• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

    Presidenti Begaj uron Kurtin: Forcat politike të garantojnë dialog dhe kompromis institucional

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

    Të gjitha partitë po fitojnë, e Kosova po humb

    Zgjedhjet në Kosovë, me mbi 70% të votave të numëruara LVV prin me rreth 43%

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Investigimi i “Report” për Shqipërinë/ Reagon Kryeministri Rama: Shqipëria krenare që nuk e ul më kokën përpara askujt

4 Qershor, 2024
in Kryesore, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot opinionit publik me një mesazh në lidhje me publikimet e programit “Report” të kanalit televiziv italian Rai3 mbi Shqipërinë, duke i cilësuar si një baltë krejt e pamerituar mbi Shqipërinë dhe mbi shqiptarët.

Kryeministri përmes një videomesazhi në rrjetet e tij sociale e cilësoi sërish të neveritshëm reportazhin investigues, ku u transmetuan intervista dhe fakte që ngrenë dyshime mbi lidhjet e qeverisë me krimin. Rama tha se investigimi ishte për Italinë, por që u përfshi në atë valle sipas tij edhe qeveria shqiptare. Puntata e mbrëmjes së 2 qershorit ishte e ndërthurur edhe me dy intervista, atë të vetë kryeministrit Edi Rama dhe të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj. Ky i fundit hodhi akuza të rënda ndaj kreut të qeverisëm ku tha se Rama ka kryer takime në zyrën e tij me figura të larta të krimit të organizuar dhe mafias. Report ka publikuar edhe bizneset që ministri italian Adolfo Urso ka në Shqipëri, që sipas tyre janë mundësuar nga Rama. Adolfo Urso deri 10 ditë para se të betohej si ministër, ishte pronari Italian World Services, së bashku me djalin e tij Pietro, një kompani aktive në sektorin e konsulencës institucionale dhe lotimin për bizneset, duke arritur rezultate të shkëlqyera. • Shoqërimi i bizneseve italiane mbi të gjitha jashtë vendit është misioni kryesor i Italian World Services e familjes Urso. Ky biznes operon në vende të ndryshme dhe nga 2015 edhe në Ballkan dhe në Shqipëri, përmendet në reportazh. Gjithashtu, në emision është trajtuar edhe lidhja e ish-kryeminisrit italian Massimo D’Alema me qeverinë e Edi Ramës dhe Shqipërinë. Report ka zbuluar se përveç DL&M Advisor në Itali, i hapur në vitin 2019, D’Alema ka shtrirë interesat e tij në botën e konsulencës edhe në Shqipëri: në fakt, ai ka krijuar një kompani të quajtur A&I në Tiranë, e cila ofron konsulencë për kompanitë që duan të ndërkombëtarizohen. • Ndërkohë, sipas Ahmetajt, Massimo D’Alema bën lobim në favor të shoqërive që merren me kriptovaluta, një informacion ky që duke mos patur akses në dokumentet e bilancit dhe klientëve të biznesit të tij në Shqipëri, mbetet i vështirë për tu verifikuar.

Shqiptarët e Italisë, Greqisë e kudo tjetër, nuk kanë për të qenë kurrë vetëm sa të jem unë këtu, përballë asnjë cenimi të emrit shqiptar. Kane vuajtur boll për ta ngritur kokën dhe as ata, as Shqipëria nuk e ulin më kokën.  Ne e dimë më mirë se kushdo plagët, problemet, të metat e dobësitë që kemi dhe që i luftojmë përditë me to. Po kush hedh baltë mbi Shqipërinë e mbi shtetin shqiptar, duke na treguar edhe me gisht siç bënin dikur që s’u linin kusur shqiptarëve, duhet e do ta  marrë kurdoherë përgjigjen tonë. Me punë patjetër po dhe me fjalë, sa herë që ëhstë nevoja. Me vepra dhe me krenari sa herë që ne flasim për Shqipërinë. Ata thanë që nuk e kishin me Shqipërinë e me popullin shqiptar. Po ama dëmin ia bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në sytë e të gjithë audiencës së tyre italiane dhe nëse nuk ishin nisur me këtë mendim, këtë bënë,” tha Rama.

Videomesazhi plotë i Kryeministrit Edi Rama si përgjigjie ndaj programit Report të RAI3

Dëshiroj të ndaj me ju eksperiencën time me programin Report të RAI3. Një eksperience intensive, sa fyese në aspektin njerëzor, aq edhe sfiduese në aspektin, le të themi profesional, megjithëse politika për mua nuk është profesion, është mision. 

Ishte fyese sepse përtej personales, keqardhjes, dhimbjes nga padrejtësia e imponuar e vendosjes në shënjestër, për shkak të fushatës elektorale në Itali e të luftës mediatike atje, ndaj homologes sime në krye të qeverise italiane, kjo eksperiencë kishte ne përmbajtje shume baltë për Shqipërinë; baltë e prodhuar këtu, në Tirane, për luftën politike ndaj meje e qeverise sonë dhe këtë ju e dini të gjithë.

