• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Vjosa – Ndërtim digash apo Park Kombëtar, Presidenti Meta:Të mbrojmë Vjosën dhe lumenjë e tjera të Shqipërisë përpara se t’i vënë kazmën edhe turizmit

24 Shtator, 2020
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Presidenti Meta
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Meta në tryezën e rrumbullaktë për të ardhmen e lumit Vjosa – Ndërtim digash apo Park Kombëtar: Mbështes ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen Park Kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen HEC-et

Nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta dhe në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tiranës, u mbajt sot tryeza e rrumbullaktë me temë: ‘‘E ardhmja e Lumit Vjosa’’ ndërtim digash ose Parku Kombëtar, me praninë e Rektorit të UT-së Artan Hoxha, Avokatit të Popullit Erinda Balanca,shkencëtarë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, diplomatë,  si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e të pavarura, të pushtetit vendor, grupe interesi dhe përfaqësues të shoqërisë civile

Në fjalën e Tij, Kreu i Shtetit u shpreh:

“Në shkurt të këtij viti, nga një përfaqësi shkencëtarësh nga Universiteti i Vjenës dhe Universiteti i Tiranës, u vura në dijeni mbi vlerat e veçanta të lumit të Vjosës dhe mbi përpjekjet për të ndaluar ndërtimin e digave për HEC-e mbi këtë lumë.

Të shqetësuar nga heshtja dhe këmbёngulja e Qeverisë në tenderimin e digave, kjo përfaqësi më dorëzoi një Peticion për mbrojtjen e Vjosës, i mbështetur nga 776 shkencëtarë nga 46 vende të botës, një pjesë e tyre personalitete të ekologjisë lumore, si dhe nga 129 ekspertë shqiptarë, një pjesë e mirë nga Universiteti i Tiranës, por dhe institucione të tjera të vendit.

Kjo përfaqësi, më informoi se Lumi i Vjosës, objekt i kësaj tryeze, prej vitit 2014 është identifikuar nga organizma mjedisore ndërkombëtare të rëndësishme, si tepër i veçantë, për vlerat natyrore dhe të biodiversitetit; i fundit në Europë me rrjedhje të lire, i egër; i pa prekur nga ndërhyrjet e njeriut, nga burimi në malet Pindos, deri në bregdetin Adriatik.

Shqetësimi i shkencëtarëve është se planet hidroenergjetike u japin fund vlerave, që mbart një lumë i tillë, me pasoja jo vetëm natyrore, por edhe ekonomike e sociale në mënyrë afatgjatë.

Ky shqetësim është shfaqur edhe nga Konventa e Bernës, për ruajtjen e botës së egër dhe habitateve natyrore, nga vetë Parlamenti Evropian në Raportet e Progresit 2015, 2016 dhe 2017, dhe së fundmi, vetëm para pak ditësh, edhe nga Komuniteti i Energjisë së Bashkimit Europian.

Nga takimi i muajit shkurt dhe nga informacionet e bashkëngjitura, kuptova se mbi 90% e gjithë rrjedhjeve lumore të vendit tonë, kanë vlerë natyrore të lartë ose shumë të lartë, sipas standardeve të Natura 2000, rrjeti më i madh botëror i zonave të mbrojtura.

Kjo përbën vërtet një pasuri natyrore në shkallë kombëtare, por edhe ndërkombëtare, dhe një përgjegjësi të madhe për ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit, si dhe një detyrim të vendit tonë ndaj shumë konventave dhe direktivave të Bashkimit Europian.

Duket se në këtë fazë tranzicioni, mjaft kaotike dhe pa shumë përvojë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, prej vitit 2007 është rritur jashtëzakonisht numri i përgjithshëm i HEC-eve të ndërtuara, në ndërtim e sipër ose në plan për ndërtim.

Ekspertët thonë se sot, nuk ka degë lumi, që nuk është në proces ndërtimi apo në plan për t’u përdorur për HEC-e. Dendësia e HEC-eve duket se është më e larta në Ballkan, gati dyfish me vendet e rajonit!

Mbi 80 HEC-e janë dhënë edhe brenda Zonave të Mbrojtura të Vendit, ose në zona që janë të mundshme për t’u mbrojtur në të ardhmen, siç është rasti i lumit Vjosë.

Mund të përmend këtu, përpjekjet e dështuara të botës akademike, mjedisorëve dhe palëve vendore të interesuara, për të ndaluar fillimin e ndërtimeve të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës!

Ky duhet të përbëjë një shqetësim real jo vetëm për shkencëtarët, për ambientalistët, por për gjithë vendin, veçanërisht për vendimmarrjen që duhet të jetë tepër e përgjegjshme!

Ndërtimi i HEC-eve, në shkallë të gjerë, dhe aktivitete të tjera ndërtuese jo miqësore, madje armiqësore do të thoja, veçanërisht brenda zonave të mbrojtura, ose zonave që mund të mbrohen në të ardhmen, nuk mund të jetë kurrsesi një rrugë ‘e blertë’, një rrugë e qëndrueshme për zhvillimin e vendit!

Shkencëtarët këmbëngulin se, veç e veç, ose së bashku HEC-et shkaktojnë ndikime të dëmshme, si në kohë dhe në hapësirë: në ekosisteme dhe biodiversitet, në brigjet lumore, deri deltë dhe bregdet, në cilësinë e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore; deri dhe në ashpërsimin e klimës dhe nxitjen e mëtejshme të ngrohjes globale.

