• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Mjaft më me hezitime për  Ukrainën

29 Maj, 2024
in Kryesore, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVE PËR ARGUMENTUM

Nga DR. JORGJI KOTE

Mbi 27 muaj mbas agresionit rus, lajmet nga Ukraina nuk japin rast për entusiazëm. Pa mohuar disa sulme dhe goditje të suksesshme të ushtrisë ukrainase ndaj objektivave ruse tani së fundi, gjërat nuk po ecin sipas parashikimeve. Ndonëse morali i ukrainasve vazhdon të mbetet i lartë, mungesa e trupave, lodhja, raste korrupsionesh dhe shkarkime të nivelit të lartë bëjnë të tyren. Para disa muajsh, Presidenti Zelenski liroi nga detyra komandatin e shquar, Valeriy Zaluzhnyi duke e emëruar ambasador në Londër. Veprim ky që nuk la mbresa të mira, se nuk “ndërrohet kali në mes të lumit”. Ndërkaq, Rusia ka ndërmarrë sulme të ashpra në Harkiv, duke paralajmëruar një ofensivë të re ushtarake me pasoja të paparashikueshme. Vizita e papritur më 14 Maj në Kiev e Kryediplomatit amerikan Blinken, Ministres së Jashtme gjermane Barbock më 21 Maj si dhe vizitat e Zelenskit në Madrid dhe në Bruksel me marrëveshjet përkatese ushtarake më 27/28 Maj  janë shenja të këtij shqetësimi dhe inkurajimit të Ukrainës se gjendja do të ndryshojë.

Sipas shumë ekspertëve të njohur perëndimorë, shqetësim i madh për Ukrainën, tani që ajo po kërkon armë dhe teknikë ushtarake me qëllim që të rimarrë iniciativën në frontin e luftimeve mbetet dhe “kakofonia” perendimore, me shumë hezitime, vonesa, mungesa dhe pengesa,  çka natyrisht çon ujë në “ mullirin rus”.

Pa mohuar solidaritetin dhe ndihmat e shumta e të njohura, problemi këtu fillon me vonesat dhe mungesat e mëdha që shkakton frika perendimore për “ përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës”. Sipas gazetarit të shquar  diplomatik gjerman, Christopf von Marschall, kjo të  rikujton vitin 1938, kur për ta “qetësuar” Hitlerin, i dhanë atij një pjesë të Çekisë, me mendimin tragjik  për të shpëtuar  paqen në pjesën tjetër të Europës me pasoja tashmë të njohura tragjike.

Kjo drojë dhe stepje  është e papranueshme, mbasi Putini e ka bërë të qartë se ai synon rikthimin e Perandorisë sovjetike me një rend të ri të ndryshëm politik dhe shoqëror ku “ gjel gjeopolitik” të jetë dhe Rusia, Kina dhe të tjerë. Ndaj ai nuk do të ndalet dhe nëse fiton në Ukrainë.

Autori Dr. Jorgji KOTE

Në Uashington përplasja e dy kampeve partiake shkaktoi një vonesë 6 mujore në miratimin e ndihmës aq të nevojshme prej 61 Miliard Dollarë për Ukrainën. Mirëpo ato muaj u shfrytëzuan nga Rusia për të forcuar pozicionet luftarake, barrierat mbrojtëse, etj, duke shënuar përparime jo të vogla në territorin e pushtuar, duke marrë kështu dhe iniciativën luftarake. Ndërkohë, asgjë nuk është e sigurt deri në zgjedhjet e 5 nëntorit,  pasiguri që sërish shkon në favor të Rusisë.

Në Europë, Presidenti francez Macron para disa kohësh bëri deklaratën kundërthënëse  të futjes me trupa ushtarake në Ukrainë, ndonëse nuk ka gjetur përkrahje. Sepse kjo vetëm sa do ta tensiononte gjendjen, duke futur NATO-në në këtë lojë të rrezikshme shpërthyese. Ndërsa ditët e fundit, ministri i Jashtëm britanik David Cameron i hodhi më tej “ benzinë zjarrit” kur autorizoi Ukrainën të godasë me armatimet e saj Rusinë brenda territorit të kësaj të fundit. Me argumentat përkatëse të cilat ndonëse mund të jenë të drejta, nuk funksionojnë në këtë rast as brenda aleancës e jo më jashtë saj.

