• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SOCIALE / KULTURË

Rusja në vendin që mezi mjafton për varret e njerëzve të tij

1 Korrik, 2024
in SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Miljenko Jergoviç-[i]

Ismail Kadare, shkroi një tregim shumë të shkurtër, jo më shumë se një faqe e gjysëm, të titulluar “Vdekja e ruses” në vitin 1981, ndërsa Enver Hoxha ishte ende gjallë, ndërsa shteti që ai drejtonte ishte i mbyllur si kuti sardelesh. Tregimi, nga fundi i jetës dhe persektiva e një varri, flet për një ruse e cila në vitin 1959 u martua në Moskë me një oficer të ushtrisë shqiptare. Udhëtuan për të kaluar muajin e mjaltit në atdheun e tij, marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve u ndërprenë, Shqipëria u mbyll, e ajo mbetet e vetme në mënyrë të përkryer. Për këtë vetmi shkruan Kadare, edhe për kunatat, motrat e burrit, të cilat qajnë me dhembje për rusen, “qajnë para së gjithash për vetminë e saj. Dhe me siguri edhe të tyren”. Antarja e kryesisë së Frontit të grave të lagjes mban një fjalim mbi varrin e hapur, por nuk përmend asnjë fjalë për kombësinë e saj, “për të cilën ndodhi edhe vetmia më e madhe që mund të përfytyrohet”. Në fund thotë: “Lamtumirë Nina!” Dhe këto janë, sikurse pohon tregimtari, fjalët e vetme të natyrshme që tha. “Por akoma më natyrore tingëllon trokitja e dheut dhe e gurëve të vegjël mbi arkivol të cilët flasin me gjuhën universale, shumë me të të kuptueshme sesa janë gjuhët njerzore, megjithëse varrin për gruan e vdekur nuk e dha toka e pamatë ruse, por toka e rrudhur shqiptare, e cila mezi është e mjaftueshme për njerëzit e saj”.

Ky tregim është jashtëzakonisht karakteristik jo vetëm për dorëshkrimin e Kadaresë, por edhe sepse në të ka diçka autobiografike. Sikur, Zoti më faltë, është vetë shkrimtari ai që e varros Ninën, sikur gjatë gjithë kohës të bëhej fjalë për të. I kufizuar dhe i murosur në një gjuhë që askush në botë nuk e kupton, në vendin e cili – përveç ndonjë armiku anonim dhe gjithashtu të parëndësishëm- nuk është i rëndësishëm për askend, i zbrazur nga konteksti stilistiko-gjuhësor, shoqëror, konteksti imagjinativ për letërsinë e tij, shkrimtari i’a krijon vetvetes kontekstin, shkruan historinë personale dhe historinë e letërsisë së tij, nëpërmjet së cilës do të mund të kuptohen tregimet e tij.

“Vdekja e ruses” është publikuar para disa javësh e përkthyer edhe në serbisht nga shtëpia botuese “Samizdat B92”, në kuadër të librit të përmbledhjes me tregime, me titull “Bisedë mbi brilantinët në një pasdite dhjetori”. Në të njejtën kohë, ndoshta po atë javë, është përkthyer dhe botuar në kroatisht nga shtëpia botuese “VBZ”, romani i shkurtër autobiografik i Kadaresë me titull “Kukulla”. Çudia është e dyfishtë: njërën anë të çudisë e përbën fakti se njëkohësisht janë publikuar libra të të njejtit shkrimtar, veprat e të cilit janë përkthyer shumë pak dhe në mënyrë të varfër në gjuhët tona, megjithëse me përkthimin e tij është filluar prej më shumë se tridhjetë vitesh. Deri tani veprat e tij kanë dalë ekskluzivisht në Sarajevë dhe në Beograd, ndërsa “Kukulla” – po të mos marrin parasysh një pamflet politiko-kulturor – është libri i parë i Kadaresë i publikuar në Zagreb. Ana tjetër është akoma më e çuditshme: përkthimi serbisht i tregimit dhe përkthimi kroatisht i romanit mbajnë emrin e të njejtit përkthyes, Shkëlzen Maliqi

