Ambasadorët suedez dhe finlandez i kanë dorëzuar zyrtarisht aplikimet e tyre për NATO sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg, në një video ceremoni në internet, sot në Bruksel.
Duke pranuar aplikimet në selinë e NATO-s, Stoltenberg tha se masa ishte një “hap historik” në një “moment kritik” për sigurinë evropiane në sfondin e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Shefi i NATO-s tha se aleanca do të vlerësojë ofertën e anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur, por interesat e sigurisë të të gjithë aleatëve “duhet të merren parasysh”.
Ai u referohej kundërshtimeve të fundit nga Turqia.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të hënën se ai nuk mund të pajtohej me pranimin e dy vendeve që sanksionuan vendin e tij dhe përsëriti akuzat se të dy vendet mbështesin “organizatat terroriste”, një referencë për Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe milicinë kurde, Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG) në Siri.