• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqipëria drejton Këshillin e Sigurimit në OKB/ Kryeministri Rama: Të mbështesim Ukrainën pa kushte!

21 Shtator, 2023
in Kryesore, NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësit botërorë dhe ministrat e jashtëm që merrnin pjesë në debatin vjetor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u grumbulluan në dhomën e Këshillit të Sigurimit për takimin, i cili u fokusua në ruajtjen e Kartës së OKB-së përmes multilateralizmit efektiv në kontekstin e luftës në Ukrainë, që tani hyn në muajin e saj të 20-të.

Karta është dokumenti themelues i OKB-së dhe kodifikon parimet kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke përfshirë barazinë sovrane të shteteve dhe ndalimin e përdorimit të forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Ne duhet të pranojmë se OKB-ja e gjen veten në një ngërç për çështjet e agresionit. Njerëzimi nuk i mbështet më shpresat e tij te OKB-ja kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve sovranë të kombeve,” tha zoti Zelenskyy në Këshill.

“Udhëheqësit botërorë po kërkojnë platforma dhe aleanca të reja që mund të zvogëlojnë shtrirjen katastrofike të problemeve – problemet që hasen këtu brenda këtyre mureve me retorikë, sesa zgjidhje reale; me aspirata për të bërë kompromis me vrasës, në vend të mbrojtjes së jetëve.”

Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka drejtuar sesionin me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Debati i nivelit të lartë, i cili u drejtua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u zhvillua me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të KS-OKB-së, si dhe zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Takimi u drejtua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa vendi mban presidencën e rradhës të Këshillit këtë muaj.

Ambasarori rus Vasily Nebenzya:  Zoti President, u nxituat të thoni ‘’pra, u vendos’’. Kemi dy pyetje. Së pari e mbi të gjitha dua t’ju pyesim mbi ç’bazë propozoni që t’i jepnit presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy fjalën përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica e të cilëve përfaqësohen po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që dua të bëj është  mbi ç’bazë ftoni ju ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut  në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSBE-së? 

Kryeministri shqiptar Edi Rama: “Dua të siguroj kolegët tanë rusë se të gjithë ata që janë këtu, se ky nuk është një operacion special i Presidencës Shqiptare, por një vijimësi e një praktike kohëgjatë e të konsoliduar të këtij Këshilli, për rrjedhojë është në përputhje të plotë me udhëzimet dhe praktikat e Këshillit”

Në përgjigje, ambasadori rus në OKB, replikoi se Shqipëria i kishte vendosur besimet e saj politike dhe ideologjike mbi detyrimet e këshillit.

Ambasarori rus Vasily Nebenzya: “Ne nuk besojmë se argumentët që na paraqitët janë bindëse. Doja të na shpjegoni pse i është dhën përparësi presidentit të Ukrainës.  Nëse bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse. Anëtarëve të KS kanë dëgjuar këto fjalë të Zelenskyt nëpërmjet video mesazheve. Këtu ka një shkelje flagrante sepse udhëtim i presidentit Zelensky për të ardhur këtu e për të folur, shihet si një privilegj në vend të të cilit gjatë seancës së fundit përfaqësuesi i Kievit vendosi të flasë përmes një video mesazhi.

Zelensky gjatë vitit të kaluar su largua për shkak të rrethanave por kjo se ka ndaluar atë të udhëtojë drejt SHBA. Kjo shkelje ka rreziqe në KS sepse rrezikon të kthehet në një shfaqje. Kjo e sotmja do të jetë më shumë një sspektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e Zelenskyt por të bëhet sipas rregullave. Ata që nuk janë vende anëtare të flasin pas vendeve anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar shkelje flagrante. Shqipëria ska mundur ta mbajë një gjë të tillë sot”

Më tej Ambasadori rus shtoi se Shqipëria kishte shkelur gjithashtu rregullat, duke ftuar një numër të madh përkrahësish (të Ukrainës) nga vende te NATO, si edhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si kreun e radhës së OSBE-së. Por Rama, në vijim të polemikës, i propozoi që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij.

