• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

REALPOLITIK/ Presidenca belge e BE-së në kriza dhe konflikte!

Europës i mungon Delori! Tur i mirëpritur rajonal! Ftohtë jashtë, nxehtë brenda!!

19 Janar, 2024
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

REALPOLITIK FLASH NR. 83

2 – 19 JANAR 2024

 Mbi  4 ngjarjet kryesore diplomatike, shkurt dhe shqip, me vetëm 1.000 fjalë nga analisti i njohur,   

Dr. Jorgji  KOTE

1.Presidenca belge e BE-së në kriza dhe konflikte në gjysmën e parë të vitit 2024. Vetë Belgjika do të ketë zgjedhjet bashkiake, rajonale dhe federale më  6 Qershor 2024, kur zhvillohen dhe zgjedhjet europiane, fushata e të cilave sapo ka filluar. Sfida më e madhe është neutralizimi i  tentativave të së djathtës ekstreme për më shumë përfaqësim në forumin më të lartë të BE-së. Ajo është në pushtet në Itali, Slovaki, Finlandë, Holandë, dhe me trysni në rritje në Francë, Gjermani, Spanjë, etj.

Një nga kërkesat kryesore për shmangien e fuqizimit të ekstremit të djathtë është që brenda muajit Mars, në Samitin e BE-së të realizohet konsensusi i nevojshëm mbi Paktin e Migrimit. Kjo mbasi azili i paligjshëm po i qëndron te koka si ” Shpata e Demokleut” në 8 vitet e fundit BE-së. Madje, 2023 theu rekordin  e vitit 2015 me mbi 1 milion azilantë të paligjshëm!

Paralelisht me zgjedhjet europiane do jetë dhe fushata paraprake e zgjedhjeve presidenciale amerikane, vendimtare për Europën dhe transatlantizmin në përgjithësi.

Dy kryesfidat e tjera më të mëdha janë vazhdimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës që më 24 shkurt hyn në vitin e saj të tretë për të cilat ARGUMENTUM ka shkruar shumë, ndaj nuk po ndalemi më tej këtu.

Sfida tjetër madhore është në Lindjen e Mesme, në vijim të përshkallëzimit të gjendjes pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit më 7 Tetor 2023. Çështja këtu shtrohet që të forcohet roli gjeopolitik i BE-së, mbasi deri tani, ka qenë më tepër spektatore në atë rajon dhe donatore ndihmash. Mirëpo gjendja dhe rebusi politik atje është tejet i ngatërruar dhe shpërthyes; ai nuk lejon qoftë dhe një  armpushim të vogël, le më pastaj paqe të qëndrueshme sipas projektit me dy shtete.

Dy kryesfidat e tjera i takojnë Ballkanit Perendimor si rajon dhe secilit vend në të. Këtu spikat problemi i mbetur i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, sidomos i Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit e deri te  asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe aspektet e tjera ta debatueshme. Mirëpo, praktikisht, duke qenë se dhe ndërmjetësuesit perendimorë “kanë dalë jashtë loje sepse realisht u ka dalë boja” pavarësisht nga eufemizmat diplomatike nuk pritet  ndonjë arritje. Presidencës belge, megjithë predispozicionin e përhershëm dhe traditën e saj  pozitive të mbështetjes pa rezerva të rajonit i mbetet vetëm të zbatojë parimin ” tërhiq e mos e këput” derisa të zgjidhen lidershipet e reja në BE dhe në SHBA në fund të vitit.

As lidhur me zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perendimor nuk pritet gjë; për rastin tonë kërkohet detyrimisht zgjidhja e Çështjes Beleri, ndryshe në kalendat greke.

Megjithatë, ka vend për optimizëm të moderuar, kur mendon se Belgjika i ka mundësitë, traditat, përvojën dhe kapacitetet për t’i përballuar këto sfida madhore.

Kështu, në 4 dekadat e fundit, kryeministrat e saj të mirënjohur, i ndjeri  Wilfried Martens dhe Luc de Haene, deri te ai më i riu, Guy Verhofstadt kanë qenë përkatësisht president i Partive Popullore Europiane, Nënkryetar i Komisionit Kushtetues të BE-së dhe Kryetar i Grupit Liberal në Parlamentin Europian, ky i fundit deri në ditët e sotme;  Ish Kryeministri Herman van Rompuy ishte President i Këshillit Europian gjatë periudhës  2009 – 2014, ndërsa Charles Michel gjatë periudhës 2019 e në vazhdim.

