Një aeroplan mallrash, që transportonte 11 tonë municione ushtarake dhe eksplozivë nga Serbia, u rrëzua në Greqinë Veriore duke shkaktuar panik për banorët për shkak të ekspozimit ndaj ndaj tymrave të rrezikshëm.
Të tetë anëtarët e ekuipazhit në bordin e ”Antonov An-12” vdiqën kur avioni i projektuar nga sovjetikët u rrëzua pranë qytetit të Kavalas, thanë sot zyrtarë në Greqi dhe Serbi.
Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç tha se ngarkesa ishte planifikuar për në Bangladesh, me ndalesa të planifikuara në Jordani dhe Arabinë Saudite.
Aeroplani u ngrit nga qyteti i Nishit dje në orën 20:40 me orën lokale dhe mbante 11.5 ton pajisje ushtarake serbe për një blerës në Bangladesh. Blerësi dhe përdoruesi plotësisht i ligjshëm i ngarkesës ishte Ministria e Mbrojtjes e Bangladeshit. Fluturimi kishte nisur nga Nishi me ndalesa të ndërmjetme për arsye teknike në Aman, Riad, Ahmedabad dhe kishte destinacion përfundimtar në Daka”, tha ministri serb i Mbrojtjes.