Nga ana e saj, BE-ja duket se është pranë miratimit të strategjisë me një sërë premtimesh ekonomike, politike dhe ushtarake për Ukrainën që pritet të bëhet në fillim të korrikut. Por, disa vende nuk janë ende dakord për këtë hap dhe kryesorja, dokumenti nuk do të ketë “ garanci” siç ishte menduar më parë, por  “premtime”.  

Ndërkohë, më 15 – 16 Qershor, Zvicra do të jetë mikpritësi i një Konference Paqeje. Mirëpo, mosftesa për Rusinë dhe për pasojë hezitimi kinez kanë hedhur dyshime  në rezultatin e asaj konference, ndonëse ajo është vetëm e para në serinë e takimeve vijuese të mëvonshme.   

Veç kësaj, aktualisht, demarshet diplomatike për paqe mbeten vetëm dëshirë e mirë. Sepse Putini është i vendosur t’i shkojë deri në fund aventurës së tij ushtarake. Në fakt, kjo konferencë do të kishte më shumë kuptim dhe rezultat nëse Ukraina do të kishte përparim në terrenin e luftës, duke mos i lënë kësisoj hapësirë dhe alternativë tjetër Putinit. Këtu vlen shumë pohimi i Alexander Rhotert, ndër ekspertët  gjeopolitikë më të njohur gjermanë se:  ”mësimi i parë i madh është që diplomacia dhe negociatat nuk mund e nuk duhet të bëhen gjatë procesit të luftimeve. Ato lihen për në fund, mbasi kanë mbaruar veprimet në teatrin e luftimeve, kur agresori është dobësuar në kulm, duke e ulur atë në tryezë; sepse vetëm trysnia ushtarake i detyron diktatorët dhe agresorët të pranojnë paqen, veçse me kushtet tona, jo të tyret”.

Në këto kushte, me të drejtë, eseisti dhe filozofi i shquar francez i kësaj fushe Nicolas Tenzer në librin e tij më të ri  “Lufta jonë – (Notre Guerre) kërkon  zbatimin nga Perëndimi të “diplomacisë së luftës“. Sipas tij kjo është e pashmangshme kur tjetri të kërcënon hapur se do të të shkatërrojë; atëhere këtu nuk ka më vend për diplomacinë klasike, takime, propozime dhe ulje në tryeza diplomatike; përkundrazi, gjithçka duhet kthyer dhe vënë në dispozicion të përgatitjeve për luftë pa kompromis kundër agresorit. Po sipas tij, kjo fitore kërkon  vazhdimin e  ndihmave ushtarake perendimore dhe deklarimin e qartë se Perëndimi është i vendosur për fitoren e Ukrainës dhe disfatën e Rusisë, çka sipas tij pak po dëgjohet.

Pikërisht në këtë pikë, megjithë përparimet e shënuara, ka krijuar disa shqetësime jo të vogla dhe Gjermania, si vendi më i madh i BE-së që në fakt duhej të kishte dhe udhëheqësinë e këtij procesi. Vërtet që ajo ze vendin e dytë për shumat e ndihmave për Ukrainën mbas SHBA-së me një kontribut të vlerësuar.  Mirëpo problemi nuk është te statistikat sa te efektiviteti i ndihmave gjermane.