Ambasarori rus Vasily Nebenzya: Pjesëmarrja e zotit Osmani shërben për të çuar përpara rregullat e njëanshme të lojës. Iu bëjmë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të mbajnë një qëndrim parimor në këtë drejtim dhe të flasin kundër këtyre qasjeve. Presidenca shqiptare ka treguar në fakt mospërfillje flagrante ndaj këtyre praktikave dhe ka vendosur bindjet ideologjike dhe të NATO-s mbi të gjitha mbi praktikat e Këshillit të Sigurimit i cili është një rojtar i qëndrimeve objektive. Për fat të keq Shqipëria nuk ka mundur ta menaxhojë një gjë të tillë sot” 

Kryeministri shqiptar Edi Rama: Më duhet të them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse,  por duke qenë se e përsëritët shumë herë që shkelja këtu ka të bëjë me faktin që presidenti Zelenski do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit, ka një zgjidhje për këtë. Nëse bini dakord. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të mbajë fjalën. Ajo çfarë e bëri të rëndësishëm atë për të gjithë ne ta dëgjojmë e mbase diskutojmë vjen nga diçka që e keni bërë ju, jo ne.

Nga Presidenti Zelenskyy, kryeministri Rama mori një mesazh falenderimi për këtë gjest në platformën X, të njohur më parë si Twitter.

“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ju i treguat botës se si ta trajtojë ashtu siç duhet Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shprehet ai.

Ishte hera e parë që Presidenti ukrainas merrte pjesë personalisht në punimet e këtij organi të OKB-së që kur Moska ndërmori agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Me ftesë të kryeministrit Edi Rama si drejtues seance, Zelensky i veshur këmishën e tij të gjelbër të ushtrisë mbrojti kërkesën për të ndihmuar Ukrainën të zbrapsë forcat ruse. Fjalimin e hapi duke shprehur mirënjohjen presidencës shqiptare për organizimin e këtij takimi.

Volodymyr Zelensky:  Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet…
Nuk do të isha këtu në qoftë se Ukraina të mos kishte propozime konkrete lidhur me disa zgjidhje të posaçme. 

-tërheqje e plotë, së pari, e të gjithë trupave ruse, formacioneve ushtarake përfshirë dhe flotën e Detit të Zi, ruse apo ato mbetje që tashmë janë, si dhe tërheqjen e mercenarëve dhe formacioneve ushtarake ruse nga i gjithë territori sovran i Ukrainës brenda kufijve tona të njohura ndërkombëtarisht qysh prej 1991. 

-Kthim i menjëhershëm i kontrollit të territorit të kufijve të Ukrainës gjithashtu dhe shërbimit të transportit dhe atij ekonomik në Detin e Zi dhe në të gjitha kufijtë. Vetëm përmbushja e këtyre dy elementeve do të çojë në ndërprerjen e armiqësive dhe sulmeve.”

Lideri i Ukrainës kërkon caktimin e sanksioneve të fuqishme kundër çdo agresori jo vetëm në fazën kur ka ndodhur lufta, por gjithashtu edhe në fazat e tjera. Zelensky propozon që këto sanksione të paraqiten në mënyrë automatike për t’u marrë parasysh nga Këshilli i Sigurimit në rast se çdo anëtar i Këshillit të Sigurimit raporton apo paraqet kërcënimin për agresion.

Volodymyr Zelensky: Dua të paraqes disa detaje specifike mbështetur në formulën e paqes.Konkretisht ajo quhet “Zbatimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe kthimit të integritetit të territorit ukrainas dhe i rendit botëror.  Pavarësisht se kush jeni, sistemi aktual i Kombeve të Bashkuara sërish ju bën më me pak ndikim sesa pushteti i vetos që përdoret nga disa dhe keqpërdoret nga një i vetëm, Rusia. Kjo është në dëm të të gjithë anëtarëve të tjerë të Kombeve të Bashkuara. ”

Ushtarët ukrainas duke dhënë gjakun e tyre, bëjnë atë që duhet të bëjë Këshilli i Sigurimit, po sprapsin Rusinë dhe po ruajnë parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Duke folur për tërësinë territoriale, ky është një element i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe lidhet pazgjidhshmërisht me largimin e pushtuesit.