Në Zagreb, që në kohën e Shuflait, nuk ka patur interes për letërsinë dhe kulturën shqiptare, e për këtë nuk mund të gjenden përkthyes nga kjo gjuhë, në Beograd megjithatë, pa marrë parasysh armiqësinë e gjallë ndaj shqiptarëve, ekziston fakulteti i studimeve të gjuhës shqipe, e kësisoj është krejtësisht e logjikshme ka edhe përkthyes letrarë nga gjuha shqipe. Shkëlqen Maliqi, shkrimtar, filozof dhe kritik, arti, e herë herë edhe politikan, beogradas i dikurshëm është pa dyshim përkthyesi më i mirë letrar i poezisë dhe prozës nga gjuha shqipe. Duke pranuar përkthimin e tij, në vend të kërkimit të kotë të përkthyesit kroat ose, gjë që është më e njohur, vazhdojnë të injorojnë Kadarenë dhe letërsinë shqiptare në përgjithësi, në shtëpine botuese V.B.Z i hynë punës e cila për kushtet kroate është pothuajse revolucionare. Me këtë është vendosur një precedent i cili, shpresojmë, do të shpjerë në ndryshime të zakoneve dhe kësisoj në të ardhmen do të zëvendësojë mungesën e përkthyesve letrarë jo vetëm nga shqipja, por edhe nga disa gjuhë të tjera. Përkthimi serbisht i Maliqit pjesërisht është përpunuar dhe lektoruar brenda standartit gjuhësor kroat, gjë që nga pikëpamja e letërisë dhe e vërtetësisë mbi tekstin, atë origjinal dhe atë të përkthyer, janë  pakrahasimisht më autentikë, të drejtë dhe të vërtetë, sesa ata përkthimet e mundimshme dhe të huaja nga një gjuhë e tretë, kur, le të themi, vepra të shkrimtarëve arabë dhe norvegjezë përkthehen nga përkthimet e tyre në anglisht ose gjermanisht (gjë që në politikën e botimeve kroate është rast i shpeshtë).

Kukulla është nëna e Kadaresë. E distancuar, grua e ftohtë, me fytyrë të bardhë si kukullat japoneze. Historia mbi të është tregim për rritjen në Shqipëri, mbi Luftën e Dytë Botërore, vendosjen e rregjimit komunist, dallimet klasore klano-gjinore, pastaj edhe tregim për shtëpinë e cila jeton si organizëm i gjallë, gjë që me kalimin e viteve ose me ndryshimin e epokave ndryshon dhe transformohet.

Janë të paqarta dhe të pasigurta dallimet mes patriakatit dhe matriakatit. Në bashkësitë fisnore, në territorin e maleve dinarikë, në vendet si puna e Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku burrat vriteshin në luftëra ose shkonin  në mërgim, shpesh nënat e mëdha udhëhiqnin familjet dhe tërë fiset.Megjithëse te Kadareja nuk është ky rast, është fjala për një familje të varfëruar aristokrate qytetare, por ende në gjendje të mirë, fryma e matriakatit ndjehet në mos për gjë tjetër në kultin e nënës, të cilin e përshkruan Luan Starova gjithashtu në romanin autobigrafik me titull “Erveheja”. Që të dy djemtë, pikërisht, presin nga nënat më shumë sesa presin nga baballarët. Në këtë pritmëri është poetika e jetës dhe e rritjes në agimin e erës enveriane. Vetëm se njëra familje mbeti në Shqipërinë e mbyllur hermetikisht, ndërsa tjetra u largua në Maqedoni. Do të ishte interesant leximi krahasues i këtyre dy romaneve…

Raporti mes nënës dhe të birit i poetizuar në mënyrë shprehëse, reduktohet në lojë. Kështu në jetën për të cilin flet ky libër. Në ndryshim nga një nënë e tretë tregimin  për të cilin e kemi lexuar, në atë prozën madhështore autobiografike “Shkëlqim dhe tmerr” të aktorit Bekim Fehmiu, kukulla jeton jetën e cila në një masë të madhe është jashtë jetës. Ajo në realitet nuk duhet të bëjë asgjë, përveç që të të bëjë llogaritë mirë për raportet e saj tejet të ndjeshme me familjen e burrit, e kryesisht është edhe e paaaftë për ndonjëfarë pune serioze. Ose kështu i duket të birit teksa rritet. Një ditë, pasi i ka dalë në dritë libri i tij i parë, dhe ky libër me poezi, ajo fillon të pyesë e shqetësuar nëse është bërë i famshëm me këtë libër. Kurrë nuk do te deshte të ishte, sepse kishte dëgjuar nga dikush se kur djali bëhet i famshëm atëherë ndryshon nënë. Nuk është e mundur, mendon ajo, djemtë e famshëm të kenë të njëjtat nëna të zakonshme.

