• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Mbyllet Ballkani i Hapur! Tur i dështuar! Kurti ka të drejtë por jo fuqi! Dilema ukrainiane e NATO-s!

17 Korrik, 2023
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

REALPOLITIK FLASH NR. 72

 1 – 17 KORRIK 2023

 Mbi 4 ngjarjet kryesore diplomatike, shkurt dhe shqip, me vetëm 1.000 fjalë nga analisti i njohur, Mjeshtër i madh  Dr. JORGJI KOTE

1.Mbyllet Ballkani i Hapur! Nga halli natyrisht dhe trysnia gjermane, sepse më 16 Tetor në Tiranë do të mbahet Samiti i ”rivalit” të tij, Procesit të Berlinit. Kësisoj,  nuk shkon ” dy kamberë në një derë” Berlini ose Beogradi, të dyja jo!

Ndaj dhe kjo mbyllje u shpall e njëanshme dhe me ngut në Podgoricë, ku disa muaj më parë Rama shpalli se do ishte Samiti i radhës i Ballkan i Hapur. E bëri këtë në një dalje shtypi me Abazoviçin. Kjo u duk qartë në hezitimin dhe rezervat e shprehura nga Vuçiç dhe Kovacevski në takimin me Ramën, ku ”njeri i binte gozhdës dhe tjetri patkoit” Në fakt, Kryeministri Rama nuk kishte  rrugëdalje tjetër,  mbasi ”nuk mbante më ujë pilafi”! Ca më tepër kur tani BE-ja dhe Gjermania po mendojnë seriozisht vendosjen e sanksioneve ndaj Beogradit, ku Ballkani i Hapur do të ishte në krye, sepse ”në vend t’i vinte vetullat, i ka nxjerrë sytë” rajonit. Ndaj, distancimi prej tij, tre muaj përpara Samitit të Berlinit në Tiranë, ndonëse tejet i vonuar mendohet se mund ta shpëtojë Ramën nga turpi dhe pasojat e tjera në rrugtimin europian të Shqipërisë.

2.Tur i dështuar rezultoi ai që Kryeministri Rama ndërmori më  6-7 korrik në 5 kryeqytetet e rajonit, me rastin e zhvillimit në Tiranë të Samitit të lartpërmendur më 16 Tetor. E nisi ters, duke krijuar perceptimin e një turi ballkanik  të ” liderit global” kur në fakt bëhej fjalë thjesht për takime përgatitore për atë Samit, axhendën, objektivat, procedurat dhe aq. Veç kësaj, pati mungesë komunikimi diplomatik me  palët e sidomos me Prishtinën zyrtare. Ca më tepër kur vizita e Ramës atje vinte mbas disa ” tërmeteve” politike që shkaktuan dorëzimi ” fshehurazi” i një drafti mbi krijimin e asociacionit,  propozimit për një konferencë ndërkombëtare pa asnjë njoftim paraprak të Prishtinës, anullimin në momentet e fundit të Mbledhjes së përbashkët të  dy qeverive dhe mos dërgimit të një ftese për lidershipin e Kosovës me rastin e vizitës së Klintonit në Tiranë më 3 Korrik. Për pasojë, Rama në Prishtinë ” korri atë çka mbolli!” Jo pa probleme shkuan dhe takimet në Shkup, Sarajevo dhe së fundi në Beograd, sidomos me ” kakofoninë” e krijuar lidhur me mbylljen e njëanshme të  ”Ballkan i Hapur”. Ja pse ky tur dështak, i pasuar me 2 skandalet më të fundit VIP brenda vendit hedh hije të mëdha dyshimi mbi aftësitë e Kryeministrit Rama si negociator dhe ndërmjetësues rajonal, se ndërkombëtar është ca si shumë. Nuk dihet se sa ngushëllues është Samiti Informal në Tiranë më 17 Korrik, sërish pa Kurtin!

Për pasojë, Ramës i shkuan dëm dhe kreditë që përfitoi falë vizitës së ish Presidentit Clinton në Tiranë.

