• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Vdes në burg Alexej Navalny, lideri opozitar rus dhe kundërshtari më i madh i Putinit.

16 Shkurt, 2024
in Bota, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri opozitar rus Alexej Navalny, një prej kritikëve më të mëdhenj të Vladimir Putinit, Kremlinit dhe politikës së qeverisë aktuale ruse ka vdekur në burg. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet e burgut, ku ai po vuante dënimin shumëvjeçar, me të cilin e kanë denuar autoritetet juridike ruse. Lajmin ndërkohë e kanë konfirmuar edhe shumë media ruse.

Shërbimi burgjeve ruse tha se udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, vdiq të premten në rajonin Yamalo-Nenets.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje të premten, “humbi vetëdijen” dhe shumë shpejt vdiq.

Në njoftim thuhet se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmojë zotin Navalny, ndërsa po punohet për të mësuar shkakun e vdekjes.

Zoti Navalny ishte zhvendosur në muajin dhjetor në një burg në një rajon të Arktikut në pjesën veriore të Rusisë.

Ai u arrestua në janar të vitit 2021 pasi u kthye në Moskë nga Gjermania ku po kurohej pas helmimit me agjent nervor, për të cilin fajësoi Kremlinin.

Ndërsa po vuante një dënim prej nëntë vitesh heqje lirie, në gusht të vitit të kaluar u dënua me 19 vjet burg nën akuzat për ekstremizëm.

Zoti Navalny është armiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, ka ekspozuar korrupsionin zyrtar dhe ka organizuar protesta të mëdha kundër Kremlinit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Presidenti rus Putin është njoftuar për vdekjen e zotit Navalny dhe se shërbimet e burgjeve do të hetojnë për vdekjen e tij në përputhje me procedurat standarde.

Zëdhënësja e zotit Navalny Kira Yarmysh njoftoi përmes një postimi në platformën X se ekipi i tij nuk kishte konfirmim për vdekjen e tij dhe se avokati i zotit Navalny ishte rrugës për në qytetin ku ai po mbahej.

Zoti Navalny u burgos në janar të vitit 2021, kur u kthye në Moskë pas trajtimit në Gjermani nga helmimi me një agjent nervor, për të cilin ai fajësoi Kremlinin. Para arrestimit të tij, ai kishte zhvilluar fushatë kundër korrupsionit zyrtar dhe organizuar protesta kundër Kremlinit, si dhe kishte vënë kandidaturën për president.

Ai është dënuar tre herë me burg, të cilat i ka hedhur poshtë si të motivuara politikisht.

Pak orë para vdekjes, zoti Navalny ishte paraqitur në gjykatë, ku shihet duke u ngritur në këmbë, duke qeshur dhe bërë shaka. Këto janë pamjet e tij të fundit, të xhiruara një ditë më herët, gjatë një video lidhje në gjykatën e qytetit Kovrov, nga burgu i sigurisë së lartë në Kharp, ku po vuante dënimin.

Në Rusinë e zotit Putin, kundërshtarët politikë janë përndjekur vazhdimisht nga qeveria, disa janë detyruar të iknin jashtë vendit, pasi janë arrestuar, për të tjerë ka dyshime se janë helmuar, po ashtu ata shpesh janë dobësuar për shkak të përçarjeve brenda tyre, Por zoti Navalny u bë një zë gjithnjë e më i fuqishëm, përmes kurajës, guximit dhe shfrytëzimit me mjeshtëri të fuqisë së rrjeteve sociale në kushtet kur shtypi i pavarur në Rusi është eliminuar nga Kremlini.

Vdekja e tij ngjalli reagime të menjëhershme.

Nën Presidentja amerikane Kamala Harris, nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të konfirmuar vdekjen e zotit Navanly dhe shtoi se vdekja e tij është edhe një shembull i brutalitetit të Presidentit rus Vladimir Putin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bëri përgjegjës zotin Putin për vdekjen e kundërshtarit të tij politik.