Presidenti i Ukrainës prezantoi dhe 4 hapat  për t’i dhënë fund luftës 19-mujore duke theksuar se rikthimi i të gjithë territorit nën kontrollin e Ukrainës është çelësi për paqen.

Hapi 1 – Pezullimi i vetos për Rusinë 

Ajo çfarë konstatojmë në Kombet e Bashkuara është që për rastet e agresionit, masakrave, mizorive masive, e drejta e vetos duhet të mos përdoret megjithatë Asamblesë së Përgjithshme i duhet dhënë pushtet i vërtetë për të tejkaluar veton. Ky do të ishte hapi i parë i nevojshëm, do të ishte i nevojshëm për të ndalur luftën sepse të gjitha përpjekjet bien nën veto nga agresori dhe ata që e dënojnë këtë agresion duhet ta sjellin këtë çështje në vëmendje të Asamblesë së Përgjithshme.

2/3 e votave reflektojnë vullnetin e përgjithshëm të vendeve nga e gjithë bota, nga Azia, nga Paqësori, nga Amerika. Pra, në momentin që ka një shumicë të cilësuar atëherë vetoja duhet të tejkalohet efektivisht dhe kjo rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme duhet të jetë e detyrueshme për të gjitha shtetet.

Hapi 2 – Gjermania vend anëtar i përhershëm

“Këshilli i Sigurimit duhet t’u japë llogari plotësisht të gjitha vendeve të botës. . Ukraina e konsideron të padrejtë faktin që miliarda njerëz nuk kanë përfaqësues të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Për shembull, bashkimi afrikan duhet të jetë këtu në mënyrë të përhershme. Azia ka nevojë për një përfaqësi më të gjerë dhe më të përhershme dhe nuk mund të konsiderohet normale kur vende si Japonia, India apo bota islamike mbeten jashtë anëtarësisë  së përhershme në Këshillin e Sigurimit.
Gjermania meriton vend në anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit ndërkohë Amerika Latine dhe Shtetet e Paqësorit duhet të përfaqësohen këtu në mënyrë të përhershme. Duhet të ketë një zgjerim të qasjes në pjesëmarrjen e organizmave të tjera që janë pjesë e Këshillit të Sigurimit.” 

Hapi 3 – Kush mbështet agresorin të pezullohet

“Çdo pjesëmarrje në Këshillin e Sigurimit duhet pezulluar për atë shtet që mbështetet tek agresioni kundër shteteve të tjera dhe në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara.”

Hapi 4 – Të gjithë vendet e Asamblesë kundër Rusisë! Sanksione të fuqishme kundër agresorit

“Duhet luftuar në fakt, me veprime konkrete, agresioni kundër integritetit dhe sovranitetit të territorit. Duhet të ketë një mekanizëm për të cilën duhet të bien të gjithë vendet dakord, në këtë rast kundër Rusisë.  Pushtimi rus kundër Ukrainës ka treguar se për çfarë mund të shërbejë një mekanizëm i tillë dhe kur ka sanksione të fuqishme kundër agresorit, jo vetëm në fazën kur ka ndodhur lufta, por gjithashtu edhe në fazat e tjera, pra, duhet që të gjithë të shohin se çfarë mund të humbasin në qoftëse nisin luftë. Këto sanksione duhet të paraqiten në mënyrë automatike për t’u marrë parasysh nga Këshilli i Sigurimit në rast se çdo anëtar i Këshillit të Sigurimit raporton apo paraqet kërcënimin për agresion.

Gjithashtu shprehu gatishmërinë të bashkëpunojmë me anëtarë të Kombeve të Bashkuara që janë dakord me këtë formulë paqeje për të hartuar ndryshimet e reformimet e Kartës dhe të Kombeve të Bashkuara.

Në fjalën e tij si kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama tha se lufta e Rusisë është një agresion në zemër të Europës që minoi, në mënyrë mizore të gjitha parimet që i dhanë jetë Kombeve të Bashkuar dhe se OKB duhet të pozicionet qartë krah viktimës.

Edi Rama: Një agresion në zemër të Europës nuk mund të jetë vetëm problemi i Europës, siç disa mendojnë, thonë apo pëshpëritin. 

