• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Rusia sulmon Ukrainën me një raketë të re me rreze të mesme veprimi

21 Nëntor, 2024
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të enjten se Moska ka testuar një raketë të re me rreze të mesme veprimi në një sulm ndaj Ukrainës. Ai paralajmëroi se Moska mund ta përdorë raketën kundër vendeve që lejuan Kievin të godasë Rusinë me raketat e furnizuara prej tyre.

Sulmi rus në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, të enjten, erdhi si përgjigje ndaj sulmeve ukrainase në territorin rus këtë javë ku u përdorën raketa amerikane dhe britanike me rreze të gjatë veprimi, tha zoti Putin gjatë një fjalimi televiziv.

Ai tha se ishte goditur një fabrikë raketash, në Dnipro, me raketën e re të quajtur “Oreshnik”, që në rusisht do të thotë “lajthi”.

Presidenti Putin deklaroi se Rusia do të njoftojë paraprakisht nëse kryen sulme të tjera me raketa të tilla kundër Ukrainës, që të mundësohet evakuimi e civilëve sic tha ai. Zoti Putin tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të Shteteve të Bashkuara nuk do të jenë në gjendje t’i interceptojnë raketat ruse.

“Ne besojmë se kemi të drejtë të përdorim armët tona kundër objekteve ushtarake të vendeve që lejojnë përdorimin e armëve të tyre kundër objekteve tona”, tha ai. “Dhe në rast përshkallëzimi të veprimeve agresive, ne do të përgjigjemi me vendosmëri me të njëjtën monedhë”.

Njoftimi i Putinit erdhi disa orë pasi Ukraina njoftoi se Rusia kishte goditur me një raketë balistike ndërkontinentale gjatë natës qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro.

Zëdhënësja e e Pentagonit Sabrina Singh tha se mund të konfirmonte se Rusia kishte lëshuar një raketë eksperimentale balistike me rreze të mesme veprimi. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara ishin njoiftuar parapkrakisht nga kanalet e komunikimit të Qendrës së Reduktimit të Rrezikut Bërthamor.

Sipas zyrtarëve lokalë, si pasojë e sulmit mbetën të plagosur dy persona dhe u dëmtuan një objekt industrial dhe një qendër rehabilitimi për persona me aftësi të kufizuara.

Sulmi ndodh gjatë një jave tensionesh të përshkallëzuara e ndërsa Shtetet e Bashkuara hoqën kufizimet ndaj Ukrainës për përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur brenda territorit rus. Më pas Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një doktrinë të rishikuar bërthamore duke ulur zyrtarisht pragun për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia.

Forcat ajrore ukrainase thanë në një deklaratë se sulmi në Dnipro u krye nga rajoni rus Astrakhan, në Detin Kaspik.

“Sot, fqinji ynë i çmendur tregoi edhe një herë se çfarë është në të vërtetë dhe dhe sa i frikësuar është ai”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy disa orë përpara fjalimit të zotit Putin.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë të enjten se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan dy raketa të prodhimit britanik “Storm Shadow”, gjashtë raketa HIMARS dhe 67 dronë.

Ky nuk është njoftimi i parë publik i Moskës për rrëzimin e raketave Storm Shadow, pasi Rusia raportoi më herët se kishte rrëzuar disa mbi gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur lufta ka marrë një dimension ndërkombëtar në rritje me vendosjen e trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar Rusinë në fushëbetejë, një zhvillim që zyrtarët amerikanë thanë se nxiti ndryshimin e politikës së Presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa amerikane me rreze më të gjatë veprimi. Kremlini u përgjigj me kërcënime për përshkallëzim të konfliktit.

Presidenti Putin ka paralajmëruar më parë SHBA-në dhe aleatët e tjerë të NATO-s se lejimi i Ukrainës të përdorë armët perëndimore me rreze më të gjatë veprimi për të goditur territorin rus, do të thotë se Rusia dhe NATO janë në luftë. Doktrina e tij e re lejon një përgjigje të mundshme bërthamore nga Moska edhe ndaj një sulmi konvencional ndaj Rusisë nga çdo komb që mbështetet nga një fuqi bërthamore./VOA

Related- Posts

Bota

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026
Bota

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS
Bota

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.