“Për më shumë se një dekadë, qeveria ruse, Putini, ka përndjekur, helmuar dhe burgosur Alexei Navalnyn… Nëse këto raporte janë të sakta, ngushëllojmë bashkëshorten dhe familjen e tij. Vdekja e tij në një burg rus dhe fiksimi dhe frika e Putinit nga një njeri vetëm, nënvizon dobësinë dhe kalbjen e sistemit të ndërtuar nga Putini. Rusia është përgjegjëse për këtë dhe do të flasim edhe me shumë shtete tjera për Alexei Navalnyn, sidomos nëse këto informacione dalin të sakta,” deklaroi zoti Blinken.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Rusia duhet t’i përgjigjet pyetjeve serioze rreth vdekjes së zotit Navalny.

“Jam thellësisht i mërzitur dhe i shqetësuar me lajmet që vijnë nga Rusia se Alexei Navalny ka vdekur. Duhet të zbardhen të gjitha faktet. Rusia duhet t’iu përgjigjet pyetjeve serioze. Alexei Navalny ishte një zë i fuqishëm për liri, për demokraci për shumë vite. NATO dhe aleatët e NATO-s kanë bërë thirrje për lirimin e tij për një kohë të gjatë. Sot, ngushëlloj familjen dhe të dashurit e tij. Dhe vazhdojmë të jemi të angazhuar për të përkrahur të gjithë ata që besojnë në demokraci dhe liri siç besonte për shumë vite Alexei Navalny,” deklaroi ai.

Edhe nga Tirana zyrtare pati reagime.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot thellësisht i trishtuar nga lajmi i vdekjes së Alexei Navalny në një burg rus.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hasani tha se Navalny jetoi dhe vdiq pa bërë kompromise kur vinte puna për vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz.

“Vdekja e tij është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia”, shkruan kryediplomati shqiptar.

Navalny u dënua me 19 vjet burg në gusht, pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktivistëve ekstremistë dhe krime të tjera të ndryshme. Ai po vuante tashmë dënimet me 11 vjet e gjysmë në një strukturë të sigurisë maksimale për mashtrim dhe akuza të tjera që ai mohon.

Katër muaj më vonë, avokatët e tij thanë se kishin humbur kontaktet me Navalny, i cili besohej se ishte i burgosur në një koloni penale rreth 150 milje në lindje të Moskës.

Ai nuk u paraqit në disa seanca të planifikuara gjyqësore në dhjetor. Ekipi i tij ligjor tha më 22 dhjetor se ai ishte zhdukur për 17 ditë.

Pas paraqitjes së 680 kërkesave për të gjetur Navalny, ekipi i tij njoftoi më 25 dhjetor se ata e kishin “gjetur” atë më shumë se një mijë milje larg në koloninë penale IK-3 në Kharp, e njohur si “Ujku Polar”.

“Kushtet atje janë të ashpra, me një regjim të veçantë në zonën e permafrostit. Është shumë e vështirë për të arritur atje dhe nuk ka sisteme të dërgesës së letrave, “tha Ivan Zhdanov, drejtor i fondacionit kundër korrupsionit të Navalny.

Navalny i bashkohet një liste të gjatë të disidentëve rusë që vdiqën pasi sfiduan legjitimitetin e Putinit. Shumë venë në dyshim pse ai vazhdoi fushatën e tij pavarësisht nga rreziqet e qarta për sigurinë e tij.

“Unë nuk kam frikë dhe nuk do të heq dorë nga ajo që do të bëj,” tha Navalny për CNN në 2018. “Unë nuk do të heq dorë nga vendi im. Unë nuk do të heq dorë nga të drejtat e mia civile. Nuk do të heq dorë nga bashkimi i atyre rreth meje që besojnë në të njëjtat ideale si unë. Dhe ka shumë njerëz të tillë në Rusi.”

/Argumentum.al

Related- Posts

Bota

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026
Bota

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026
Bota

Ukraina reagon me zemërim: “Deal” nafte i Trumpit me Rusinë

10 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

10 Tetor, 2026

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.