• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

”As i gjallë as i vdekur”! ”Oksigjen” për ekonominë gjermane! Plot vizita dhe samite po produkti? Autonomi strategjike europiane! Shqipërinë nuk e mbron vetëm Kryeministri!

1 Maj, 2024
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

REALPOLITIK FLASH NR. 88

1 – 30 PRILL 2024

Mbi  5 ngjarjet kryesore diplomatike, shkurt dhe shqip, me vetëm 1.000 fjalë nga analisti i njohur,   

DR. JORGJI KOTE

1.As i gjallë as i vdekur! Këtë mund të themi për takimet  në Bruksel në kuadrin e dialogut Beograd – Prishtinë. Siç përmendëm dhe radhën e kaluar  ato praktikisht po bëhen thjesht “ për t’u gjind Kola në punë”. Sidomos këtë vit nuk e ka kush merakun te dialogu, por te çështje të mëdha të mprehta  politike, të cilat do të përcaktojnë dhe vetë fatin e dialogut! Mbi të gjitha janë  zgjedhjet përcaktuese në BE, SHBA, dhe gjetkë.  Pastaj, kundërshtimi agresiv serb ndaj anëtarësimit të Kosovës në KiE mund ta zhvleftësojë si dialogun e deritanishëm ashtu dhe  Marrëveshjen e Ohrit. Ja pse ky dialog nuk është “as në qiell as në tokë”, as i gjallë as i vdekur”. Ndaj, le të presim vitin  2025, ama me një strategji të tërësisht të ndryshme dhe cilësore Perëndimore, me ndërmjetësues të rinj e me mendësi të tjera!  

2. Oksigjen për ekonominë gjermane! Këtë fakt e rikonfirmoi dhe vizita tre ditore e Kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kinë ( 14 – 16 Prill).

Gjatë takimit me Presidentin Xi Jinping, ky i fundit përsëriti  mesazhin e Samitit BE – Kinë dhjetorin e kaluar në Pekin se “ndarja“ e marrëdhënieve me Kinën dhe de-riskimi nuk janë opsione realiste dhe produktive. Po ashtu ai theksoi se “ Marrëdhëniet me Kinën nuk janë risk, por shans dhe mundësi zhvillimi”.

Vitin e kaluar Berlini zyrtar miratoi strategjinë e re me Kinën, ku theksohet se politika e jashtme do të mbështetet në vlera dhe parime”. Ndonëse kjo tingëllon muzikë,  zbatimi i saj në praktikë dhe veçanërisht në fushën jetike ekonomike dhe të investimeve dypalëshe është pothuajse i pamundur.

Ndaj Kancelari Scholz e nisi vizitën tre ditore në Kinë në Schongqing tregtar, ndër qytetet më të mëdha të botës me 32 milion banorë, ku janë aktive  84 kompani gjermane, vijoi në Shangain ekonomik  dhe përfundoi në Pekinin politik. Në vizitën e tij të dytë brenda 2 viteve, ndërsa paraardhësja e tij, Kancelarja Merkel ishte atje  14 herë në 16 vite në pushtet! 

Chancellor Olaf Scholz makes a statement on the situation in Israel and his trip through China. The Chancellor’s trip to Chongqing, Shanghai and Beijing will focus on economic relations with the world’s second largest economy, the war in Ukraine, the conflict over Taiwan and the human rights situation in China. Photo: Michael Kappeler/dpa

Tani, sa për varësinë e madhe ekonomike gjermane nga Kina,  fajin asaj nuk ia ka kush. Ndonëse dhe përfitimet gjermane janë të majme. Kështu,  më 2019, eksportet gjermane në Kinë përfaqësuan 48,5 për qind të  eksporteve europiane; ekonomia për gjermanët tani është kthyer në faktorin vendimtar për mbijetesën qeveritare dhe  suksesin zgjedhor. Gjatë vitit 2023 rritja ekonomike gjermane  ishte 0,1 nga 1, 3 për qind e parashikuar, ndërsa ajo ekonomia kineze u rrit 5,3 nga 4,5 për qind e parashikuar. Për të tetin vit rresht, Kina është partneri më i madh tregtar për Gjermaninë Rrjedhimisht, pa eksporte dhe investime në Kinë, ekonomia gjermane ka pak shanse të mbijetojë.

Faktikisht, e “vërteta e shëmtuar“ është se vitet e fundit, megjithë debatet  mbi fatet e  bashkëpunimit ekonomik me Kinën, në përgjithësi, fuqia gjermane  është e lidhur ngushtë me marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Kinën.  Pa të  ekonomia gjermane ngec në baltë.

