mënyrë që të takohen në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor për “diskutime për dialogun”.

“Nëse secila nga palët del e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do ti kthehen status quo-s pasi të largohen nga Uashingtoni,” shkroi Grenell përmes llogarisë së tij në Twitter.

Menjëherë pas kësaj, Thaçi gjithashtu shkroi përmes Twitter-it se mirëpret rifillimin e dialogut të dy vendeve nën udhëheqjen e SHBA dhe Presidentit Trump.

“Sidoqoftë, ne kemi një momentum, falë SHBA dhe aleatëve tanë – dhe ka ardhur koha që të sjellim paqe në vendet tona dhe në rajon”, shkroi Thaçi në Twitter.

Megjithëse politikanët e Kosovës nuk dëshirojnë të flasin drejtpërdrejt për “korrigjim kufijsh”, pasi që një koncept i tillë është në disproporcion me dispozitën kushtetuese për integritetin territorial, dhe është jopopullor mes elektoratit, BIRN së fundmi zbuloi se në vitin 2019 Ministria e Integrimeve Evropiane të Kosovës i ka paguar shumën prej 168,000 eurosh një kompanie me qendër në Paris për të promovuar “modifikimin territorial”, si pjesë e një zgjidhjeje për dialogun Kosovë-Serbi.

Gazetari francez Jean-Baptiste Chastand dhe akademiku amerikan David Phillips thanë për BIRN se në vitin 2018 ata ishin lobuar të shkruanin pozitivisht për “korrigjim kufijsh” dhe për një shkëmbim të mundshëm territorial.

Ndërkohë, Dhoma e Tregtisë së Serbisë ka punësuar Daniel Vajdich dhe kompaninë e tij ‘PR Yorktown Solution’ për të promovuar kompanitë serbe në SH.A.

Vajdich është anëtar i Këshillit Atlantik, ish këshilltar i lartë për Evropën dhe Euroazinë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA dhe ish këshilltar i kandidatëve për presidentë republikë.

Ai po ashtu ka shkruar disa artikuj në favor të shkëmbimit territorial. Në një shkrim për Washington Post në tetorin e vitit 2018, ai shkroi se “të dy, Vuçiç dhe Thaçi, duhet të vlerësohen për trimërinë e tyre” për miratimin e propozimeve për korrigjimin e kufijve.

Shqetësime lidhur me domino-efektin në rajon

Avdullah Hoti, kryeministri i ri i Kosovës. Foto: Facebook/Avdullah Hoti.

Sidoqoftë, ekspertët tregohen të kujdesshëm sa i përket ndryshimit të kufijve. Mentor Vrajolli, drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, KCSS, një qendër studimi, i tha BIRN se një shkëmbim territorial do të kishte një efekt destabilizues për Kosovën dhe nuk do të zgjidhte asnjë problem ekzistues.

“Një zgjidhje e tillë mund të provokojë probleme të reja në Kosovë, duke rezultuar veçanërisht në tensione ndëretnike sepse shumica e serbëve të Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në territorin kosovar,” tha ai.

(Kjo për shkak se shumica e serbëve të Kosovës nuk jetojnë në komunat me shumicë serbe të veriut të Kosovës të cilat, potencialisht, do të mund ti bashkoheshin Serbisë.)

“Përveç kësaj, mund të ketë serbë në territoret … [e Serbisë] për të cilat ka thashetheme se mund ti bashkohen Kosovës. Prandaj, një zgjidhje e tillë, e bazuar në ndarje etnike, thjesht do të shkaktonte përçarje dhe tensione etnike,” tha Vrajolli për BIRN.

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 10 qershor këmbënguli se territori i vendit është i padiskutueshëm, dhe se çdo marrëveshje me Serbinë duhet të shoqërohet me njohje të ndërsjellë. Ai gjithashtu tha se dialogu me Serbinë duhet të udhëhiqet nga Kryeministri dhe jo nga Presidenti. Hoti nuk iu përgjigj asnjë pyetje nga BIRN lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, me 12 qershor, Presidenti serb Vuçiç theksoi se Serbia ishte e gatshme të negociojë me Prishtinën, pa afate dhe “me mirëbesim”, mirëpo njohja e ndërsjellë nuk është madje as pjesë e axhendës.

