• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Kontributi i Kinës për ruajtjen e paqes dhe garantimin e stabilitetit ekonomik global

15 Nëntor, 2024
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Redion LULI*

Rrugëtimi 75-vjeçar i Republikës Popullore të Kinës ka dëshmuar përpjekjet e pandërprera të popullit kinez për të ndjekur zhvillimin dhe përparimin, duke krijuar një mrekulli të rritjes ekonomike afatgjatë dhe stabilitet social.

Ndërsa nis rrugëtimin e modernizimit në epokën e re, vendi përpiqet të realizojë ëndrrën e tij për përtëritje kombëtare përmes modernizimit dhe zhvillimit paqësor. Me një vizion për përparimin e njerëzimit, Kina mbetet e përkushtuar për të ofruar mundësi të reja për ruajtjen e paqes dhe zhvillimin botëror përmes prosperitetit të saj.

Kina si promovuese e paqes në vitin 2024

Tribuna e Tian’anmen në qendër të Pekinit, simboli i Republikës Popullore të Kinës, është zbukuruar me mbishkrimin monumental “Rroftë Uniteti i Madh i Popujve të Botës”, një mesazh i thellë që pasqyron vizionin global të kombit kinez për paqen dhe harmoninë ndërkombëtare. Mbishkrimi, i mbetur aty që nga viti 1950, viti pas themelimit të Kinës së Re, mbetet shumë i rëndësishëm në një botë të mbushur me ndasi, konflikte dhe luftëra.

Duke çuar përpara frymën e këtij mbishkrimi ikonik, vizioni i Presidentit kinez Xi për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin ofron një dritë shprese për një bashkëjetesë paqësore dhe zhvillim të përbashkët mes kaosit dhe konflikteve globale.

Kur Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj në vitet 1950, mençuria kineze, e rrënjosur në shekuj të një qytetërimi paqësor, doli me Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore, përkatësisht respektin e ndërsjellë për sovranitetin dhe integritetin territorial, mossulmimin e ndërsjellë, mosndërhyrjen në punët e brendshme të njëri-tjetrit, barazinë dhe përfitimin reciprok, si dhe bashkëjetesën paqësore.

Për shkak të apelit të tyre universal, Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore, të cilët kanë qenë themeli i politikës së jashtme të paqes të Kinës dhe që janë të përfshirë në tekstin e Kushtetutës së vendit, ofrojnë një pasqyrë globale se si vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim mund të jetojnë tok së bashku.

Rruga e paanshmërisë dhe diplomacisë paqësore, e cila ndiqet vazhdimisht nga Kina, spikat në botën e sotme, duke qenë se Pekini po merr një rol aktiv në ndërmjetësimin e konflikteve dhe promovimin e dialogut për të arritur paqen.

Kina ka luajtur një rol konstruktiv në krizën e Ukrainës, konfliktin Palestinë-Izrael dhe çështjet që kanë të bëjnë me Gadishullin Korean, Iranin, Mianmarin dhe Afganistanin.

Në kuadër të propozimit të një zgjidhjeje paqësore të krizës në Ukrainë, në shtator të këtij viti u mbajt takimi ministror i grupit “Miqtë për Paqen” për krizën e Ukrainës në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi, dhe këshilltari i politikës së jashtme të Brazilit, Celso Amorim kryesojnë takimin ministror të grupit “Miqtë për Paqen”/Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Takimi u kryesua nga Ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi, dhe këshilltari i politikës së jashtme të Brazilit, Celso Amorim. Ky plan u propozua për herë të parë nga Kina dhe Brazili në maj. Ky plan i ka rrënjët në një plan që Kina e ka propozuar që në fillim të luftës. Në takim nuk morën pjesë Ukraina apo Rusia, por ai u përshëndet nga shumë vende anëtare të OKB-së si një angazhim konkret nën kryesimin e Kinës për zgjidhjen paqësore të konfliktit në fjalë.

Referuar çështjes palestineze, Deklarata e Pekinit e nënshkruar nga 14 fraksione palestineze në Pekin më 23 korrik të këtij viti për t’i dhënë fund ndasive mes tyre dhe për të forcuar unitetin e ka kthyer Kinën në një epiqendër të diplomacisë globale. Nënshkrimi i deklaratës ishte një hap vendimtar drejt zgjidhjes së çështjes palestineze dhe arritjes së paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme. Ishte gjithashtu hera e parë që një dokument i brendshëm i pajtimit palestinez u miratua me ndihmën vendimtare të një vendi përtej botës arabe.