Jacques Delors

2. BE-së i mungon Delori! Kjo mungesë ndihet më shumë mbas 5 janarit kur iu dha lamtumira e fundit ish europianistit emblematik, Jacques Delors. Pa dyshim Presidenti më i madh i Komisionit ( 1984 – 1994) Kjo falë personalitetit, integritetit absolut dhe vizionit të tij, çka bënë të mundur që Europa në ato vite vendimtare të realizonte disa arritje vërtet madhështore dhe t’i çelte rrugën sukseseve dhe më të bujshme. Delors ishte në krye kur BE-ja realizoi Shengenin historik më 1985, Tregun Unik më 1986, përgatitja e bazave të Euros, shembja e komunizmit në Europën Qendrore dhe Lindore,  fillimin e procesit të zgjerimit nga ish lindja, Traktati i Maastrihtit më 1992 e të tjera. Ky socialist i shquar francez  iu imponua me logjikën, autoritetin dhe fuqinë e butë të gjitha instancave të tjera të BE-së. Asnjë tjetër përpara dhe mbas tij nuk ka arritur në ato lartësi; kjo sepse tanimë pâvarësisht fjalëve të bukura dhe premtimeve, emisarët e lartë të BE-së janë më shumë produkte llgaritjesh dhe pazaresh politike, pa ndonjë vizion dhe fuqi të butë.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani

3. Tur i mirëpritur rajonal! Më 15 – 18 Janar Ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani ishte në Shkup, Prishtinë dhe Podgoricë ku takoi drejtuesit më të lartë të shtetit, qeverisë dhe diplomacisë së tyre me rezultatet e njohura. Ajo që vlen të theksohet është vlera dhe dobia e këtij turi dhe mesazhet e tij, sidomos lidhur me ”ngrohjen” e marrëdhënieve me Kosovën. Deri tani jemi mësuar të shohim dhe dëgjojmë vetëm ose kryesisht Kryeministrin. Puna ndryshon kur bëhet fjalë për kryediplomatin, sepse kështu dhe hierarkia diplomatike ndiqet më mirë, duke krijuar zona dhe hapësira për ndërhyrje, përshtatje dhe riparimet e rastit. Kësisoj, krijohen dhe kushtet për normalizimin e marrëdhënieve midis kryeministrave, sidomos me Kosovën.

 4. Ftohtë jashtë dhe politikisht nxehtë brenda Davosit më 16 – 20 janar kur u zhvillua Forumi Ekonomik Botëror. Ndonëse aty nuk merret asnjë vendim, prania në të është ”Must” për politikën dhe diplomacinë botërore. Vërtet që jashtë Davosit ishte acar dhe akull, por brenda kishte vapë politike.

Ndryshe nga më parë, ku Davosi merrej me një temë të nxehtë politike dhe të tjerat ishin ekonomike, këtë vit aty janë agresioni rus ndaj Ukrainës, lufta e drejtë e kësaj të fundit, nevoja për paqe që hë për hë mbetet vetëm dëshirë e mirë; friksionet  SHBA- Kinë, sidomos për Tajvanin; konflikti që rrezikon të përshkallëzohet në Lindjen e Mesme, me shumë sfida dhe të panjohura. Izraelit i kërkohet të jetë i kujdesshëm dhe përpjestimor, të respektojë të drejtën ndërkombëtare, Hamasit të ndalë dhunën dhe dorëzojë pengjet, Autoritetit palestinez të marrë përgjegjesi për Gazën nesër, nevoja për armëpushim dhe paqe të qëndrueshme me dy shtete në paqe dhe siguri. Po kështu kriza midis Serbisë dhe Kosovës, që sidomos mbas aktit terrorist të bandave serbe në Banjskë më 24 shtator është acaruar, ca më tepër mbas paralajmërimit të serbëve të Bosnies për shkëputje. Pa folur pastaj për migrimin e paligjshëm, ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale,  inflacionin, inteligjencën artificiale, etj. Një axhendë vërtet shpërthyese në pak ditë për të 60 kryetarët  shtetit, qindra qeveritarë të tjerë dhe mijëra ekspertë në Davos.

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026
Bota

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026
EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.