• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

    Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

    Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Joseph: Dorëzimi ndaj Putinit do të kishte pasoja të mëdha për Ballkanin

15 Dhjetor, 2024
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph, ka thënë në një intervistë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë se, në rajonin e Ballkanit ka aktorë të dëmshëm që mezi presin sinjale për përforcim të pozitës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe dobësim të Perëndimit, prandaj pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë i sheh edhe në këtë rajon.

“Pres negociata për luftën në Ukrainë por jo fundin e luftës”

Radio Evropa e Lirë: A prisni që inaugurimi i Donald Trumpit të sjellë një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë, siç ka pohuar ai gjatë fushatës së tij?

Edward Joseph: Jo. Përgjigja është jo. Nuk e pres këtë. Nëse ndodh, për sa kohë që do të ishte në kushte të favorshme për Ukrainën dhe Perëndimin, atëherë kjo do të ishte e shkëlqyer. Por, nuk besoj se Vladimir Putin është në atë pozicion tani. Mendoj se ai ende dëshiron një fitore.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit në këtë vend ta kuptojnë këtë: Vladimir Putin e ka futur Rusinë në një katastrofë, një katastrofë që do të dëmtojë, jo vetëm Ukrainën duke vrarë kaq shumë civilë dhe ushtarë ukrainas, dhe duke shkatërruar qëllimisht kaq shumë infrastrukturë ukrainase, por edhe vetë Rusinë. Kjo është ajo që ka bërë Vladimir Putin.

Mendoj se këtë situatë e shohim edhe në Siri, me rënien e shpejtë të Assad-it, madje edhe pse me mbështetjen nga Rusia dhe Irani, por po e shohim kolapsin. Kjo është një tjetër provë e dobësisë ruse, e paaftësisë së saj për të bërë ndonjë gjë për shkak të kurthit që krijoi me sulmin e saj agresiv ndaj Ukrainës. Por, nuk pres që Donald Trump të jetë në gjendje të negociojë menjëherë një zgjidhje të drejtë për këtë luftë.

Radio Evropa e Lirë: A keni ndonjë ide se sa kohë mund të zgjasë ky proces? Prisni që të fillojnë shpejt negociatat për paqe, duke folur për luftën në Ukrainë?

Edward Joseph: Po, kam. Besoj se disa nga këshilltarët kryesorë të Trumpit janë të vendosur të përpiqen të arrijnë një lloj përfundim të luftës sa më shpejt, sepse fokusi i tyre kryesor është Kina. Dhe, ata do të donin të përshpejtonin dhe të hynin në luftë. Kushdo do të dëshironte ta bënte këtë, kush do të donte të shihte vazhdimisht njerëz që vdesin? Pyetja është: në çfarë kushte? Sepse kjo ka rëndësi. Ka rëndësi që të mos i jepet Vladimir Putinit një fitore që do të ketë pasoja të mëdha për Ukrainën, Evropën, përfshirë Ballkanin, dhe gjithashtu për Kinën. Sepse nëse Kina sheh që SHBA-ja është e gatshme të tërhiqet, dhe të heqë dorë nga Ukraina, ajo do të thoshte: “Ata hoqën dorë nga Ukraina. Do të heqin dorë edhe nga Tajvani gjithashtu”.

Radio Evropa e Lirë: Sa do të ndikojë ndalimi ose vazhdimi i luftës në Ukrainë në situatën e sigurisë në Ballkan? Dhe, për zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon.

Edward Joseph: Edhe këtu shoh pasoja të mëdha. Nuk mund ta kemi këtë në rajon. Kjo është ende e paqartë. Ka ende tensione, e shihni mes Kosovës dhe Serbisë, sulmi i fundit terrorist, që u shpall i tillë nga Kaja Kallas, kryediplomatja e BE-së. Edhe SHBA-ja gjithashtu tha se ky është një sulm kriminal dhe i tmerrshëm në Kosovë, që kishte për qëllim të shkatërronte sistemin e ujësjellësit, duke ndikuar në furnizimin me ujë dhe me energji elektrike për të gjithë Kosovën.

Nga këto lloj kërcënimesh, shohim se ka aktorë në rajon, që gjithçka që ata duan, është një sinjal që Rusia të jetë rikthyer disi – dhe SHBA-ja dhe BE-ja të dorëzohen – dhe janë dakord për një agjendë të ngjashme këtu në rajon për të marrë territore, për të ndarë kufij, për të detyruar popujt të lëvizin dhe për të minuar sovranitetin e shteteve, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës. Prandaj, do të ishte shumë e rrezikshme të kemi një dorëzim të tillë ndaj Putinit.

Radio Evropa e Lirë: Ju thatë në një nga deklaratat tuaja se kriza mes Kosovës dhe Serbisë u sjell përfitime liderëve të të dyja palëve. A shihni një situatë të ngjashme tani në Maqedoninë e Veriut, pasi politikanë, nga blloqet maqedonase dhe shqiptare, po flasin gjithnjë e më shumë për destabilizim?

