Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ministër i Jashtëm i Kinës, i dërgoi të premten një mesazh urimi znj. Helen McEntee për marrjen e postit të ministres së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Irlandës.
Wang Yi tha se Kina dhe Irlanda janë partnere strategjike me përfitim të ndërsjellë. Në vitet e fundit, të dyja palët kanë ruajtur shkëmbimet e ngushta të nivelit të lartë, kanë thelluar vazhdimisht bashkëpunimin në fusha të tilla si tregtia e investimet, kultura e arsimi, dhe kanë mbështetur së bashku multilateralizmin dhe tregtinë e lirë.
“Unë jam i gatshëm që të krijoj marrëdhënie të mira pune me znj. Ministre të Jashtme dhe të punojmë së bashku për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve kino-irlandeze e për të arritur rezultate më pozitive,” vuri në dukje kreu i diplomacisë kineze./CGTN





























