Dhe e gjithë ajo baltë e eksportuar nga këtu në Itali dhe e ekspozuar në ekranin e Shërbimit Publik italian, me lloj-lloj emra shqiptarësh e me dyshime të pambështetura në fakte, pa asnjë interes për publikun italian, që as nuk di e as nuk i intereson kush është X-i e Y-ni në Shqipëri, ishte padyshim një baltë krejt e pamerituar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Dëgjoni, Shqipëria s’është më ajo që ishte, kjo shihet kudo, flitet ngado, mirëpo disa që janë mësuar ta na shohin e ta trajtojnë Shqipërinë si vend të botes së tretë, nuk na e falin dot suksesin, çlirimin nga hijet e të shkuarës, kokën e ngritur lart. Prandaj dhe pesë kulla në Tiranë ju duken si 500 ngaqë as e kanë imagjinuar që Tirana do të bëhej kjo që vetëm sapo ka filluar të duket , se skanë parë gjë akoma. Dhe e vetmja mënyrë që gjejnë, me ndihmën e gojëve mos e themi të politikanëve pa atdhe e të papagajve të tyre pa skrupuj, është të hedhin baltë për të  na pikturuar pacipërisht si mafiozë, trafikantë, kriminelë… 

Po për mua cenimi me gjysmë të vërteta i Shqipërisë në gjuhë të huaj, nga cilidoqoftë e sidomos nga vendet fqinje, ku jeton edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve të Europës, është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar dhe pikë. Kush e bën, duhet ta mësojë se koha kur shteti shqiptar, qeveria, kryeministri i Shqipërisë, rrinin si skutha që bënin te fortin me të dobëtit këtu brenda dhe te menderosurin para të huajve, ka vdekur. 

U habiten gazetarët e Reportit dhe e thanë që unë jo nuk i ika asnjë pyetjeje, po e kërkova vetë, publikisht ballafaqimin me ta. Thanë që këtë politikanët e tyre nuk e bëjnë dhe e quajtën madje kurajë të madhe, po ne fakt e imja s’është kurajë, është krenari për Shqipërinë dhe për emrin shqiptar.

Shqiptarët e Italisë, Greqisë e kudo tjetër, nuk kanë për të qenë kurrë vetëm sa të jem unë këtu, përballë asnjë cenimi të emrit shqiptar. Kane vuajtur boll për ta ngritur kokën dhe as ata, as Shqipëria nuk e ulin më kokën. 

Ne e dimë më mirë se kushdo plagët, problemet, të metat e dobësitë që kemi dhe që i luftojmë përditë me to. Po kush hedh baltë mbi Shqipërinë e mbi shtetin shqiptar, duke na treguar edhe me gisht siç bënin dikur që s’u linin kusur shqiptarëve, duhet e do ta  marrë kurdoherë përgjigjen tonë. Me punë patjetër po dhe me fjalë, sa herë që ëhstë nevoja. Me vepra dhe me krenari sa herë që ne flasim për Shqipërinë. 

Ata thanë që nuk e kishin me Shqipërinë e me popullin shqiptar. Po ama dëmin ia bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në sytë e të gjithë audiencës së tyre italiane dhe nëse nuk ishin nisur me këtë mendim, këtë bënë. 

Po me kë e kishin ata? 

Ata e kishin me qeverinë e tyre dhe deri këtu janë në të drejtën e tyre të shenjtë. Por ama kur pastaj fusin në valle edhe qeverinë tonë, duke marrë autobote me llum nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike këtu në Tiranë, për të thënë se marrëveshja e qeverisë së Italisë me qeverinë e Shqipërisë është jo vetëm e keqe, po edhe është bërë me një narkoshtet, me një qeveri ku shumë anëtarë të saj na qenkan të dënuar dhe të lidhur me mafian, ata shkelin, jo vetëm mbi të vërtetën, po edhe mbi nderin e mbi dinjitetin tonë shtetëror dhe kombëtar. 

Bashkëpunimi me një grusht shqiptarësh që ju i njihni shumë mirë, s’kanë atdhe, s’kanë fe, s’kanë din e as iman, që jo nuk e bindin dot popullin këtu, megjithëse shajnë e shpifin ditë-natë prej vitesh të tëra, po vetëm humbasin e diskreditohen përditë në sytë e tij, RAI 3 dha dy shfaqje të neveritshme të një gjasme gazetarie investigative.

U përdorën si  heronj të këtyre shfaqjeve figura të errëta, një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare për tërë të zezat, një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u, një i mbyllur në arrest shtëpie nga gjykata speciale antikorrupsion, një i përjashtuar nga Vetingu në sistemin e drejtësisë. U mor edhe ndonjë  opinionist, veteran i luftës me gjysmë të vërteta kundër meje e qeverisë sonë qysh se s’mbahet mend e ku di unë kush tjetër, ndërkohë që u trajtuan si personazhe negativë të shfaqjes, drri tek personalitete të politikës e të kulturës italiane apo lloj-lloj individësh të njohur e të panjohur në Shqipëri, duke hedhur baltë akuzash e dyshimesh, pa asnjë lloj fakti. 

