Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Tiranë është shprehur për Euronews Albania se janë skandalizuar për sulmin fizik ndaj Sali Berishës.
“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotesisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, u shpreh ai.