Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky i ka akorduar Kryeministrit Edi Rama, urdhrin e “Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë”.
Në motivacionin e publikuar nga zyra e Presidencës së Ukrainës theksohet se ky nderim bëhet për kontributin e rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe popullarizimin e shtetit ukrainas në botë.
Dekreti i presidentit të Ukrainës për dhënien e çmimit të ekselencës së kryeministrit të Shqipërisë është publikuar sot.
“Jam krenar për këtë ngjarje. Urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohja ime e pakufishme për mbështetjen e popullit tim në sprovat e vështira të luftës”, deklaroi Zelensky.
I njëjti vlerësim si për Ramën është dhënë edhe për kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchz si dhe kryeministrin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, princin e kurorës, Muhamad bin Salman.
Njoftimi i publikuar nga presidenca e Ukrainës:
DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023
Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës
Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:
Të jepet Urdhri i Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë:
Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
AL SAUD Muhammad bin Salman-Princi i Kurorës, Kryeministër i Mbretërisë së Arabisë Saudite
Sánchez Perez-Castejona Pedro-Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës




























