Por në fund shfaqja që dukej si një çorbë tik-toku, qep, shqep e bashko fjalë e imazhe sipas skenarit, nuk tha asgjë të re përveç jashtënxjerrjeve të ujërave të zeza të politikës Non Grata e të kanaleve mediatike këtu në Shqipëri, që i shërbejnë asaj llum politike. Asgjë pakontestueshme logjikisht, nuk kishte aty e lëre pastaj të vlefshme juridikisht, nga ky pseudo investigim italo-shqiptar, po vetëm u mbars mali dhe polli një mi, duke u justifikuar në fund se prova s’ka po ka akuza”! 

Akuza nga kush, mbi çfarë baze faktike, mbështetur mbi cilat të vërteta të provuara? Një shfaqje televizive si një version demokratik i hetimeve famëkëqija të Sigurimit të Shtetit, “ky tha, ai tha, ata thonë”, “ai takoi atë”, “ky u takua me atë”, “ti takove ata”, “thuhet se këtu bëhet kjo”, “thonë se në Shqipëri ndodhin këto”, “janë arrestuar, jo s’janë arrestuar”, “janë të lidhur, jo s’janë të lidhur”, “thanë dy kriminelë që njohin atë”, “ka akuza për vëllain e atij”, “ata atje pastrojnë paratë e atyre andej”, bla-bla-bla… 

Por tekefundit, te paktën ana italiane e këtij bashkëprodhimi te neveritshëm, e pohoi me gojën e vet se nuk janë ata që mendojnë se Shqipëria është një narkoshtet, nuk janë ata drejtpërdrejtë që akuzojnë, po janë të tjerë, janë këtu, në mesin tonë, ndërsa ata thjesht gatuan një çorbë me prodhime bio shqiptare. 

Tani unë nuk kam asgjë më shumë me palën italiane, me gazetarin italian jo e jo, ai erdhi më mori një intervistë, shërbeu dhe iku. Ua thashë në mes të Italisë që ditën e parë se çfarë ishte ai pseudo-investigimi i tyre, nuk lashë hapësirë e shteg në mediat e vendit mik pa ua përplasur syve të vërtetat dhe siç e patë, jo vetëm nuk iu shmanga ballafaqimit, po e postova të pacensuruar në këtë faqe. Sepse po të kisha gjëra për t’u shmangur apo pyetje për t’u sikletosur, nuk rrija në këmbë për të udhëhequr Shqipërinë, po ikja ulesha në bisht tek bahçja e shtëpisë. 

Unë e kam me të gjithë shqiptarët e zakonshëm dhe e kam të thjeshtë fare: 

Mos i falni më! Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre. Shumica që i ka braktisur prej kohësh duhet të bëhet gati për t’i shkatërruar fare me votë në ditën e afërt të gjykimit popullor. Pakica që ende nuk i ka braktisur, është në të drejtën e Zotit të mos bashkohet me shumicën nëse nuk do, po jo të vejë më pas tyre, sepse ata nuk i duhen as dreqit, jo më Shqipërisë! Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë, duke u çjerrë në përpëlitjet e fundit. Ky vend ka kry punë me atë shpirt të keq që e persekuton qysh prej vitit 1912.

Shqipërinë nuk e ndal më asgjë dhe nuk ia përcakton më të ardhmen askush, përveç nesh, shqiptarëve. Kokën lart dhe vetëm përpara!

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

KASH mbështet protestat qytetare dhe kërkon transparencë në mbrojtje të interesit kombëtar

12 Qershor, 2026
Editorial

“Unë erdha, u krye”: Pesë vite pas “non grata”-s, kush i detyrohet një përgjigje Shqipërisë?

11 Qershor, 2026
POLITIKË

I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

11 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

KASH mbështet protestat qytetare dhe kërkon transparencë në mbrojtje të interesit kombëtar

12 Qershor, 2026

Dita e 12-të e protestës, të rinjtë marshojnë në Tiranë: “Nesër më shumë”

11 Qershor, 2026
German Chancellor Friedrich Merz speaks in the plenary chamber of the Bundestag ahead of the government's policy statement. Photo: Michael Kappeler/dpa

Presion mbi qeverinë gjermane, Merz kërkon dakordësi për reformat sociale

11 Qershor, 2026

Ambasadori rus në Tiranë: “Pa një Rusi të fortë dhe sovrane, krijimi i një rendi botëror të drejtë është i pamundur”

11 Qershor, 2026

“Unë erdha, u krye”: Pesë vite pas “non grata”-s, kush i detyrohet një përgjigje Shqipërisë?

11 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.