Milivoje Mihajlovic, gazetar me qendër në Beograd, i lindur në Prishtinë, i tha BIRN se ideja e shkëmbimit territorial kryesisht u ka shërbyer axhendave të liderëve të korruptuar politikë me histori lufte si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. Ai e quajti shkëmbimin territorial një projekt të rrezikshëm që mund të çojë në “kaos të ngjashëm me atë të viteve 1990”, duke iu referuar luftërave të asaj kohe në Ballkan.

“Nëse Presheva mund [të bashkohet me Kosovën], pse nuk mund të bashkohet edhe Ulqini apo Tetova?” pyeti ai, duke iu referuar dy qyteteve kryesisht etnike shqiptare, në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kjo është mënyra më e shpejtë për të krijuar një Shqipëri të Madhe – dhe për disa vende, si Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të copëtohen”, tha Mihajlovic për BIRN.

Uashingtoni dhe Brukseli përplasen në lidhje me rajonin

Sidoqoftë, sado që mund të mospajtohen, marrëdhëniet midis BE-së dhe SH.B.A.-së do të formësojnë procesin e ardhshëm të çdo bisedimi, thonë ekspertët.

Luljeta Aliu, eksperte për marrëdhënie ndërkombëtare dhe drejtoreshë e OJQ-së për të drejtat e njeriut në Kosovë ‘Inject’, tha për BIRN se – i zhgënjyer nga ritmi i vogël në bisedimet e udhëhequra nga BE – Uashingtoni po nxit një zgjidhje më të shpejtë, “pavarësisht formatit që merr”, duke përmendur gjithashtu vendime politike “të ndërmarra shpejt” nga Grenell.

Mirëpo ajo tha se Evropa gjithashtu po ndryshon pozicionin e saj. “Bashkimi Evropian është i qartë për dimensionin e rrezikut [të shkëmbimeve territoriale], por në mënyrë që të mos antagonizojë më tej Shtetet e Bashkuara dhe të mos tërhiqet plotësisht nga palët, duket se ka ndryshuar pozicionin e tij në një shkëmbim territoresh,” tha Aliu për BIRN.

Ajo shtoi se koha e zgjedhjeve presidenciale të SHBA në nëntor të vitit 2020  shumë qartë do të ndikojë në veprimet e ekipit Trump.

“Të korrësh një fitore të politikës së jashtme duke përmbyllur një konflikt të tejzgjatur është, natyrisht, një lajm pozitiv, i cili do të instrumentalizohej për të përmirësuar imazhin e Presidentit,” vuri në dukje ajo.

Mihajloviç parashikon se një rivalitet midis BE-së dhe SH.B.A-së mbi rajonin, por edhe zgjedhjet e SH.B.A.-së, me shumë gjasë do të vononte çdo marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kur të mbahen zgjedhjet në SH.B.A., gjithçka në botë ndalon. Viti i ardhshëm do të jetë vit i humbur, për çdo progres në negociatat [Kosovë-Serbi], “tha ai.

“Për më tepër, derisa të dyja, SHBA dhe BE, të kuptojnë se ekstremistët nga të dy palët duhet të rrëzohen për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme për të ardhmen, status quo – apo diçka më keq se kjo – do të mbizotërojë,” përfundoi ai./BIRN

Related- Posts

KOSOVA

Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

8 Qershor, 2026
KOSOVA

Të gjitha partitë po fitojnë, e Kosova po humb

8 Qershor, 2026
Bota

Nikol Pashinyan shpall fitoren pas zgjedhjeve parlamentare në Armeni

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

8 Qershor, 2026

“Shqipëri e Re”/ Protesta për Zvërnecin në ditën e nëntë në kryeqytet

8 Qershor, 2026

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

8 Qershor, 2026

Zelensky takon aleatët kryesorë evropianë në Londër mes përshkallëzimit të luftës

8 Qershor, 2026

Mjaft më mashtrues!

8 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.