Ca më tepër, ky vend ka përgjegjësi te madhe për atë çka ndodhi me agresionin rus ndaj Ukrainës. Krahas synimeve agresive të Putinit, agresioni i tij ishte dhe pasojë e politikave të gabuara ”qetësuese dhe zbutëse ” të ish Kancelares Merkel dhe SPD-së gjermane në pushtet me të në 20 vitet e fundit, me moton e preferuar “ Wandel durch Handel” ose “ ndryshim nëpërmjet tregtisë”; nisur nga besimi naiv politik se duke forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si çelësin e stabilitetit dhe garancisë se Putini do të bëhej “djalë i mirë”; se nuk do të kishte luftë por vetëm ” divident paqeje” falë tarifave të lira dhe hapja e tregjeve. Ky naivitet shkoi deri atje sa ndonëse më 2014 Rusia aneksoi Krimenë, një vit më vonë Gjermania nisi ndërtimin e Nord Stream II, të cilin e përfundoi megjithë kundërshtimet e aleatëve europianë dhe SHBA-ve. U detyrua të ndërpriste vetëm një javë para agresionit rus.

Në fakt, këto përfitime nuk munguan, por tani BE-ja e sidomos Gjermania po e paguajnë ” dividentin e paqes si frëngu pulën”; ato u bënë të varura nga Rusia  për plotësimin e mbi 60 për qind të nevojave të konsumit për naftë dhe gaz,  etj.

Mesa duket, inercia e këtyre politikave të dështuara vijoi, me një përjashtim më  27 shkurt 2022, kur Kancelari Scholz shpalli ”kthesën e madhe” në politikën e sigurisë gjermane me pesë përparësitë e saj të njohura dhe dërgimin e ndihmave për Ukrainën, duke i dhënë fund më në fund pacifizmit demode dhe të pavlerë gjerman.

Mirëpo më vonë ka patur sërish  hezitime dhe vonesa nga Kancelari Scholz, të cilat janë bërë “ bashkëudhëtare” të kësaj politike pavarësisht nga kritikat e shumta.

Këto hezitime dhe vonesa  janë shfaqur  me mungesën e vendosmërisë për fitore; asnjëherë nuk është deklaruar qartë nga Perëndimi dhe Gjermania se do ta mundin Rusinë dhe se Ukraina do të fitojë, por vetëm “ do ta mbështesim Ukranën aq kohë sa të jetë e nevojshme” Madje, kryetari i Grupit Parlamentar të SPD-së, Ralf Mϋtznich u shpreh disa kohë më parë publikisht për një “ ngrirje ” të luftimeve, çka ndeshi në kundërshtime të mëdha dhe brenda koalicionit qeveritar.

Pas disa hezitimeve të mëparshme për furnizimin me armatime të ndryshme, kulmi arriti vitin e kaluar me vonesat në dërgimin e tankeve ” Leopard II”, shumë të nevojshëm për të shënuar përparim në frontin e luftimeve, kur Ukraina do të niste ofensivën e saj pranverore. Me justifikime  se do të acarohej gjendja, se duhen ushtarë të aftë, se do kohë të gjatë përgatitja e tyre, se Gjermania nuk duhet të veprojë e vetme por bashkë me aleatët e tjerë, se më parë duhet SHBA-ja të dërgojë tanket e ngjashme Abrams etj. Scholz u detyrua të urdhëronte dërgimin etankeve  ” Leopard II” vetëm mbasi SHBA-ja, Franca dhe Britania dërguan tanket e tyre. Në fakt, trajnimi i ushtarëve ukrainas zgjati vetëm 6 javë dhe jo me muaj siç pretendohej më parë.

Mirëpo kjo vonesë gati një vjeçare ishte me pasoja të rënda, sepse gjatë asaj periudhe rusët muarën masa, përgatitën dhe shtuan masat e tjera mbrojtëse për të ulur në minimum  fuqinë e zjarrit të tankeve të sofistikuar. 

