• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Shovinizmi i fshehur pas religjionit: Rasti i kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës

3 Prill, 2025
in FOKUS, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Gurakuç Kuçi –

Hulumtues i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” dhe profesor

Në fillin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, viti 1989 shënoi një kthesë të errët për Kosovën. Serbia, nën udhëheqjen e Slobodan Millosheviqit, shfuqizoi autonominë kushtetuese të Kosovës, duke shpërbërë institucionet e saj dhe duke vendosur një sistem shtypës ndaj shqiptarëve shumicë. Ky represion i institucionalizuar ishte pjesë e një projekti më të gjerë nacional-shovinist serb, i cili në dekadën që pasoi do të sillte luftëra të përgjakshme dhe gjenocidin në Bosnje (1992–1995), që tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare.

Në këtë klimë dhune dhe mohimi, regjimi serb nisi në vitin 1992 ndërtimin e “Kishës së Krishtit Shpëtimtar” në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Kjo nuk ishte një iniciativë shpirtërore apo fetare e komunitetit vendor, por një projekt ideologjik i paramenduar, që synonte të nguliste praninë dhe dominimin serb në një hapësirë që përfaqësonte dijen, identitetin dhe qëndrueshmërinë e shqiptarëve në Kosovë. Në një kohë kur shqiptarët ishin dhunshëm të përjashtuar nga arsimi, mediat dhe institucionet publike, ndërtimi i një objekti të tillë fetar në zemër të universitetit ishte një akt i qartë simbolik i kontrollit etno-politik.

Projekti nëse do arrinte të përfundohej dhe Kosova përfundimisht të pushtohej, nuk do ndalej vetëm te simbolika: ai do përfshinte edhe shfrytëzimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës si bibliotekë kishtare, si dhe përvetësimin e objekteve të universitetit për nevoja të kishës. Kjo do t’i siguronte Kishës një pozicion strategjik në zemër të Prishtinës, duke e shndërruar atë në një qendër religjioze, kulturore e politike për të gjithë Kosovën. Kjo kishë përfaqësonte përdorimin e besimit si instrument propagandistik dhe jo si shprehje e një nevoje fetare. Ajo u ndërtua jo për t’i shërbyer komunitetit ortodoks vendor, por për të projektuar pushtetin serb mbi hapësirën publike, për të normalizuar shtypjen dhe për të imponuar një narrativë të re historike. Edhe vetë emri “Kisha e Krishtit Shpëtimtar” ishte pjesë e kësaj propagande: ai nuk evokonte një vlerë fetare universale, por përpiqej ta paraqiste pushtimin si “shpëtim” dhe shtypjen si “besim”.

Në thelb, kjo kishë nuk ishte objekt kulti, por monument pushtimi, një përpjekje për ta zhveshur Universitetin e Prishtinës nga identiteti i tij shqiptar dhe për ta zëvendësuar me një simbol të fuqisë politike serbe. Ishte një akt i mirëmenduar për të prodhuar tension të vazhdueshëm kulturor dhe historik, duke e mbështjellë dominimin me mantelin e fesë dhe duke e përdorur atë si armë hibride.

Instrumentalizimi i fesë për pushtim: ndërtimi i kishës në shkelje të së drejtës ndërkombëtare

Ndërtimi i Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës në fillim të viteve 1990, në një kohë kur Kosova ndodhej nën një regjim shtypës dhe sistem aparteidi institucional ndaj shqiptarëve, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të shumë parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtave të njeriut.

Sipas Nenit 53 të Konventës së Katërt të Gjenevës (1949), ndalohet çdo shkatërrim apo uzurpim i pasurisë publike apo private nga një fuqi pushtuese, përveç rasteve kur një veprim i tillë është absolutisht i nevojshëm për arsye ushtarake. Serbia, pas suprimimit të autonomisë së Kosovës më 1989, veproi si fuqi pushtuese de facto dhe uzurpoi hapësirën publike të një institucioni civil, Universitetit të Prishtinës, duke ndërtuar një objekt fetar të lidhur me ideologjinë e saj nacional-shoviniste. Ky veprim jo vetëm shkel parimin e mosndërhyrjes në objekte civile, por përbën edhe përvetësim të hapësirave të pastruara etnikisht nga studentët dhe stafi shqiptar duke treguar se ky veprim është i nevojshëm për arsye ushtarake.

Po ashtu, Neni 52 i Protokollit I, shtesë të Konventave të Gjenevës (1977) ndalon përdorimin e objekteve civile për qëllime që i kthejnë ato në objektiva politike ose ushtarake. Shndërrimi i një hapësire arsimore në një mjet të propagandës fetaro-politike në kohë shtypjeje sistematike bie ndesh me këtë dispozitë, duke e kthyer Universitetin në një arenë të imponimit ideologjik. Për më tepër, Konventa e Hagës për Mbrojtjen e Pasurive Kulturore në Rast Konflikti të Armatosur (1954), e mbështetur nga konventat e UNESCO-s, ndalon keqpërdorimin dhe politizimin e objekteve me vlerë kulturore. Ndërtimi i një objekti fetar-politik në një qendër arsimore dhe kulturore gjatë një periudhe të dhunës dhe diskriminimit të organizuar etnikisht bie ndesh me Nenin 4 të kësaj Konvente, i cili urdhëron mbrojtjen e pasurive kulturore edhe në kohë lufte.

Nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut, ndërtimi i kishës në një hapësirë të spastruar nga shqiptarët shkel edhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR, 1966). Neni 18 i këtij pakti garanton lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë, Neni 27 mbron të drejtën e pakicave për të shijuar kulturën e tyre dhe për të praktikuar fenë. Në këtë rast, shumica shqiptare u përjashtua nga institucionet publike, ndërsa në vendin e tyre u vendos një simbol i një feje të nacionalizuar që i shërbente vetëm pushtuesit.

Në këtë kontekst, vlerësimi juridik përfshin edhe analizën sipas dy parimeve themelore të së drejtës humanitare ndërkombëtare: jus ad bellum dhe jus in bello. Sipas jus ad bellum, përdorimi i forcës nga Serbia për të mbajtur nën kontroll Kosovën pas vitit 1989 nuk kishte bazë legjitime në të drejtën ndërkombëtare. Serbia veproi pa pëlqimin e popullsisë vendase dhe pa mandat ndërkombëtar, duke e bërë pushtimin e saj të paligjshëm. Në këtë kuptim, ndërtimi i kishës si simbol pushtimi nuk është një akt i izoluar, por pjesë e një veprimi agresiv që shkelte të drejtën për vetëvendosje.

Ndërsa nga perspektiva e jus in bello, edhe sikur Serbia të kishte status pushtues të njohur, ajo kishte detyrimin të ruante karakterin civil të institucioneve publike dhe të mbronte pasuritë kulturore. Ndërtimi i një objekti fetaro-politik mbi hapësira arsimore të pastruara etnikisht përbën shkelje të qartë të këtyre detyrimeve, duke kthyer një zonë civile në objekt propagande dhe tensioni etnik.

Të gjitha këto veprime, të ndërmarra si pjesë e një strategjie më të gjerë të aparteidit institucional dhe dominimit kulturor, përbëjnë një shkelje të frymës dhe germës të së drejtës ndërkombëtare. Ndërtimi i Kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës nuk mund të trajtohet si një akt neutral apo thjesht fetar, por si pjesë përbërëse e makinerisë së okupimit simbolik dhe të dhunës strukturore. Gjatë luftës në Kosovë më 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ndërmori veprime të qëllimshme për të mbrojtur objekte fetare serbe nga dëmtimet dhe vandalizmi, duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare. Sipas një artikulli të Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), të ribotuar nga Albanian Post, luftëtarët e UÇK-së vendosën roje pranë disa manastireve ortodokse serbe për t’i mbrojtur gjatë përleshjeve në terren. Kjo sjellje, në kundërshtim me narrativat që e portretizojnë UÇK-në si forcë përjashtuese, dëshmon një përkushtim për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe të diversitetit fetar në Kosovë. Veprime të tilla përputhen me Konventën e Hagës (1954) dhe Konventat e Gjenevës, të cilat ndalojnë shënjestrimin e objekteve fetare dhe kërkojnë mbrojtjen e tyre në kohë konflikti. Në një kohë kur pushteti serb ndërtonte struktura religjioze si instrument dominimi politik, UÇK-ja, duke mbrojtur monumentet e komunitetit tjetër fetar, afirmoi karakterin mbrojtës dhe etik të luftës së saj çlirimtare.

Dekonstruktimi i propagandës rreth kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës

Në diskursin publik të pasluftës në Kosovë, shpesh hasen përpjekje për të rishkruar narrativën historike përmes një aparature të rafinuar propagandistike, e cila operon nën petkun e analizës akademike ose të shqetësimit publik. Artikujt e publikuar në faqen Kosovo Online nga persona me tituj si “profesorë”, “analistë politikë” apo “përfaqësues të shoqërisë civile” nuk përfaqësojnë opinione të ndërtuara mbi fakte të verifikueshme, por formulime të pozicionuara ideologjikisht, të dizajnuara për të ngatërruar lexuesin dhe për të vendosur një ndarje të rreme midis “mbrojtjes së trashëgimisë” dhe “sulmit ndaj fesë”.

Për shembull, në artikullin ku citohet profesori Popoviq (“në Kosovë janë në shënjestër simbolet më të shenjta të komunitetit serb”), mungon çdo referencë konkrete për ngjarje, individë, ose kontekste specifike. Në vend të argumentit shkencor, kemi një përgjithësim dramatik emocional, ku çdo akt i kritikës ndaj Kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës identifikohet si sulm ndaj gjithë komunitetit serb. Ky është një shembull i pastër i teknikës së përhapjes së frikës kolektive, që synon të parandalojë debat racional duke e zëvendësuar me panik identitar.