3. Autonomi strategjike:

Si gjatë vizitës në Pekin vitin e kaluar, ashtu dhe  më 25 Prill, në fjalën në Universitetin e famshëm të Sorbonës, Presidenti francez Macron kërkoi  forcimin e marrëdhënieve ndër-europiane, pa dëmtuar por dhe pa qenë të varur totalisht nga aleanca me SHBA-të.  Mbi të gjitha ai i mëshoi fort tezës mbi ” autonominë strategjike europiane”; duke u shprehur kundër krizave që nuk i takojnë Europës dhe që pengojnë funksionimin  e kësaj autonomie”. Këtë ide e konkretizoi më mirë me disa propozime konkrete në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Vetëm se siç thotë populli, “nga e thëna te e bëma ndan një det i tërë”

Fjala e Macron në Sorbonë është vijim dhe plotësim i vizionit të tij mbi një Europë të re, të fortë, të bashkuar dhe autonome në vendimet e saj gjeopolitike nga SHBA-të. Por dhe një masë për të shmangur një fitore të mundshme të nacionalistwve tw Le Penit në zgjedhjet europiane më 9 Qershor.

4. Samite dhe vizita, po produkti? Për të dytën herë brenda 9 muajve,  5 muaj mbas takimit  Xi Jinping – Biden në Uashington dhe vizitave të emisarëve  të tjerë të lartë amerikane Sekretari Blinken ishte më 23 – 25 Prill në Kinë. Nisur nga rezultatet e njohura tashmë, sërish politika amerikane me Kinën nuk ecën, dhe nuk ka shanse të eci, pa patur e zbatuar një strategji të qartë, “me këmbë në tokë“ e të  mirëmenduar, përpara se të vendosen sanksione dhe ndëshkime. Kujdes, ke të bësh me një vend gjigand që “të bën gjëmën”! Ca më tepër kur nuk po të dëgjojnë fjalën as Izraeli dhe të tjerë më të vegjël! Mesa duket, SHBA-ve u  mungon një kryestrateg diplomatik si Kisingeri. Ndërsa Kina po e shfrytëzon shumë mirë situatën, si me SHBA-të ashtu dhe me Rusinë; duke i thënë kësaj të fundit,  kujdes, se shih çfarë  haraçi të madh po paguaj! Shkurt hesapi, mirë bëjnë  që venë e vijnë, ca në Pekin dhe në Uashington, por produkti nuk po duket gjëkundi; sepse ai  kërkon strategji dhe plane të efektshme veprimi, kërkon takat e jo inat”. Le të shpresojmë.

5. Shqipërinë nuk e mbron vetëm Kryeministri! Këto ditë po diskutohet shumë mbi reagimet e Kryeministrit Rama ndaj RAI3. Nuk kemi gjë kundër, por shqetësimi është se Kryeministri është  për të qeverisur e jo për të dhënë opinione, për të  komentuar, për të bërë zëdhënësin dhe as për “luftë“ fjalësh me televizionet e vendit e ca me pak të huajat! Ndryshe, çmund  të ndodhte sikur disa televizione ndërkombëtare të jepnin dokumentarë si RAI 3, si do t’i shkonte halli me Kryeministrin tonë?  Ndaj, zgjidhja më e mirë do të ishte që në vend të tij, të dilte zëdhënësi ose Agjencia e Medias e të përgënjeshtronin, me gjuhë të fortë por të kulturuar dhe nëse nuk do të ndodhte kjo, atëhere çështja të shkonte në gjykatë. Dhe aq.

Themi kështu sepse Kryeministri ka një sistem të tërë institucional që duhet të bëjnë punën e tyre, pa djegur hierarkinë shtetërore dhe pa telefonata kryeministrore për televizionet e huaja. Ndryshonte puna po të kishim të bënim jo me RAI 3, por me kryeministrin e një vendi të huaj, atëhere po. Sepse është e pamundur për një kryeministër t’u japë përgjigje të gjithëve, brenda dhe jashtë, ditë dhe natën; sepse nuk ka kohë, kuptim, mundësi dhe rezultat! Shqipërinë e mbron gjithkush e jo vetëm Kryeministri! ”Vaj hallit” po të ishte kjo e fundit!

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

Bota

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026
EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Kryesore

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

10 Tetor, 2026

Papa Leoni XIV: dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cënon dinjitetin e njeriut

10 Tetor, 2026

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

10 Tetor, 2026

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.