I pyetur nëse do të shkonte në samitin e BE-së në Bruksel më 23 qershor, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se kishte marrë një ftesë.
Sipas tij, ai ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në samit dhe para se të marrë një vendim do të bisedojë me liderët e Ballkanit të Hapur, si dhe me anëtarë të Qeverisë së Serbisë.
“Dëshiroj të konsultohem me qeverinë, por edhe me njerëzit nga Ballkani i Hapur, që të marr vendim nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë qëndrimi do të mbajmë”, tha ai.
Duke folur për rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik nesër në Bruksel, ai tha se shpreson të paktën në një marrëveshje, por se është i interesuar edhe se çfarë do të ndodhë të enjten, më 23 qershor në Samitin e Brukselit.
I pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga dialogu i nesërm në Bruksel, Vuçiq është përgjigjur se pret që të jetë në rregull, përveç nëse, thotë ai, pala tjetër “shpik diçka sërish”. “Shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje, sepse kjo do të ishte marrëveshja e parë për disa gjëra elementare, të cilat do të ishin të rëndësishme”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se është shumë i interesuar se çfarë do të ndodhë të enjten, në Samitin e BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, sepse në bazë të kësaj, thotë ai, do të mund të konkludojë se cila do të jetë arkitektura e Evropës. si. Vuçiq përmendi se kjo do të jetë ndoshta dita më e rëndësishme dhe më interesante në 10 vitet e fundit në nivel evropian.
/Argumentum.al