3.Kurti ka të drejtë por jo fuqi! Më 10 Korrik u njoftua marrëveshja midis Kosovës dhe BE-së për të zbatuar brenda dy javë ve  masat e rekomanduara për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Siç e kemi përmendur dhe më parë, sipas standardeve demokratike, Kryeministri Kurti dhe Kosova kanë patur të drejtë në qëndrimet e tyre lidhur me tensionet në veri të vendit. Mirëpo, problemi i madh është se Prishtina nuk ka fuqinë dhe kapacitetet për t’i zbatuar. Ndërsa BE-ja, NATO, SHBA-të, ndonëse nuk kanë patur të drejtë, kanë fuqinë dhe kapacitetet për t’i zbatuar ato, në kuadrin e interesave më të mëdha gjeopolitike në rajon. Ndaj dhe duhen dëgjuar e vepruar në unison me to, se në fund të fundit janë aleatët tanë të mëdhenj. Pastaj, nuk shkon asnjë fije sovranizmi sidomos tani që Kosova kërkon anëtarësimin në KiE, BE dhe gjetkë. Vërtet do të dorëzojë diçka nga sovraniteti i saj te aleatët tanë, por në këmbim do të marrë shumë më tepër në të gjitha aspektet.

4.Dilema ukrainiane e NATO-s: Njihet tashmë dilema hamletiane e Shekspirit ” të jesh apo të mos jesh”! Mirëpo,  pas 24 Shkurtit 2022 lindi dilema tjetër shumë më e madhe, që ishte dhe në krye të axhendës së Samitit të NATO-s në Vilnius më 11 – 12 Korrik: ” të jetë apo të mos jetë Ukraina në NATO? ” Dhe, nëse po, tani, nesër apo kur?”

Kjo dilemë historike për Ukrainën në NATO u pasqyrua pas shumë debatesh dhe në Deklaratën përfundimtare të Samitit. Edhe pse përgjigja nuk ishte ajo çka priste Ukraina, Vilniusi shënoi një hap  historik përpara teksa  përmendi për herë të parë ”ftesën” për anëtarësim, kur të jenë dakord të gjithë dhe kur të jenë plotësuar të gjitha kushtet e duhura.

Po ashtu, në Vilnius u miratua dhe më 12 Korrik u mblodh nën kryesimin e Presidentit Zelenski dhe Sekretarit të Përgjithshëm  të NATO-s Jens Stoltenberg, Këshilli i sapokrijuar NATO-Ukrainë, forumi më i lartë këshillimor dhe i krizës për të dyja palët. Ndërkohë, NATO hoqi dhe kërkesën për zbatimin nga Ukraina të Planit të Veprimit për Anëtarësim ( MAP), çka shkurton procedurat dhe përshpejton procesin në fjalë.

Kështu, vijmë natyrshëm te çështja e dytë madhore gjeopolitike që merr dhe më shumë rëndësi në kushtet e shtyrjes së anëtarësimit në NATO –  garancitë e nevojshme të sigurisë për Ukrainën. Vilniusi mirëpriti idenë e Presidentit Biden për zbatimin dhe në rastin e Ukrainës të modelit izraelit me garancitë dhe mbështetjen amerikane për mbrojtjen. Mbi këtë bazë, SHBA-të i japin çdo vit Izraelit 3,5 miliard Euro ndihma për modernizimin e armatimit dhe teknikës ushtarake.

Në këtë drejtim, padyshim arritje e madhe e këtij Samiti ishte  Deklarata e G-7 e njoftuar më 12 Korrik në Vilnius nga Presidenti amerikan Joe Biden mbi dhënien e garancive për sigurinë Ukrainase, për ta ndihmuar në luftën e saj ndaj ofensivës ruse në ajër, në tokë dhe në det dhe për shkurajimin e Rusisë  nga çdo sulm tjetër kundër Ukrainës në të ardhmen. Ky grupim mbështetës  me 7 vendet më të fuqishme dhe më demokratike të botës është  garancia më e madhe për sigurinë, mbrojtjen dhe fitoren e Ukrainës. Po ashtu, në Vilnius u shpall krijimi i një koalicioni tjetër me 11 shtete, të cilat do të marrin përsipër trajnimin e pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve ushtarakë F – 16 që do t’i livrohen Ukrainës.

Përfundimisht, opsioni me i mirë dhe më i pranueshëm, siç tregoi dhe Samiti në Vilnius është kombinimi i garancive të lartpërmendura mbrojtëse dhe vazhdimi i mbështetjes perendimore me armatime për Ukrainën deri në fitore dhe pas mbarimit të luftës, anëtarësimi i saj sa më i shpejtë në NATO.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026
Bota

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026
EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.