Nga informacioni duket se përbën shumë shqetësim edhe cilësia e hartimit dhe miratimit të Raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) për një ndërtim të caktuar, HEC apo çdo lloj tjetër ndërtimi pranë lumenjve.

Shpesh, ato përgatiten në tavolinë, në një mënyrë të nxituar, me shumë pak punë konkrete kërkimore në terren, dhe me shumë papërgjegjshmëri, miratohet ajo që dëshiron qeveria dhe koncesionari.

Duket se asnjëherë nuk ka ndodhur që një Raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) të kundërshtojë një ndërtim apo një kërkesë për ndërtim, që është jo në përputhje me mbrojtjen e natyrës dhe të shëndetit të njeriut, apo jo në përputhje dhe me opinionin e përparuar vendas dhe ndërkombëtar, si dhe me kërkesat e përsëritura nga Parlamenti Evropian, Konventa e Bernës, dhe institucione të tjera.

Këto ditë, jam vënë në dijeni, nga një Letër e Hapur drejtuar Qeverisë nga Komuniteti i Energjisë në Bashkimi Evropian , ku shprehin shqetësim për  vlerësimin e ndikimit në mjedis të projektit të HEC-i të Poçemit mbi Vjosë, jo në përputhje me kërkesat e Direktivës Europiane të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM).

Ҫuditërisht, duket se këto këmbana nuk dëgjohen, jo vetëm nga ekspertiza mjedisore, por dhe nga qeveria apo investitori!

Unë e kuptoj se mosndërtimi i HEC-ve brenda zonave të mbrojtura ose zonave të tjera të pambrojtura ende, por përsëri me vlera të veçanta, si lumi Vjosë, mund të ndikojë në humbje të shfrytëzimit të kapacitetit hidroenergjetik të vendit.

Por shteti shqiptar, në zhvillimin e tij, duhet të ruajë në radhë të parë vlerat e natyrës dhe të shëndetit të njeriut.

Kjo kërkesë buron nga vetë Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 59, ku theksohet synimi për ”një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, si dhe për “shfrytëzimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm”.

 Ekspertët këshillojnë të gjenden burime alternative të energjisë për të plotësuar nevojat tona; p.sh. shfrytëzimin e energjisë diellore, të cilën vendi ynë e ka gjithashtu të bollshme.

 Kjo do të siguronte edhe një furnizim më të ekuilibruar të energjisë, më të qëndrueshëm, por edhe më të shëndetshëm për mjedisin natyror dhe për vetë njeriun.

Këto janë disa nga arsyet, që më shtynë të organizoj këtë Tryezë mbi të ardhmen e lumit Vjosë – Ndërtim digash ose Park Kombëtar, –  duke nxitur një debat mes shkencës dhe politikëbërjes, debat shpesh i mohuar në zhvillimin e vendit.

Unë e mbështes një debat të tillë, me shumë vlerë dhe me shumë rëndësi, si për zhvillimin e vendit dhe për shfrytëzimin e qëndrueshëm të pasurive tona natyrore.

Do të kërkoja nga Qeveria, që debate të tilla të ndodhnin përherë, madje mundësisht të jenë të insitucionalizuara, me ekspertë vendas dhe të huaj, sa herë që lind nevoja për plane ndërtimore madhore në vend.

Personalisht, unë do të mbështesja ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen Park Kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen HEC-et e Poçemit dhe të Kalivaçit.

Mbështes dhe përgëzoj edhe bashkëpunimin në vite mes institucioneve kërkimore shqiptare dhe të huaja në këtë drejtim.

Përurimin nesër të Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare për Vjosën, në Tepelenë, e shoh si një arritje mjaft pozitive dhe shpresëdhënëse në këtë drejtim.

Rishikimi nga Qeveria i planeve ndërtimore mbi lumin e Vjosës, do të ishte jo vetëm një shenjë shumë e mirë demokracie, në vlerësim të opinionit të përparuar kombëtar dhe ndërkombëtar, por edhe një reagim për gjithë këshillimet e përsëritura nga Parlamenti Europian, EnCom, Konventa e Bernës, IUCN, e shumë e shumë institucione të tjera.

Çdo qëndrimi kokëfortë nuk do t’i shërbente të mirës së përbashkët të vendit, por njëkohësisht edhe rrugës tonë për në Bashkimin Europian.

 Uroj që tryeza e sotme të arrijë të vendosë një dialog të munguar midis shkencëtarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore, me qëllim, jo vetëm zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por edhe ruajtjen e natyrës sonë të mrekullueshme, me të cilën jemi bekuar.

Dhe kjo duhet të ndodhë sot dhe duhet të ndodhë tani dhe jo më vonë! Mjafton që çdo qytetar i thjeshtë të shkojë e të shikojë se çfarë ka ndodhur për të vënë duart në kokë!

Të mbrojmë  Vjosën dhe lumenjë e tjera të Shqipërisë përpara se t’i vënë kazmën edhe turizmit, që është një nga alternativat më afatgjata dhe më të mundshme për të kontribuar edhe për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për të ndihmuar edhe shumicën e familjeve shqiptare që banojnë në zona të tilla.”

Tags: HECIlir Metalumi vjosa

Related- Posts

Kryesore

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

26 Shtator, 2026
Kryesore

Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

25 Shtator, 2026
POLITIKË

Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

25 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026

Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

26 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.