Po kështu, deklaratat e analistëve si Gudzhiq, të cilët pretendojnë se “qëllimi i elitave shqiptare është fshirja e pranisë serbe në Kosovë”, përfaqësojnë një formë të thjeshtëzuar dhe të rrezikshme të logjikës politike: çdo kritikë ndaj një ndërtese të imponuar politikisht në periudhë lufte, automatikisht barazohet me “spastrimin” e një populli. Kjo është një manipulim i drejtpërdrejtë i fjalës “prani”, duke e paraqitur objektin e konfliktit si përfaqësues të një kolektivi të tërë. Veçanërisht shqetësuese është përfshirja e zërave akademikë në këtë diskurs, të cilët në vend që të angazhohen me kritere burimore, kontekstuale dhe të matshme, përdorin titujt e tyre për të vulosur narrativën si të vërtetë të padiskutueshme. Një profesor i një universiteti, që angazhohet publikisht pa cituar asnjë burim historik, ligjor apo faktik, por përdor vetëm deklarata normuese dhe dramatike, shkel parimet e vetë metodës shkencore: skepticizmin, objektivitetin dhe transparencën argumentuese. Ai nuk po mëson, por po ndihmon në prodhimin e një mase të ideologjizuar lexuesish, duke zhdukur kufirin midis shkencës dhe propagandës.

Kjo mënyrë komunikimi nuk është neutrale: ajo ndihmon në konsolidimin e mitologjisë politike rreth kishës si viktimë, duke fshehur natyrën e saj reale si instrument i pushtimit kulturor. Fakti që këto deklarata nuk përballen me të dhënat historike (p.sh. periudha kur ndërtohej kisha, funksioni i saj simbolik, përjashtimi i shqiptarëve nga arsimi, shkeljet e të drejtës ndërkombëtare), por i shmangen atyre, tregon se qëllimi nuk është sqarimi, por krijimi i një bote të përbindshme ku çdo përpjekje për dekolonizim shfaqet si fanatizëm kundër fesë.

Në këtë mënyrë, diskursi propagandistik nuk është thjesht i pasaktë, por aktivisht i rrezikshëm: ai bën të pamundur bisedën e ndershme dhe nxit tensione, duke fshehur padrejtësinë nën mantelin e “shqetësimit kombëtar” ose “ruajtjes së trashëgimisë”. Për të kundërshtuar këtë lloj retorike, kërkohet jo vetëm përballje me faktet, por denoncim i metodës sepse kur shkenca përdoret për të fshehur pushtetin, ajo pushon së qeni shkencë.

Nga alarm imagjinar në agjendë politike: kisha si simbol për mobilizim strategjik

Diskursi që ndërtohet rreth kishës ortodokse të ndërtuar ilegalisht në oborrin e Universitetit të Prishtinës në disa media serbe nuk synon ruajtjen e trashëgimisë fetare, por krijimin e një narrative politike që e paraqet çdo debat ligjor apo institucional si sulm ndaj fesë. Kjo formë propagande shfrytëzon ndjeshmëritë fetare për të krijuar tensione ndëretnike, për të mobilizuar opinionin serb dhe për të minuar legjitimitetin e institucioneve të Kosovës në sytë e publikut ndërkombëtar.

Veçanërisht problematike është përpjekja që kjo çështje që ngritët tani të futet në agjendën e dialogut Kosovë–Serbi, si një “temë e trashëgimisë kulturore”. Kjo përpjekje është e pabazuar, sepse objekti në fjalë nuk përfaqëson një trashëgimi fetare të mbrojtur, por një ndërtim të kontestuar, pa pëlqimin e shumicës, në një kohë represioni të thellë institucional. Propaganda pikërisht në këtë periudhë të ndjeshme politike dhe ngritja e vëmendjes ndaj kësaj kishe nga Kosovo Online, tregon se Serbia është duke përgatitur një agjendë e cila ka për synim të mobilizoj masat edhe në rast të kërkesës për mobilizim për luftë ku qëllimi është marshimi drejt Prishtinës në mbrojtje të kishës.

Askush nuk ka kërkuar rrëzimin e kishës, dhe pozicioni i Kosovës nuk është kundër fesë ortodokse. Por përpjekjet për ta trajtuar Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë me status të veçantë apo për ta politizuar këtë objekt bien ndesh me parimin e barazisë fetare dhe tentojnë të kthejnë një objekt të debatueshëm ligjor në mjet të pazareve politike.

Këto janë taktika të njohura që Serbia ka përdorur edhe në të kaluarën: viktimizim, përçarje, dhe zhvendosje e debatit nga e vërteta historike në ndjenja të turbullta emocionale. Për këtë arsye, është thelbësore që kjo çështje të mos bëhet pjesë e dialogut ndërmjet dy shteteve, dhe po ashtu të mbahet në vëmendje të lartë publike çdo veprim i Serbisë nëpërmjet instrumenteve si Kisha Ortodokse me qëllime të nxitjes së konflikteve dhe viktimizimit.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

KOSOVA

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025
President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)
FOKUS

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoks: Ndërsa politika godet Moskën me sanksione shkatërruese, kompanitë perëndimore vazhdojnë të jenë të gjithëpranishme në Rusi

14 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025

Muzeu i Murit të Madh Kinez hapet në Kinën veriore

16 Qershor, 2025

Rreziqet bërthamore po rriten ndërsa një garë e re armësh po afrohet, paralajmëron SIPRI

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.