Samiti i BE-së/ Rama: “I gjithë unioni i marrë peng nga Bullgaria...Çfarë do të bëjmë atje?!

Kryeministri Edi Rama diskutoi sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për samitin e ardhshëm të BE-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama shkruan se “i gjithë unioni i marrë peng nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë”.

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i marrë peng nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë do të bëjmë atje?!”, tha Rama.

Në 23 qershor në Bruksel, pritet të mbahet Samiti BE – Ballkani Perëndimor.

Konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor do të mbahet një ditë para sesionit të Këshillit të BE-së, që pritet të vendosë për integrimin e vendeve të rajonit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin hapjen e negociatave, gjë e cila kërkon heqjen e vetos nga Bullgaria.

/Argumentum.al