Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë vizitës në Uashington DC, u takua me diplomatët e Ambasadës së Shqipërisë në SHBA.
Kryetarja Nikolla i uroi ambasadorit Ervin Bushati suksese në detyrën e re dhe diplomatëve në Ambasadë përmbushjen me sukses të forcimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve tona.
“Vendosmërinë e SHBA për partneritetin dypalësh dhe shumëpalësh me Shqipërinë si edhe për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të Kosovës e konstatova gjatë takimeve që bashkë me ambasadorin Bushati zhvilluam këto ditë në Kongres dhe në Departamentin e Shtetit”, vuri në dukje Nikolla.