• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Liberalët para ndryshimit epokal

12 Janar, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ivan Krastev[i]

Teksa vëreja zhgënjimin dhe shqetësimin e liberalëve në mbarë botën për shkak të fitores së Trampit në zgjedhjet presidneciale amerikane në muajin nëntor të vitit të kaluar, kisha përshtypjen se këtë ndjesi e kam përjetuar dikur. Momenti më ktheu në vitin 1989, kur ra Muri i Berlinit, gjë që shënoi fillimin e fundit të komunizmit sovjetik dhe eleminimin e perdes së hekurt e cila e ndante Europën që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Dallimi në këtë rast ishte se bota që u shemb atëbotë në vitin 1989, ishte e tyrja, bota e komunistëve. Tani është kjo e jona, bota e liberalëve.

Atë vit kur bota e kthye kokëposhtë, jetoja në një shtet të Paktit të Varshavës si student i vitit të fundit të Filozifisë në Universitetin e Sofjes në Bullgari. Tërë eksperienca dukej si kurs i zgjatur i ekzistencializmit francez. Të shohësh fundin e diçkaje për të cilën na është thënë se do të zgjasë përgjithmonë ishte emocionuese – po ashtu edhe çlirues e alarmante. Kolegët e mi dhe unë ishim të mbuluar nga ndjesia e lirisë, por gjithashtu ishim të vetëdijshëm në mënyrë akute për brishtësinë e gjithçkaje politike. Doli se kjo thyerje radikale e përcaktoi në mënyrë fatndjellëse tërë gjeneratën time.

Por ajo thyerje ishte më e gjërë – në përmasa globale e kam fjalën – se sa shumë prej nesh në atë kohë mundnin t’a kuptonin. Vërtetë, viti 1989, ishte annus mirabilis, vit i çuditshëm, por aspak i ngjashëm me atë që liberalët perëndimorë e interpretojnë sot pas tri dekadash. Rezistenca që tregoi partia Komuniste e Kinës në thyerjen e lëvizjes prodemokratike në sheshin Tjenanmen ishte më e rëndësishme se rënia e Murit të Berlinit. Për rusët aspekti më i rëndësishëm i viti 1989 nuk ishte fundi i komunizmit, por fundi i perandorisë sovjetike, me tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani, gjë që i mundësoi Osama bin Ladenit të shpallë fitoren e xhihadistëve ndaj BRSS-së pa “din e iman”. Ky ishte gjithashtu edhe viti kur nacionalizmi filloi të kthehej në primatin e tij politik në ish Jugosllavi.

Kthimi i Trampit në pushtet në Shtetet e Bashkuara mund të jetë një rast i tillë në periudhën e thyerjes së madhe politike. Nëse liberalët duan t’i përgjigjen me efikasitet administratës së re të Trampit, do të jenë të detyruar të mendojnë në mënyrë kritike mbi atë që ndodhi në vitin 1989 dhe të flakin taj narracionin që tregojnë për veten. Mjetet për gjetjen e tejkalimit të dëshpërimit gjenden në të kuptuarit e mirë të asaj që ka ndodhur.

Nga perspektiva e liberalëve, krahasimi i revolucioneve antisovjetike të vitit 1989 me revolucionet joliberale të ditëve të sotme mund të duket skandaloz. Sipas frazës së famshme të Francis Fukajamës, viti 1989 ishte “fundi i historisë”, ndërsa fitorja e Trampit, besojnë shumë liberalë, mund të paralajmërojë fundin e demokracisë. Viti kur ra Muri i Berlinit konsiderohet si triumfi i Perëndimit; sot nëpër biseda dominon rënia e Perëndimit. Kollpasin e komunizmit e shenjoi vizioni i së ardhmes demokratike, të ardhmes kapitaliste; kjo e ardhme tani është e mbuluar me të panjohura. Presidepozicioni në vitin 1989 ishte internacionalist dhe optimist; sot ky është nacionalizmi i zemëruar, herë herë edhe nihilizmi

Megjithatë, të këmbëngulësh në ndryshimet mes asaj të dikurshmes dhe të tashmes do të të thotë të parashikosh ngjashmëritë mes tyre. Eksperienca e këtyre momenteve në histori mund të na mësojë për shumë gjëra, por më e rëndësishmja është shpejtësia e madhe e ndryshimeve: njerëzit brenda natës ndryshojnë qëndrimet dhe identitetin politik të tyre: ajo që deri dje mendohej e paimagjunueshme, sot nënkuptohet. Ndryshimi është kaq i thellë saqë njerëzve supozimet dhe qëndrimet e vjetra përnjëherësh u duken të pakuptueshme. Përkthyer për momentin e tanishëm: Si ishte puna që para gjashtë muajsh një njeri me mend në kokë mund të besonte se Xho Bajdeni, plak dhe jopopullor mund të zgjidhej përsëri?

