• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Bota trampiste e tre Çezarëve

5 Prill, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç[i]

Pjesën tjetër të botës e lë të manovrojë mes Uashingtonit dhe Pekinit, me shikimin për nga Moska. Ky është fati që Trampi ka destinuar për europianët.

Donald Trumpi është presidenti i parë pas Luftës së Dytë Botërore që ka hequr dorë nga sllogani se Amerika është “komb i pazëvendësueshëm” dhe lider global në ruajtjen e demokracisë si mjete kryesore për formësimin e botës në përputhje me interesat vitale të ShBA-ve. Administrata e re po grumbullon rreth vetes autokratë dhe autokratë të mundshëm në mbarë botën, thotë Roza Balfuri, drejtoreshë e fondacionit Karnexhi për Europën. “Ajo që i lidh është agjenda radikalisht e djathtë dhe janë të lidhur mes tyre nëpërmjet politikave dhe synimeve më shumë se neve e supozojmë”, thotë ajo.

Vizioni trampist po shkatërron rendin e vjetër ndërsa po ravijëzohet i riu me tre pole – ShBA-të, Rusia dhe Kina – gjë që është plotësisht në përputhje me teorinë e Aleksandër Dugnit, filozofi më i dashur i Valdimir Putinit, i cili shprehet se po vinë kohë të reja të perandorive. Pranimi i realitetit të trilateralit mund të duket si tregues i qëndrimit iracional drejt lindjes së një ekuilibri të ri, por ai ka vetëm një mangësi të madhe: përjashtimin e Europës nga komunikimet globale.

“Ne jemi në një erë të re në të cilën, raportet më të mëdha ndërkombëtare nuk i përcaktojnë rregullat dhe institucionet shumpalëshe. Ato i përcaktojnë liderët e fortë dhe pazarllëqet”, vlerëson Aleks Junger, ish shef i shërbimit britanik MI6.

Bashkësia informative amerikane para pak kohësh ka publikuar listën e kërcënimeve e cila ndihmon të fitohet një njohje për këndvështrimet jokonvencionale të administratës Tramp për politikën e jashtme dhe të sigurisë. Në vendin e parë, si kërcënim për sigurinë, janë narkokartelet të cilët në vitin 2024 ishin përgjegjëse për më sëpaku 52.000 jetë të humbura amerikane dhe mundësuan hyrjen e tre milionë emigrantëve.

Kina është në vendin e dytë dhe paraqitet si rreziku më i madh për sigurinë kombëtare të ShBA-ve për shkak të investimeve të mëdha të saj në ushtri, si dhe për shkak se në Uashington e përjetojnë si kërcënim për Tajvanin i cili mund të sjellë ndërhyrjen amerikane. Kina përfaqëson sfidë edhe për shkak të luftës kibernetike dhe ambicjeve në lidhje me inteligjencën artificiale në mënyrë që t’ia kalojë Amerikës në vitin 2030.

Më pas vjen Rusia, e cila në një masë të madhe ka marrë kontrollin e luftës në Ukrainë, por bashkësia informative shtron pyetjen nëse Moska dhe Kievi janë sinqerisht të përkushtuara për fundin e shpejtë të luftës, sepse vlerësohet se zgjatja e konfliktit mund të jetë më pak e dëmshme sesa një marrëveshje e papërshtatshme. Është hapur korsia e parë e rrugës nëpërmjet së cilës dalngadalë të shkohet drejt paqes, pa garanci për sukses.  Moska bën lëvizje dhe blen kohë para ndëprerjes së plotë të zjarrit dhe luan mençurisht me kartën se Trampi e ka me ngut për të arritur çfarëdolloj marrëveshjeje. Strategjia e tij e improvizimit dhe fshetësia e nevrikosin Kievin – i cili nuk i ka kushtet t’a thotë haptazi një gjë të tillë i përballur me mesazhin që i është dhënë Vollodimir Zelenskit se nuk i ka kartat në dorë.

Biseda telefonike e Trampit me Putinin nuk është emërtuar ratsësisht si Jalta telefonike. Franklin D. Roosvelti, Josif Stalini dhe Uinston Çerçilli në vitin 1945 vizatuan hartën e re të Europës duke mos i marrë parasysh dëshirat e kombeve të vogla. Historia përsëritet, kështu ishte e mundur të konkludohej pas raundit të parë të bisedimeve amerikano-ruse mbi Ukrainën. Me një shpejtësi thjesht të pabesueshme Trampi ndryshoi radikalisht kursin që Amerika mbante prej dekadash të tëra. U kthye kundër aleatëve deri në atë masë saqë përfaqësuesi i Kremlinit para pak kohësh me kënaqësi mundi të konstatonte se politika e administratës së re amerikane “është diçka që na lidh”.

Europianët nuk e fshehin pakënaqësinë. Janë shumë të shqetësuar kur arrin deri te ata mesazhi nga Moska sipas të cilit Putini dhe Trampi “i besojnë njëri tjetrit”, por ata nuk i pyet askush. Mbi Europën dhe rreziqet që sjell konflikti transatlantik për rendin botëror nuk thuhet asnjë fjalë e vetme në raportin e shërbimeve të informimit. Trampi i ka përjashtuar plotësisht aleatët tradicionalë nga bisedimet për luftën urkainase e cila i përket Europës, dhe jo sigurisë amerikane. Ai tashmë e ka shprehur dëshirën që aleatëve t’u sjellë dëme dhe flirton me ekspansionizmin në rastin e Groenlandës.