Për të ardhur së fundi te hezitimet në vazhdim për mosdërgimin e raketave  “ Taurus” me rreze të gjatë veprimi, të cilat janë me rëndësi strategjike. Me justifikime të kota të cilat pengojnë dhe vonojnë përparimin dhe fitoren e Ukrainës.  Njëherë thuhet se “ nuk duhet të kalojmë vijën e kuqe” sepse me ato raketa mund të goditen objekte në brendësi të Rusisë, se për pasojë  Gjermania do të bëhej palë në luftë, se mund të përshkallëzohej agresioni rus deri në përdorimin e armëve bërthamore dhe të tjera si këto. Këto justifikime   janë hedhur poshtë nga shumica dërmuse e  gjeneralëve dhe ekspertëve ushtarakë perendimorë.

Ashtu si me tanket ” Leopard II” do të vijë koha që dhe raketat ” Taurus” të dërgohen në Ukrainë, por  deri atëhere ato mund të kenë humbur efektshmërinë e tyre.

Nisur nga dukuritë e mësipërme shqetësuese, më 25 Mars të këtij viti, historiani emblematik gjerman Heinrich August Winkler bashkë me tre kolegë të tjerë të mirënjohur i dërgoi një letër publike drejtuesve më të lartë të Partisë Social – Demokrate; sipas tyre, kjo e fundit  ende nuk ka nxjerrë mësime nga pësimet e të kaluarës, sidomos për varësinë ekonomike fatale nga nafta dhe gazi rus; kritikë tjetër ishte dobësimi i aleancës me Francën çka nxit dhe më shumë Putinin në synimet e tij agresive;  sa për ” vijën e kuqe” historianët sugjerojnë që ajo të mos përcaktohet për politikën e jashtme dhe të sigurisë gjermane, se kështu vetëm e dobësojnë atë, por t’i vihet ” kufiri te thana” Rusisë. Ata e quajnë absurd propozimin për  ”ngrirjen “ e luftës,  sepse kështu do t’i jepej fund luftës në Ukrainë me fitues agresorin, Rusinë.

Më tej, ata  qortojnë ashpër politikën e jashtme gjermane si të shkëputur nga realiteti, duke mos kuptuar se Putini tërhiqet vetëm ”duke i treguar muskujt”.

Lajmi më i fundit i mirë është se ministri karizmatik i Mbrojtjes gjermane, Boris Pistorius, gjatë vizitës zyrtare në Uashington më 9 Maj shpalli publikisht synimin gjerman për t’u vënë në ballë të frontit të rezistencës dhe fitores mbi Rusinë dhe kujto tjetër që do të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Europë dhe tej Atlantikut, në bashkëpunim me SHBA-të. Madje, qysh aty ai njoftoi blerjen e disa sistemeve amerikane të mbrojtjes kundërajrore ” Himars” për Ukrainën. Gjithsesi, në rend të ditës  mbetet dërgimi i raketave ”Taurus” në Ukrainë,  si ”prova e madhe e  zjarrit“ për kthesën historike gjermane.

Gjatë vizitës shtetërore të Presidentit Macron në Gjermani më 26 – 28 Maj  dhe në Deklaratën përfundimtare të dy qeverive pati lëvizje premtuese në këtë drejtim, duke përfshirë dhe autorizimin për Ukrainën për të përdorur armët franko-gjermane për sulme dhe brenda territorit rus, me qëllime mbrojtëse. Mbi të gjitha, mbërritja më në fund e ndihmave të shumëpritura efikase ushtarake amerikane, me shpresa të mëdha për ta kthyer situatën në frontin e luftimeve në favor të Ukrainës dhe Perëndimit.

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

11 Gusht, 2026
FOKUS

Përse Zelenski u ktheu shpinën shqiptarëve?

10 Gusht, 2026
Kryesore

Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

9 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen BE-Shqipëri, bashkëpunim kundër kërcënimeve hibride e kibernetike

11 Gusht, 2026

Kina i kërkon Sekretariatit të PIF ta respektojë parimin e “Një Kine”

11 Gusht, 2026

Buxheti rekord i mbrojtjes i Japonisë nënvizon ambicien e saj për të zgjeruar ushtrinë

11 Gusht, 2026

Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

11 Gusht, 2026

Me vizitën e Zelenskit Vuçiçi arriti atë që dëshironte

10 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.