Serbia do të vazhdojë t’u shesë armë vendeve të tjera, pavarësisht nga rrëzimi i fundit i aeroplanit ukrainas në Greqi, i cili transportonte armë serbe për Bangladeshin, tha sot në Beograd presidenti Aleksandar Vuçiç.
Gjatë një turneu në ekspozimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura Serbe nga industria ushtarake vendase, me Presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, Vuçiq u tha gazetarëve se “nuk e kupton pyetjen se pse Serbia shet armë .”
“Ne po shesim që të kemi paga dhe pensione më të larta”. Dhe ne do të vazhdojmë t’i shesim, në Bangladesh dhe Qipro, Togo dhe Senegal, kujtdo që është përdorues përfundimtar i autorizuar”, tha Vuçiq në Shtëpinë e Gardës në Topcider, ku zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë i prezantuan El-Sisi-t. automjete të blinduara, raketa dhe armë të tjera.
Kujtojmë se disa ditë më parë një aeroplan mallrash, që transportonte 11 tonë municione ushtarake dhe eksplozivë nga Serbia, u rrëzua në Greqinë Veriore duke shkaktuar panik për banorët për shkak të ekspozimit ndaj ndaj tymrave të rrezikshëm.
Dyshohet se ngarkesa kishte destinacion Ukrainën por qeveria serbe e ka hedhur poshte kete lajm duke e quajtur dashakeqes për Serbinë .
Gjithsesi ende nuk ka një hetim final për destinacionin real të avionit që u rrëzua në Greqi.
/Argumentum.al