“Kukulla” është e jashtëzakonshme në opusin e librave të Kadaresë dhe libër shumë atipik. I shkruar pothuajse me lehtësi të padetyrueshme, pa shqetësim të madh për atë se çfarë do të thotë bota ose si do ta lexojnë kritikët, libri është i shkrimtarit që është afër fundit të rrugës. Një shkrimtari mjaft të famshëm, i cili jo vetëm i krijoi vetevtes kontekstin dhe traditën, por është i njohur në botë edhe për atë se asnjë çmim nuk mund të ngrejë më lart dhe as ka kritikë të tillë që mund ta ulë më poshtë. Krahas kësaj, ai, fiksionist i vjetër, nuk ka më nevojë të shpikë dhe mbishkruajë, por rrëfen sesi ka ndodhur gjithçka dhe sesi ka qenë jeta.

Libri fillon në muajin prill të vitit 1994, kur vëllai nga Tirana e lajmëron shkrimtarin se nëna është duke vdekur. Mbaron pesë vite më vonë, kur avionët e NATO-s fluturojnë mbi detin Adriatik që të bombardojnë Serbinë. Shkrimtari ka në mendje fëmijërinë e mrekulluar nga bombarduesit dhe historitë nga Lufta e Dytë Botërore sesi mjafton vetëm një bombë që ta shkatërrojë shtëpinë e tyre të madhe. Çfarë do të ndodhë atëherë do ta marrë vesh ai që lexon “Kukullën”. Ky lexues nuk guxon t’ia prishë përjetimin.

Libri i tregimeve, ai përkthimi i të cilit është bërë në Beograd, dhe të cilin do t’ia vlente ta lexoje krahas “Kukullës” e ka marrë titullin nga tregimi më i rëndësishëm i tij, i cili bën fjalë për shkuarjen franceze për darkë. Në darkë arrin edhe zonja Vuksani me të bijën, emigrante, e afërt me oborrin e mbretit të dikurshëm Ahmet Zogu. Vijon një prej rrëfimeve të tij më të bukura që kam lexuar vitet e fundit, dhe në të dy episode. I pari: më shumë violina janë shkatërruar në një ditë gjatë bombardimit të Dresdenit në vitin 1945 kur në një ditë të vetme, për gjysëm ore, u bënë shkrumb e hì gjashtëmbëdhjetë violina stradivari dhe guarnieri që të gjitha pronë e violinistit virtuoz Fric Krejsler, hebreut të dëbuar i cili në atë kohë ishte shtetas amerikan. Dhe tjetra: në një kohë në gazetat shqiptare befas filluan të duken fraza dhe shprehje latine. Të afërmit e intelektualëve të burgosur dhe elementëve antishtetërorë  menduan se këto, në mënyrë të fshehtë, po lajmërojnë ata, se janë të lirë dhe se kjo është një mënyrë për t’i informuar. Por asnjeri prej tyre nuk u lirua. U liruan kriminelët të cilët këto shprehje latine i kishin dëgjuar në burg dhe u kishin pëlqyer. Kështu dolën nëpër gazeta.

Ja pra, ky është Ismail Kadare.

Miljenko Jergoviç është shkrimtar boshnjako-kroat. Jeton e punon në Zagreb. Ka botuar shumë libra, romane, përmbledhje me tregime etj. Në shqip është përkthyer dhe botuar romani i tij “Serda këndon në muzgun e  ditës së Rrëshajave”. Po përgatitet për botim edhe romani tjetër i tij “Babai”. Shkrimi i mësipërm është publikuar në gazetën kroate “Jutarnji List” me 18 nëntor 2017.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.jutarnji.hr/naslovnica/ruskinja-u-zemlji-jedva-dovoljno-sirokoj-za-grobove-svojih-ljudi-6757788

Related- Posts

SOCIALE / KULTURË

Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

25 Shtator, 2026
SOCIALE / KULTURË

“Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

23 Shtator, 2026
SOCIALE / KULTURË

Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

15 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026

PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

23 Tetor, 2026

Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

23 Tetor, 2026

Putin: Rusia nuk kërkon luftë me Evropën, por do të përmbushë objektivat në Ukrainë

23 Tetor, 2026

Protesta e studentëve në ditën e 11-të, pedagogë dhe mjekë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.