Trampi e pushtoi imagjinatën e opinionit publik jo se kishte ndonjëfarë plani më të mirë sesi t’a fitonte luftën në Ukrainë apo të drejtonte globalizimin, por sepse e kuptoi se bota e djeshme nuk mund të ekzistonte më. Indetiteti politik Shteteve të Bashkuara i pasluftës u zhduk në humnerën e kutive të votimit. Administrata e re e Trampit mund të ketë sukses ose të dështojë, por bota e vjetër nuk ka për t’u kthyer më. Madje edhe shumica e liberalëve as që dëshiron që ajo të kthehet. Vetëm një numuri të vogël amerikanësh u shkon për shtat koncepti i veçantisë amerikane.

Pas fitores së Trampit, disa komentatorë politikë i’u drejtuan në mënyrë ogurzezë viteve 1930, kur fashizmi ishte pas derës. Problemi këtu është se vitet 1930 janë jashtë kujtimeve njerzore, ndërsa vitet 1990-të janë ende të gjalla te shumë prej nesh. Atë dhjetëvjeçar pata mësuar se ndërprerja radikale politike u jep fituesve çekun e bardhë. Të kuptosh përse njerëzit votuan për Trampin nuk është se të ndihmon shumë për të kuptuar se çfarë do të bëjë ai kur të vijë në funksion.

Thyerjet politike realizojnë koalicione deri tani të paimagjinueshme, të formuar më shumë me intensitetin e tyre sesa me programin. Politikanët që u përkasin këtyre koalicioneve zakonisht kanë aftësie prej kameleoni për t’iu adoptuar momentit- dhe në ditët e sotme Trampit nuk i’a kalon njeri në këtë fushë. Liberalët amerikanë të cilët janë tmerruar nga fakti se si njerëzit arritën deri aty saqë një miliarder plejboj t’a konsideronin udhëheqës të luftës kundër estabilishmentit, duhet të sjellin në kujtese se edhe Boris Jelcini, heroi i revolucionit antikomunist rus të viteve 90-të, ishte një prej liderve të Partisë komuniste vetëm disa vite më përpara.

Si puna e fundit të erës sovjetike, edhe fitorja e Trampit do të ketë dimensione globale. Ajo shenjon kalimin e kohës për Shtetet e Bashkuara si perandori liberale. Po, Amerika mbetet fuqi udhëheqëse botërore, do të mbetet njëfarë perandori në llojin e vet, por nuk ka për të qënë liberale. Sikurse e tregoi edhe fraza e paekuilibruar e Bajdenit për mobilizimin e mbështetjes së “rendit ndërkombëtar liberal” të përballur me invazionin e Rusisë në Ukrainë, vetë ideja e rendit për shumë kritikë ka qënë përherë fiksion perëndimor. Sepse, rendi, për hir të së vërtetës, ka ekzistuar atëherë kur ShBA-të kishin fuqinë dhe vullnetin politik për t’a imponuar.

Kjo nuk është ajo që do të bëjë Trampi. Në politikën e jashtme Trampi nuk është as realist dhe as izolacionist, por revizionist. Ka bindjen se Amerika është humbësja më e madhe në botën që ajo ka krijuar. Gjatë tri dekadave të kaluara, për mendimin tim, Amerika ka qënë peng, dhe jo hegjemon i rendit liberal ndërkombëtar. Në botën e pasluftës, ShBA-të integruan me sukses kundërshtarët e mundur Gjermaninë dhe Japoninë në rendin ndërkombëtar, tregtinë ndërkombëtare dhe begatinë ekonomike. Kjo nuk kishte të bënte me Kinën: sipas mendimit të Trampit, Pekini është fitimtari i vërtetë i ndryshimeve pas vitit 1989.

Ardhja e dytë e Trampit në pushtet natyrisht që do të ndryshojë nga ajo e para. Takimi i Trampit me fuqinë amerikane në vitin 2016 ishte një takim në terr. Nuk e dinte me saktësi se çfarë donte, ndërsa fuqia amerikane nuk dinte me saktësi cili ishte ai. Kësaj here jo. Amerika ndoshta do të mbetet demokraci, por do të bëhet e egër. Nën udhëheqjen e tij, institucionet e saj ndoshta do të heqin dorë nga siguria e politikës konsensuale dhe do të egërsohen. Në kohët e ndryshimeve të mëdha, liderët politikë nuk këmbëngulin ta drejtojnë shtetin, por t’a shkatërrojnë. Ata, shtetin dhe “shtetin e thellë”, i shohin si sinonime. Udhëheqësit joliberalë i zgjedhin antarët e kabineteve të tyre në të njëjtën mënyrë sikurse mbretërit zgjidhnin guvernatorët e provincave kryengritëse: më e rëndësishmja është luajaliteti dhe aftësia e të emëruarit t’i rezistojë nënshtrimit ose kooptimit të të tjerëve.

