Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka rikujtuar sot një datë të rëndësishme për Shqipërinë, 11-vjetorin e anëtarësimit në NATO. Znj. Kim duke kujtuar se, forcat e Shqipërisë kanë dhënë kontribut në operacione si në Afganistan, Irak, Bosnje, Kosovë dhe Letoni, thekson se SHBA janë krenarë që janë në një aleancë me Shqipërinë. Nga ana tjetër, ambasadorja thotë se, shumë shpejt do të ketë një bazë të NATO-s në Kuçovë.
“Në 11 vite që kur Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s, SHBA dhe forcat shqiptare kanë derdhur gjak, djers dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnje, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti do të kemi bazë të NATO në Kuçovë. SHBA janë krenarë që janë aleatë me Shqipërinë”, shprehet ambasadorja.
NATO planifikon të investojë 51 milionë euro për modernizmin e bazës ajrore në Kuçove, në mënyrë që të jetë funksionale në bazë të kritereve dhe standardeve të aleancës ushtarake. Pjesë e investimeve përfshihet ndërtimi depoje karburanti dhe municionesh.