• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Ekspertë franko-gjermanë propozojnë reformim të BE-së para zgjerimit

19 Shtator, 2023
in JO VETEM LAJM, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Para se të zgjerohet në më shumë se 30 vende anëtare, Bashkimi Evropian duhet të bëjë disa reforma, në mënyrë që të jetë funksional. Zgjerimi i BE-së, në njërën anë, dhe thellimi i integrimeve brenda unionit, duhet të shkojnë paralelisht. Këto janë porositë kryesore të një raporti franko-gjerman për reformat e BE-së para se ajo të zgjerohet, sipas REL.

Raporti, tekstin e të cilit e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, i porositur nga qeveritë e këtyre dy vendeve kryesore të BE-së, është përpiluar nga 12 ekspertë të pavarur dhe nuk paraqet qëndrimet zyrtare të këtyre dy shteteve. Por, ky raport do të shërbejë për debatin që pritet të zhvillohet ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe institucioneve të bllokut për reformat e nevojshme.

Sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian, në raport propozohet që vendimet për të hapur apo mbyllur kapitujt në procesin negociator, të miratohen në të ardhmen me shumicën e kualifikuar në Këshill e jo siç është tash me unanimitet. Në këtë mënyrë, vlerëson raporti, do të përshpejtohej procesi.

Mirëpo, në fund, vendimi për pranimin e një shteti të ri anëtar do të mbetej vendim që duhet të miratohet me unanimitet nga të gjitha vendet ekzistuese anëtare.

Në këtë raport mbështetet ideja që BE-ja dhe vendet anëtare të bëhen gati për zgjerim deri në vitin 2030, ide që para disa javësh e kishte përmendur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michell.

Vendet kandidate do të duhej deri atëherë të punojnë për t’i përmbushur kriteret e nevojshme.

Raporti në fjalë propozon që lidershipi i ri i BE-së, i cili do të dalë nga zgjedhjet evropiane të qershorit të vitit 2024, do të duhej të obligohej për ta bërë vitin 2030 si afat për zgjerim dhe BE-ja të jetë e gatshme për këtë deri në këtë afat.

Po ashtu, propozohet që rundet e zgjerimit të ndahen në grupe të shteteve. Për t’u bërë gati, sipas këtij raporti, BE-ja do të duhet të vendosë nëntë parime, sipas së cilave do të drejtohej strategjia e ardhshme e zgjerimit. Këto parime do të ndaheshin në dy pika.

Pika e parë do të ishte “kualifikimi për anëtarësim në BE”, që ka të bëjë me përgatitjen e vendeve anëtare dhe pika e dytë – “dinamika e procedurave të anëtarësimit”, që nënkupton përgatitjen e institucioneve të BE-së.

Në kualifikimin për anëtarësim, që ka të bëjë me përmbushjen e kushteve nga vendet kandidate, ky propozim përmend pesë pika kyçe: Çështjet fondamentale së pari, aspektet gjeopolitike, zgjidhja e konflikteve, mbështetja shtesë teknike dhe financiare dhe legjitimiteti demokratik. Këto propozime shkojnë, po ashtu, në përputhje me thirrjet që vendet, të cilat duan të hyjnë në BE më parë duhet t’i zgjidhin konfliktet me fqinjët, në mënyrë që në BE të mos barten probleme bilaterale.

Në çështjet që kanë të bëjnë me dinamikën e anëtarësimit, propozimi përmend pikat kyçe: barazinë, sistematizimin, mundësinë e kthimit dhe votimin me shumicë të kualifikuar.

Disa parime që ka në këtë moment BE-ja, si për shembull votimin me unanimitet dhe parimin që secili shtet të ketë një anëtar të Komisionit Evropian, nuk do të mund të mbaheshin në të ardhmen dhe, sipas këtij raporti, do të duhej ndryshuar.

Raporti thotë se në një BE më të zgjeruar do të duhej të kishte më pak anëtarë të Kolegjit të Komisionit Evropian sesa që ka vende anëtare. Do të duhej, si alternativë, që të ketë dy lloj komisionarësh, një “komisionar udhëheqës“ dhe një komisionar të thjeshtë. Vetëm “komisionarët udhëheqës” do të kishin të drejtë të votonin në Komisionin Evropian.

Zvogëlimi i Komisionit Evropian në më pak anëtarë sesa që BE-ja ka vende anëtare ka qenë synim edhe nga e kaluara. Por, kjo nuk ka mundur të ndodhë pasi shumë vende anëtare e kanë kundërshtuar. Sidomos vendet më të vogla të BE-së kanë insistuar që secili shtet të ketë një anëtar të Komisionit Evropian, duke thënë se në këtë mënyrë sigurohet barazia e tyre, pa marrë parasysh madhësinë.

Parlamenti Evropian do të mbante numrin maksimal të anëtarëve në të ardhmen në 751, pa marrë parasysh se me sa shtete do të zgjerohej BE-ja.

Gjithashtu propozohen ndryshime edhe në miratimin e buxhetit të përbashkët të Bashkimit Evropian,në atë mënyrë që BE-ja ta mbushë buxhetin edhe me resurse të veta, pa kërkuar nga vendet anëtare, përmes taksave të ndryshme.

Ndërsa korniza shumëvjeçare financiare do të miratohej çdo pesë vjet, sa edhe zgjat mandati i Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian e jo siç është tash çdo shtatë vjet.

Ajo që ndoshta do të shkaktojë më së shumti kundërshtime në debate është propozimi që “integrimet evropiane” të kenë “katër shpejtësi“. Propozohet që vendet, të cilat duan të thellojnë integrimin mes tyre të mund ta bëjnë këtë pa pasur nevojë të presin që me një gjë të tillë të pajtohen të gjithë në BE.

Sipas propozimit, brenda BE-së do të ketë një “rreth të brendshëm“ të vendeve që do të thellonin integrimin mes tyre. Pas këtij rrethi, do të vinte e tërë BE-ja, pra të gjitha vendet anëtare.

Niveli i tretë i integrimeve do të ishte “vendet e asociuara”, ndërsa niveli i katërt i integrimeve do të ishte Bashkësia Politike Evropiane (EPC), që tashmë ka nisur takimet sipas propozimit të presidentit të Francës, Emanuel Macron. Në këtë bashkësi janë të gjitha vendet e kontinentit të Evropës që duan të ndajnë interesat e përbashkëta.

Thirrjet për reforma në BE, si kusht për t’u zgjeruar, janë përsëritur shumë gjatë muajve të fundit. Por, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se, nëse kërkohen ndryshime në Traktatin e BE-së, atëherë zgjerimi i bllokut nuk duhet të presë derisa të bëhen ndryshimet, por të bëhet më shpejt.

Në anën tjetër, janë vendet si Franca që insistojnë se BE-ja me kornizën e tashme ligjore dhe procedurën e miratimit të vendimeve që ka në fuqi, nuk do të mund të funksiononte si duhet nëse zgjerohet tutje pa u reformuar nga brenda.

/Argumentum.al

Related- Posts

Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026
Bota

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026
Bota

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.