Në administratën e parë të Trampit mbretëronte kaosi; administrata e dytë e tij do të qeverisë duke e përdorur kaosin si armë. Kjo Shtëpi e Bardhë do t’i mbingarkojë kundërshtarët e saj me “një gurmbull” vendimesh ekzekutive dhe proklamatash. Shumë nga ata vetëm do t’a supozojnë përse merr vendime të këtilla, ndërsa të tjerët do të dizorientohen nga shpejtësia dhe sasia.

Bajdeni në vitin 2020, e mundi Trampin duke premtuar normalitet. Normaliteti nuk ka për t’i ndihmuar më demokratët. Në shembullin më të mirë të fitores antipopuliste, Donald Tusku triumfoi në zgjedhjet parlamentare polake në vitin 2023, dhe u rikthye në postin e kryeministrit, jo sepse premtoi se do të vazhdojë me të vjetrën, por sepse Partia e tij, “Platforma qytetare”, arriti të krijojë një identitet politik bindshëm të ri. Partia e Tuskut miratoi qëndrime progresive mbi çështje kontraverse siç janë e drejta për abortin dhe të drejtat e punëtorëve, por gjithashtu u mbështoll me flamur dhe përqafoi patriotizmin. Tusku u ofroi polakëve një narrativ të ri të madh, dhe jo vetëm një strategji tjetër zgjedhore. Suksesi i “Platformës qytetare” vazhdoi të jetë i varur nga formimi i koalicionit me partitë e tjera, gjë që është potencialisht bazë e brishtë për qeverisje, por sëpaku kjo ofron një shabllon për atë sesi qendra liberale mund të mendohet përsëri dhe të pengojë përparimin e populizmit joliberal.

Rreziku për Shtetet e Bashkuara është i lartë: në vitet në vazhdim mund të ndodhë lehtë që politika amerikane të bjerë në hakmarrje të egër, të vogël, ose më keq. Por nuk do të ishte gjë e urtë që liberalët tani të reagojnë duke u sjellë si mbrojtës së statusit që po zhduket. Kjo do të thoshte reagim ndaj çfarëdo gjëje që bën Trampi. Mentaliteti i rezistencës është ndoshta mënyra më e mirë për ta kuptuar tiraninë, por nuk është mënyra më e mirë në momentin e ndërprerjes radikale të rendit politik, në të cilin tirania është e mundshme, por nuk është e paevitueshme.

Politikologu Ken Xhovit, autor i studimit të rëndësishëm mbi përmbysjet komuniste të titulluar Çrregullimi i ri botëror, ka vërejtur se në vitin 1989, thyerjet e këtij llojit i detyrojnë liderët politikë të ideojnë një fjalor të ri. Në këto momente, fjalët e diurshme magjike nuk bëjnë më punë. Sllogani “demokracia është në rrezik” nuk u shërbeu demokratëve në fushatën parazgjedhore, sepse shumë zgjedhës thjesht nuk e konsideronin  Trampin si rrezik.

Sikurse ka vënë në dukje Xhorxh Orvelli: “Nevojitet luftë e vazhdueshme për të parë atë që kemi para hundës”. Sfida e të kuptuarit të së resë, madje edhe atëherë kur fakti i ardhjes së saj është i pakundërshtueshëm, do të thotë se mund të jetë shok për sensibilitetin liberal po aq sa pak lotë janë derdhur për shkak të mbarimit të rendit të vjetër. Në të kundërt me atë që dukej reaksion i drejtë në vitin 2016, detyra e kundërshtarëve të Trampit sot nuk është t’i kundërvihen ndryshimit politik që ai ka nisur, por t’a pranojnë – dhe ta përdorin këtë moment për forimimin e koalicioneve të reja për një shoqëri më të mirë.

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://pescanik.net/liberali-pred-epohalnom-promenom/

Related- Posts

FOKUS

Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

20 Qershor, 2026
FOKUS

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor, 2026
FOKUS

PROTESTA SI PASQYRË E DEMOKRACISË SHQIPTARE 

19 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Protesta vijon për të 22-ën ditë, qytetarët kërkojnë largimin e klasës politike

21 Qershor, 2026

Delegacionet mblidhen për samitin SHBA-Iran

21 Qershor, 2026

Njerëzit mbushën bregdetin e Makaos për Garat Ndërkombëtare të Varkave të Dragoit 

21 Qershor, 2026

Aspirata origjinale e një babai dhe e birit të tij

21 Qershor, 2026

Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

20 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.