Pas vitesh armiqësie të hapur, Arabia Saudite dhe Irani ranë dakord më 10 mars të këtij vitit të rivendosin lidhjet diplomatike pas bisedimeve të ndihmuara nga Kina, një zhvillim i rëndësishëm për të dy kombet dhe një ndihmë për sigurinë dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Kina nuk ka treguar asnjë interes për krijimin e bazave ushtarake në rajon deri më tani. Përfshirja politike e Kinës në rajon mbetet e kufizuar. Kina gjithashtu përmbahet nga ndërhyrjet me pretekstin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut ose promovimit të demokracisë. Ajo ka shmangur përdorimin e standardeve të dyfishta në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kështu e shohin Kinën shumë shtete në rajon, kështu që nuk është e çuditshme që politika e jashtme e Kinës është më tërheqëse për liderët në Lindjen e Mesme.

Filozofia diplomatike e Kinës që ka për synim promovimin e paqes dhe zhvillimin, është shumë më tërheqëse se sa taktikat e disa vendeve të tjera për të nxitur konfrontimin me qëllim zgjerimin e interesave të tyre në rajonin e Gjirit Persik.

Proverbi kinez “Duroni një moment zemërimi për të ruajtur paqen; tërhiquni një hap pas për të fituar një perspektivë më të gjerë” pasqyron durimin strategjik dhe kompromisin që mbështet qasjen diplomatike të Kinës.

Në prill të vitit 2022 Presidenti Xi propozoi Iniciativën Globale të Sigurisë, e cila mbron një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme, ndjek filozofinë se njerëzimi është një komunitet i pandashëm i sigurisë dhe synon të propozojë një rrugë të re drejt sigurisë që vendos dialogun mbi konfrontimin dhe partneritetin mbi aleancat.

Aktualisht, Kina është kontribuuesja e dytë më e madhe financiare në operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Kontributi në rritjen ekonomike globale

Që kur Kina filloi reformat dhe politikat e hapjes së vendit në vitin 1978, ajo ka dhënë kontribut të ndjeshëm për ruajtjen e paqes dhe zhvillimin botëror përmes rritjes së saj të gjithanshme. Kontributi i vendit në rritjen ekonomike globale ishte mesatarisht 24.8% nga viti 1979 deri në vitin 2023, duke zënë vendin e parë në botë, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave. Kina është kthyer në prodhuesin më të madh në botë, në epiqendrën e tregtisë së mallrave dhe mbajtësin më të madh të rezervave valutore.

            David Morris, themelues dhe president i 1Earth Village, një platformë konsulence, ka deklaruar se çdo brez haset me ndryshime të mëdha, por bota aktualisht po përjeton një stuhi lëkundjesh sizmike në ekuilibrin e fuqisë, një transformim teknologjik dhe një krizë klimatike. “Kina është në qendër të secilit prej këtyre zhvillimeve dhe mënyra se si ajo i menaxhon sfidat e saj të brendshme do të ndikojë jo vetëm tek populli kinez, por edhe tek pjesa tjetër e botës”.

            Iniciativa në rritje “Një Brez dhe një Rrugë” (Belt and Road Iniciative – BRI), e cila u lançua në vitin 2013 për të promovuar ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, ka treguar se si Kina i përkthen fjalët e saj në vepra dhe se si ky koncept ndihmon në ndryshimin e botës ku jetojmë.

            Një sërë projektesh të rëndësishme të iniciativës “Një Brez dhe një Rrugë” kanë arritur të realizohen. Midis tyre, “China-Europe Railway Express” që përfshin një rrjet linjash hekurudhore që lidhin Europën dhe Azinë, me 86 rrugë operative që shkojnë në mbi 200 qytete në 25 vende europiane.

            Referuar të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Kinës, nga viti 2013 deri në 2023, BRI ka galvanizuar afro 1 trilion dollarë investime, ka krijuar më shumë se 3000 projekte bashkëpunimi, ka krijuar 420.000 vende pune lokale dhe ka ndihmuar në nxjerrjen e pothuajse 40 milionë njerëzve nga varfëria.