Kjo luftë agresioni duhet të jetë një punë për të gjithë, e më lini t’iu kujtoj me një parafrazim, rrëfimin tragjik të Martin Niemöller. “Së pari erdhën të merrnin Gjeorgjinë, e nuk bëra  zë. E më pas erdhën për Krimenë, nuk ishte vendi im, kështu që nuk fola. Më pas erdhën për të gjithë Ukrainën, por nuk isha ukrainas, e kësisoj nuk thashë asnjë fjalë. E më pas erdhën për të marrë mua, por askush nuk kish mbetur për të më mbrojtur”. Ndërkohë që flasim, më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur. Nesër numri do të jetë më i lartë, e do të rritet, çdo ditë që kalon për aq kohë sa do të vazhdojë kjo luftë.

Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore, që vjen hera-herës nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë kjo çmenduri  të shndërrohet edhe në diçka më të keqe. E mos harroni që po është po aq e imagjinueshme sot, sa ishte një luftë dje e tillë dje.

Rama ftoi anëtarët e KS të ndihmojnë Ukrainën dhe ukrainasit të mbajnë qëndrim të drejtë ndaj agresorit.

Edi Rama: “Do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate në qoftëse nuk pranojnë njëzëri dhe nuk themi me zë të lartë, kush është agresori dhe kush është viktima e agresionit. Është i njëjti dallim i mprehtë midis luftës e paqes, siç do t’iu kujtonte Tolstoi. Kthehuni dhe lexojini edhe njëherë. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtete të qartë si kristali, jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën dhe popullin e saj, po gjithashtu edhe nuk po përmbushim përgjegjësinë tonë, po komprementojmë të ardhmen dhe po tradhtojmë të gjithë fëmijët tanë. Lufta e Ukrainës është një luftë e gjithkujt që aspiron të jetojë në një   botë ku kombet janë të lira e të barabarta, ku tërësia  territoriale është e patjetërsueshme, dhe e drejta për të jetuar në paqe e padiskutueshme. E kundërta jo vetëm është ditë shkurtër, por tejet e rrezikshme për të gjithë që janë në këtë çati”

Rama ishte i një mendimi me Zelenskyn për veton ruse.

Edi Rama: Abuzimi i përdorimit të vetos për fat të keq e ka mbajtur peng këtë këshill këtë Këshill Sigurimi, e ka paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë. Ashtu siç mund të dëshmojnë këtu në këtë takim. Në fakt vlerat dhe rregullat që na sjellim  bashkë, nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës. Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet tragjedi për të gjithë ne.

Kryeministri Shqiptar u ndal dhe tek Kosova dhe përpjekjet e Rusië e të tjerë ta përdorin si pretekst për agresionin ndaj Ukrainës.

Edi Rama: “Në fakt Rusia e të tjerë janë përpjekjet ta përdorin, apo më shumë ta keqpërdorin, realitetin për të ndryshuar Ballkanin Perëndimor, sidomos lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre imperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë.

Pavarësisht sa përpiqeni, Kosova, pavarësia, e së cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare e penale, kreu 14-të i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata ndërkombëtare penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm. Nëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme, kjo ka përsëri të bëjë me mësimet e nxjerra në mënyrë efikase për të tejkaluar të shkuarën dhe për të formësuar një të ardhme të përbashkët pemës bashkëpunimit, jo përmes përçarjes, duke nxitur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, e kapitaleve, jo duke rritur pengesa artificiale, barriera artificiale, por duke ndërtuar ura për fëmijët tanë, për të shijuar lirinë dhe begatinë, pavarësisht cila është gjuha e tyre, a raca e tyre, pavarësisht kombësisë së tyre. E jo të ngremë mure për fantazmat e së shkuarës. Që të fshihen pas lojërave të pafundme të fajit.

Presidenti i KE thirrje Kinës: Ndale Rusinë
Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që theksoi se vendet e fuqishme nuk duhet t’i mbyllin sytë përpara krimeve të Rusisë në Ukrainë dhe të veprojnë në mënyrë të ndërgjegjshme për t’u dhënë fund.

