Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka reaguar kundër veprimeve të Listës Serbe, në ditën kur po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.
Sipas Musliut, Lista Serbe po vazhdon të shkelë Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën zgjedhore.
Pas një fushate të ashpër kundër partive të tjera që përfaqësojnë komunitetin serb, e cila sipas tij është zhvilluar sipas urdhrave të Serbisë, përkatësisht të terroristit Millan Radojçiq, sot në Mitrovicën e Veriut po shkelet hapur Rregullorja Zgjedhore nr. 07/2024.
Rregullorja, në Nenin 8 – Veprimet e ndaluara gjatë heshtjes zgjedhore, përcakton qartë se:
Nga hapja e qendrave të votimit dhe deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike dhe përfaqësuesve të tyre u ndalohen veprimet si mbajtja e takimeve për qëllime të fushatës zgjedhore apo grumbullimi i zyrtarëve të subjektit politik të certifikuar në afërsi të qendrave të votimit.
Megjithatë, sipas Musliut, Lista Serbe po i fton simpatizantët të grumbullohen para zyrave të saj në veri të Mitrovicës dhe në komunat e tjera, në ditën kur kanë filluar votimet dhe kur heshtja zgjedhore është zyrtarisht në fuqi.
Ai thekson se për këto veprime në kundërshtim me rregulloren zgjedhore, institucionet relevante duhet të ndërmarrin veprime ligjore, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.
Musliu kujton gjithashtu se gjatë fushatës zgjedhore, Lista Serbe është dënuar me 30 mijë euro, pas ankesës së një subjekti tjetër politik serb në veri, për shkelje të ligjit.

Postimi i plotë i Ekspertit të Sugurisë, Z. Agim Musliu:
LISTA SERBE VAZHDON TË SHKELË TE RREGULLORES ZGJEDHORE NR. 07/2024 PËR FUSHATËN E ZGJEDHJEVE
Pas një fushate të egër kundër partive të tjera që përfaqësojnë serbët, sipas urdhrave të Serbisë, përkatësisht terroristit Millan Radojçiq, sot në Mitrovicën e Veriut po shkel hapur Rregullorja zgjedhore Nr. 07/2024, ku është e përcaktuar qartë:
Neni 8
Veprimet e ndaluara gjatë heshtjes zgjedhore
1. Nga hapja e qendrave të votimit për votim dhe deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike dhe përfaqësuesve të tyre u ndalohen veprimet e mëposhtme:
1.1. Mbajtja e takimeve për qëllime të fushatës zgjedhore apo grumbullimi i zyrtarëve të subjektit politik të certifikuar në afërsi të qendrave të votimit.
Lista Serbe po fton simpatizantët që të grumbullohen para zyrave të saj në veri të Mitrovicës dhe ne komunat tjera në ditën kur kanë filluar votimet dhe kur zyrtarisht është në fuqi heshtja zgjedhore.
Për këto veprime në kundërshtim me rregulloren, institucionet relevante duhet të ndërmarrin veprime ligjore, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.
Gjatë fushatës zgjedhore, Lista Serbe është dënuar me 30,000 euro pas ankesës së një subjekti tjetër politik serb në veri për shkelje të ligjit.
/Argumentum.al





























