Strategjia ekonomike e Trampit ndoshta është përcaktuar në mënyrë më të saktë sesa politika e tij e jashtme, por gjithsesi nuk është më pak destabiluzeze. Po kthehen, si në shekullin e 19, luftërat doganore që po lëkundin ekonominë botërore.

Senatori francez Klod Malhyré e ka përshkruar mirë këtë situatë: “Mesazhi i Trampit është se të jesh aleati i tij nuk ka nuk ka përse, sepse ai nuk do t’ju mbrojë, do t’u vendosë dogana me të larta se armiqeve tuaj dhe kërcënon t’u marrë territoret ndërsa mbështet diktatorët që ju sulmojnë”. Trampi bën pazarlleqe me Moskën në mënyrë që të ndërpresë luftën në Lindjen e Europës dhe të nxjerrë përfitime, ndërkohë që me Pekinin përpiqet të ulë tensionet gjeopolitike dhe tregtare. Që para 40 vitesh ai, në një tekst të paguar dhe të publikuar në tri gazeta ditore të mëdha amerikane, shkruante se ShBA-të nuk duhet të merren me ruajtjen e demokracisë në botë.

Pax Americana është duke dhënë shpirt, gjë që ndoshta edhe nuk ështe e keqe, sikur të futej pak më shumë oksigjen në hapësirën globale, por duket se nuk është kështu. Treshja e zotërinjve merren vesh mes tyre duke mos u udhëhequr nga ideologjia por nga pragmatizmi. Në vend të internacionalizmit, ofrojnë transaksione me vlerë dilerësh droge. Pjesën tjetër të botën e lënë të manovrojë mes Uashingtonit dhe Pekinit, me shikimin për nga Moska. Ky është fati që Trampi u ka përcaktuar europianëve. Konsensusi i ndërtuar dikur në besimin te demokracia, tregu i lirë dhe shteti i së drejtës nuk po shkatërrohet vetëm në Amerikë por po infekton edhe Europën Perëndimore e cila priret për nga ekstremizmi politik, pas të cilit qëndrojnë forcat sovraniste etno-nacionaliste.

Pasiqë e ka magnetizuar busullën morale të Amerikës, Trampi sikur po kopjon Putinin. Kanadanë mike e kthen në armike sipas së njëjtës matricë sipas së cilës presidenti i Rusisë nga Ukraina mike krijoi fqinjin armik. Po kështu edhe me europianët të cilën po humbasin me shpejtësi besimin  te ShBA-të. Aleanca për kërcet për gëzimin e Putinit. “Fragmentimi i Perëndimit ka filluar”, deklaroi në fillim të muajit mars përfaqësuesi i Kremlinit.

Shtëpia e Bardhë paralajëmroi se nuk do të jetë më garante e sigurisë europiane, se kombet europiane duhet të marrin mbi vete përgjegjësinë për mbrojtjen e tyre dhe për këtë të paguajnë. “Nëse (vendet e NATO-s) nuk paguajnë, nuk do t’i mbroj”, deklaroi Trampi duke minuar kësisoj nenin 5 të Kartës së themelimit të NATO-s, i cili thekson detyrimin e mbrojtjes kolektive. Injorimi i Europës mund të dalë se është gabim. Europianët po përpiqen të grumbullohen nën kërcënimin e ekspansionzimit rus dhe izolacionalizmit amerikan, hartojnë me shpjetësi plane për zhvillimin e industrisë ushtarake.

Puna është nëse Europa, pas mbështejes për dekada të tëra te Amerika, mund të armatoset në mënyrën e duhur? A kanë Britania dhe Franca kapacitete të mjaftueshme për të siguruar çadrën bërthamore? A ekziston mjaftueshëm unitet politik, fuqi financiare, madje edhe rekrutë? Qëndrimet nga Balltiku dhe Polonia nuk hasin në mirëkuptimin e Italisë ose Spanjës. Procesi i unifikimit mund të jetë i gjatë dhe i dhimbshëm.

Europa duhet t’a evitojë fatin që njëri prej tre Qezarëve t’a vënë nën kontroll. Me kërcënimin e një Jalte të re duhet të përpiqet që në lojën e madhe gjeopolitike, e cila është duke u zhvilluar, të përcaktojë statusin e zonës së saj të interesave e cila, përveç BE-së, përfshin Britaninë, Norvegjinë, Ballkanin Perëndimor, Ukrainën, Turqinë, Kaukazin. Këto janë çështje të mbijetesës.

Çfarë do të bëhet me rendin botëror që ndërton treshja e autokratëve të rinj dhe të vjetër? Trampi shumë lehtë mund të ulet me Putinin dhe Xinë dhe t’a ndajë botën në blloqe në të cilët secila prej tri fuqive të imponojë vullnetin e saj duke kërkuar nënshtrimin e vasalëve të tyre. Do të shumëzohen llojet e ndryshme të imponimeve ndaj shteteve sovrane.

Po kalojmë nëpër një periudhë rritjeje të autoritarizmit dhe mbetjes prapa të demokracisë, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por edhe në mbarë botën. Polarizimet janë gjithnjë e më të ashpra. Për herë të parë pas dy dhjetëvjeçarësh është më pak demokracia sesa autokracia, deklaroi para pak kohës V-dem Instituti nga Suedia. Në demokracitë liberale jetojnë vetëm 12 përqind e popullsisë botërore. Ekziston rreziku që trampizmi t’i mbijetojë mandatit të dytë të Donald Trampit.

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/trumpov-svijet-tri-cezara-1032975/

Related- Posts

FOKUS

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags
Bota

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026
FOKUS

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.