Edward Joseph: Jo, nuk i krahasoj këto dy situata. Nuk e bëj dhe nuk do ta bëja këtë. Situata brenda Maqedonisë së Veriut është krejtësisht e ndryshme nga ajo në Kosovë dhe Serbi. Dhe, më lejoni të jem shumë i qartë këtu: Serbia dhe Kosova nuk janë njësoj përgjegjëse. Ata nuk janë njësoj përgjegjës për këtë situatë. Serbia refuzon të njohë Kosovën dhe Serbia pranon status quo-në për ta mbajtur Kosovën në këtë situatë të pasigurt. Pra, Serbia ka një përgjegjësi më të madhe për situatën në Kosovë sesa Kosova. Por, natyrisht, kryeministri Kurti ka përgjegjësinë e tij. Ai, gjithashtu, duhet të tregojë se serbët e Kosovës janë në fakt qytetarë të plotë të Kosovës dhe që Qeveria në Prishtinë i respekton dhe i trajton ata si të tillë.

Radio Evropa e Lirë: BDI-ja beson se iniciativa në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me Ligjin për gjuhët e kërcënon Marrëveshjen e Ohrit. Cili është komenti juaj për këtë?

Edward Joseph: E ardhmja e vetme për ta ruajtur Republikën e Maqedonisë së Veriut si një shtet sovran dhe të pavarur, si dhe trashëgiminë e maqedonasve dhe shqiptarëve që jetojnë këtu, është të ruhet ky respekt për këtë vend si një shtet i bashkuar dhe sovran. Dhe kjo është ajo që bën Marrëveshja e Ohrit. Në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit nuk ka marrëveshje territoriale. Nuk ka kantone, nuk ka entitete.

Ne shohim Bosnjë e Hercegovinën dhe e konsiderojmë këtë si një katastrofë. Po ashtu, shihni Kosovën me tentativën për ndarje dhe situatën në veri, si dhe refuzimin për ta njohur këtë katastrofë. Maqedonia e Veriut nuk mund të përballojë të bëhet një tjetër katastrofë e tretë e Ballkanit. Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje e shkëlqyer. Është një marrëveshje e drejtë. Nëse ka mosmarrëveshje për të, diskutoni ato. Konsultoni miqtë, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, dhe arrini zgjidhje të drejta. Dhe, jam i sigurt që ato mund të arrihen.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, në çfarë mase zgjidhja e pyetjeve të hapura në Ballkan do të varet nga procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian?

Edward Joseph: Ato luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Imagjinoni samitin e Selanikut më 2003, ku thanë, “Ne e hapëm derën për vendet e Ballkanit” dhe që nga viti 2003, dhjetë vjet më vonë, Kroacia u bë anëtare më 2013, dhe pastaj, në thelb, asgjë. Pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, gjashtë vende, nuk bënë asnjë përparim. Vetë BE-ja ndryshoi mendjen e saj. Vladimir Putin rihapi mundësinë për zgjerimin e BE-së duke kërcënuar të gjithë Evropën. Më në fund, Bashkimi Evropian u zgjua dhe tha, “Në të vërtetë duhet ta trajtojmë Ballkanin seriozisht dhe të krijojmë mundësi realiste për t’u anëtarësuar”.

Mali i Zi sigurisht që e ka këtë mundësi dhe nëse situata e tij politike, si ajo e brendshme ashtu edhe ajo e jashtme, zgjidhen, ka një rrugë përpara. Maqedonia e Veriut mund ta ketë këtë rrugë. Sigurisht, e ka këtë bllokadën me ndryshimet kushtetuese nga Bullgaria, por kjo është thelbësore.

Shihni Kroacinë, shihni pozitat që ka Kroacia. Ky nuk është një vend i përsosur. Edhe shumë vende anëtare më të vjetra të BE-së, asnjëra prej tyre nuk është e përsosur. Por, krahasoni situatën e Kroacisë me vendet fqinje, me Bosnjë e Hercegovinën, me Serbinë. Nuk ka absolutisht asnjë krahasim në asnjë aspekt. Kështu që avantazhet janë të qarta për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe kjo pengesë me Bullgarinë, mendoj se Qeveria, duke bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe kryeqendrat kryesore të Bashkimit Evropian, mund ta kapërcejë këtë.

/Marrë me shkurtime nga Radio Evropa e Lire

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

18 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Tensione në protestën e studentëve para Kryeministrisë, Policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

18 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe dënon dhunën

18 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Protestat përfshijnë Evropën: Italia dhe Franca përballen me përplasje, Spanja me krizën e strehimit

18 Tetor, 2026

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 10 efektivë të plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3,

18 Tetor, 2026

Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

18 Tetor, 2026

Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

18 Tetor, 2026

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë apel për qetësi dhe dialog mes palëve

18 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.