            Projektet e BRI kanë demonstruar se si bashkëpunimi efektiv mund të transformojë konceptin e ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin në një realitet të prekshëm. 

            Krijimi i zonave të tregtisë së lirë shënon një tjetër moment historik në hapjen e Kinës. Që nga inaugurimi i zonës së parë pilot të tregtisë së lirë të Kinës në Shangai në 2013, numri është zgjeruar në 22 deri në vitin 2024.

            Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE), si ekspozita e parë në botë me temë importi, përfaqëson një tjetër përparim të madh në rrugën e hapjes së Kinës, duke shënuar një risi të rëndësishme në hapjen ekonomike globale. CIIE i gjashtë në nëntor të vitit 2023 tërhoqi 3486 kompani nga 128 vende dhe rajone, me vlerën e marrëveshjeve të synuara që tejkalon shumën 78.4 miliardë dollarë. Krahasuar me ekspozitat e mëparshme, CIIE tani më jo vetëm që fokusohet tek teknologjitë dhe produktet e avancuara, por gjithashtu ofron një mundësi të rrallë për vendet më pak të zhvilluara për të hyrë në tregjet ndërkombëtare.

Kina në mbrojtje të rendit ndërkombëtar

Gjatë fjalës së tij në sesionin “Kina në botë” në Konferencën e 60-të të Sigurisë në Mynih në shkurt të 2024, Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi siguroi botën se Kina do të jetë një forcë në mbështetje të stabilitetit në kuadër të përmirësimit të qeverisjes globale. “Kina mbështet autoritetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe statusin e saj thelbësor, si dhe rolin kryesor të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në çështjet e paqes dhe sigurisë”, tha ai, duke shtuar se “ajo ka forcuar solidaritetin dhe bashkëpunimin në Jugun Global dhe përpiqet të rrisë përfaqësimin dhe zërin e vendeve në zhvillim në çështjet globale”. 

Ndërsa bota përballet me kërcënimin e ndryshimeve klimatike, Kina ka qenë një shtysë e madhe për organizimin e Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP 28) të mbajtur në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në dhjetor të 2023, që u mbyll me arritjen e një konsensusi të rëndësishëm të të gjithë vendeve pjesëmarrëse.

Në përgjigje të sfidës së Inteligjencës Artificiale, Kina inicioi ​​​​Nismën Globale të Qeverisjes së Inteligjencës Artificiale vitin e kaluar dhe mbështet krijimin e një organi ndërkombëtar qeverisës për Inteligjencën Artificiale brenda kornizës së OKB-së për të mbrojtur bashkërisht mirëqenien e të gjithë njerëzimit.

Nga BRI tek Nisma e Zhvillimit Global, Nisma e Sigurisë Globale dhe Nisma e Qytetërimit Global, Kina ka ofruar një sërë të mirash publike për të adresuar sfidat globale. Më shumë se 100 vende dhe një numër organizatash ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, kanë shprehur mbështetje për Nismën e Zhvillimit Global (GDI) dhe mbi 80 vende i janë bashkuar Grupit të Miqve të GDI, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Me të gjithë potencialin ekonomik që posedon dhe një politikë të jashtme tejet aktive Kina do të vijojë të veprojë si një forcë stabilizuese në promovimin e bashkëpunimit midis vendeve të mëdha, sigurisht e motivuar edhe nga mbrojtja e interesave të saj kombëtare. Sa më e trazuar të bëhet situata ndërkombëtare, aq më shumë “fuqitë e mëdha” do të duhet të rrisin koordinimin dhe një fuqi globale si Kina do të ketë një rol qendror në këto zhvillime.

*Pedagog/Ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare,
  Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

*Ky artikull është publikuar ekskluzivisht për Edicionin Special në revistën “Argumentum”, në kuadër të 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës dhe 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

20 Qershor, 2026
FOKUS

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor, 2026
FOKUS

PROTESTA SI PASQYRË E DEMOKRACISË SHQIPTARE 

19 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

22 Qershor, 2026

Protesta vijon për të 22-ën ditë, qytetarët kërkojnë largimin e klasës politike

21 Qershor, 2026

Delegacionet mblidhen për samitin SHBA-Iran

21 Qershor, 2026

Njerëzit mbushën bregdetin e Makaos për Garat Ndërkombëtare të Varkave të Dragoit 

21 Qershor, 2026

Aspirata origjinale e një babai dhe e birit të tij

21 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.