Charles Michel: Vendet e fuqishme dhe të përgjegjshme nuk mund të mbyllin sytë përpara këtij krimi, sepse ndajmë të gjithë një përgjegjësi për t’i dhënë fund luftës dhe për të ndërtuar një paqe të drejtë, e cila nuk do të zgjasë kurrë nëse krimet nuk ndëshkohen. Si vende të përgjegjshme, ne kemi të gjitha një rol.“, theksoi Michel.

Një thirrje kishte edhe për Kinën, për të cilën tha se duhet të ndihmojë të bindë Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Charles Michel :“Dua t’i flas përfaqësuesit kinez, ju keni paralajmëruar Rusinë kundër përdorimit të armëve bërthamore por tashmë po iu kërkojmë të shkojmë më tej. Le të bashkojmë forcat për ta bindur Rusinë për t’i dhënë kësaj lufte kriminale që po lëndon shumë njerëz, Le të bashkojmë forcat për të bindur Rusinë të respektojë parimet e e Kartës së Kombeve të Bashkuara”

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken u shpreh se OKB nuk do lejojë kurrë që një fatin e një populli ta shkruajë një vend tjetër.

Anthony Blinken:“Në këtë luftë ka një agresor dhe ka një viktimë. Njëra palë po sulmon parimet thelbësore të Kartës së OKB-së; tjetri lufton për t’i mbrojtur. Vetë pushtimi i Rusisë shkel shtyllën qendrore të Kartës së OKB-së – respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha kombeve. Së dyti, kryerja e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit nga Rusia në Ukrainë pothuajse çdo ditë. Së treti, Rusia vazhdon të angazhohet në një goditje të pamatur bërthamore, duke njoftuar se po vendos armë bërthamore në Bjellorusi dhe vazhdon të përdorë termocentralin më të madh bërthamor në Evropë dhe punonjësit e saj si mburojë për agresionin e saj, duke rrezikuar pasoja katastrofike. Rusia po përdor urinë si armë.  Po përdor dronët iranianë për të sulmuar civilët ukrainas, drone që Rusia i bleu nga Irani në kundërshtim me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit.” 

Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit dhe pasojat e agresionit rus të Ukrainës tek paqja dhe siguria në botë, janë në qendër të axhendës së saj.

Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov foli në dhomën e Këshillit në emër të Rusisë, duke thënë se vendi i tij vazhdon të insistojë që të gjitha dispozitat e Kartës së OKB-së të respektohen dhe zbatohen në tërësinë e tyre, jo në mënyrë selektive.

“Kjo përfshin parimin e barazisë sovrane të shteteve, mosndërhyrjen në punët e tyre të brendshme, respektimin e sovranitetit territorial dhe integritetit territorial dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje”, tha ai.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i hodhi poshtë akuza ndaj vendit të tij në këtë seancë – dhe ashtu si edhe më parë ai bëri përgjegjës Perëndimin për tensionet e krijuara. Europën ai e kritikoi për “mentalitet kolonialist” Ai në fjalën e tij paraqiti gjendjen dhe zhvillimet që nga viti 2014 kur vendi i tij punshtoi Krimenë si dhe bisedimet që pasuan qysh nga ajo kohë me perëndimin.

Sipas Lavrov, duket sikur ka frikë ndaj diskutimeve ekspertizë, tha Lavrov, i cili akuzoi Perëndimin për demagogji.

Lavrov kritikoi, që Perëndimi vepron “absolutisht vetëm mbi bazën e nevojave gjeopolitike”. Kjo ka çuar në një tronditje të stabilitetit global si në ashpërsimin dhe krijimin e vatrave të reja të tensionit.

Në një seancë të hapur të Këshillit të Sigurimit lejohen të marrin pjesë jo vetëm 15 anëtarët e përhershëm, por edhe anëtarë nga vende të tjera. Gjermania aktualisht nuk është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku bëjnë pjesë gjithsej 15 shtete anëtare dhe vetëm Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe, SHBA – janë anëtarë të përhershëm. Ndërkohë Gjermania nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimit.

/Argumentum.al

 

 

 

 

Related- Posts

Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026
NGJARJE

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026
Bota

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.