Taulant Balla ka paraqitur në komisionin e Ligjeve kërkesën për shkarkimin e presidetit Ilir Meta. Komisioni i Ligjeve shqyrton sot kërkesën për shkarkimin e kreut të shtetit.
Ulsi Manja ka deklaruar gjatë mbledhjes së komisionit se Meta është lajmëruar nga kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa shtoi se nëse presidenti dëshrion do të dëgjohet në komision.
Gjatë fjalë së tij në komision Balla tha se Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën duke i njohur vetes atribute që i takojnë Parlamentit.