• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Zhvillohet Konferenca rajonale lidhur me progresin e reformave të kujdesit ndaj fëmijëve drejt anëtarësimit në BE

9 Prill, 2025
in Kryesore, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana mikpriti sot Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.

Konferencën e përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se “kjo iniciativë rajonale, ky moment i ndërveprimit me strukturat dhe përfaqësuesit e strukturave, qoftë institucionale e qoftë e shoqërisë në të gjithë rajonin, është tejet i rëndësishëm për të ndarë eksperiencat, për të parë praktikat më të mira, për të adaptuar, duke marrë shembujt më pozitivë nga njëri-tjetri.”

Kryeministri vlerësoi se kjo konferencë shërben si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.

Kryeministri vlerësoi se nëse shohim ambicien që ka ky program i Garancisë Europiane për Fëmijët dhe i referohemi shifrave mbi të cilat programi është ndërtuar dhe argumentuar është një pasqyrë tejet kuptimplotë për domosdoshmërinë e thellimit të politikbërjes në funksion të fëmijëve dhe për rritjen e ndërveprimit mes të gjithë aktorëve shoqërorë dhe institucional për të siguruar aksesin e barabartë në arsimin cilësor.

Po ashtu, kryeministri theksoi se ky program synon të sigurojë ofrimin e ushqimit të shëndetshëm, përmirësimin e vazhdueshëm të aksesit në shërbimin shëndetësor, kushte të përshtatshme strehimi, zhvillimin e programeve të mbrojtjes së dedikuar për fëmijët, përmirësimin e kushteve sociale për fëmijët me aftësi të veçanta dhe në tërësi për të rritur ndërgjegjësimin shoqëror mbi të drejtat e fëmijëve.

“Të gjitha këto janë pikat kyçe të Garancisë Europiane për Fëmijët dhe në funksion të këtyre pikave BE ka përcaktuar edhe një financim të veçantë që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të Garancisë Europiane dhe për të zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se përmes këtij programi synohet ngushtimi i hendekut që është tejet shqetësues në të gjithë hapësirën europiane sidomos si rezultat i goditjes që dha pandemia e disa viteve më parë.

“Këtu natyrisht që financimi i posaçëm i BE-së lidhet me përfshirjen aktive të qeverive kombëtare në partneritet me organizata joqeveritare dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore, sociale dhe shëndetësore, si dhe me programet mbështetëse për prindërit”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi faktin se në të gjitha këto drejtime vendi ka bërë një progres të dukshëm, ashtu sikundër ky progres është një bazë e sigurt për të ndërtuar më tutje duke synuar të përfitojmë aktivisht nga financimi i BE-së.

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama

Garancia Europiane për Fëmijët është një nisëm e Bashkimit Europian, e cila edhe e vetme do të mjaftonte besoj unë për t’iu dhënë një përgjigje kuptimplotë të gjithë atyre të cilët pyesin: Për çfarë na duhet Bashkimi Europian? Dhe mjafton të shohësh në përmbajtjen e programit të kësaj Garancie për Fëmijët që të kuptosh thellësinë e dobisë së të qenit së bashku në familjen europiane dhe thellësinë e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje.

Përmes Garancisë Europiane për Fëmijët, Bashkimi Europian synon që të drejtat e fëmijëve t’i sigurojë dhe t’i vendosë në fokusin e jetës së vet të përditshme dhe nga ana tjetër që përmes këtij programi të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe të shumëfishojë të gjithë mundësitë që çdo fëmije t’i jepet një shans dhe për çdo fëmijë të ketë një perspektivë të mundshme barazie në raport me të tjetër, pavarësisht startit të ndryshëm.

Faktikisht nëse shohim ambicien që ka ky programi i Garancisë Europiane për fëmijët dhe i referohemi shifrave me të cilat programi është ndërtuar dhe argumentuar, është realisht një pasqyrë tejet kuptimplotë për domosdoshmërinë e thellimit të politik bërjes në funksion të fëmijëve dhe për rritjen e ndërveprimit mes të gjithë aktorëve shoqëror dhe institucional për të siguruar aksesin e barabartë në arsimin cilësor, për të siguruar ofrimin e ushqimit të shëndetshëm, për të siguruar përmasimin e vazhdueshëm të aksesit në shërbimin shëndetësor, për të siguruar kushte të përshtatshme strehimi, për të siguruar zhvillimin e programeve të mbrojtjes së dedikuar për fëmijët, për të siguruar përmirësimin e kushteve sociale për fëmijët me aftësi të veçanta dhe në tërësi për të rritur ndërgjegjësimin shoqëror mbi të drejtat e fëmijëve.

Të gjitha këto janë pikat kyçe të Garancisë Europiane për Fëmijët dhe në funksion të këtyre pikave Bashkimi Europian ka përcaktuar edhe një financim të veçantë. Një financim të veçante që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të Garancisë Europiane dhe për të zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe nga ana tjetër në ngushtimin e hendekut që është tejet shqetësues në të gjithë hapësirën europiane, sidomos si rezultat i goditjes që i dha pëlhurës sociale pandemia e disa viteve më parë.

Këtu natyrisht që financimi i posaçëm i Bashkimit Europian lidhet me përfshirjen aktive të qeverive kombëtare dhe vendore, lidhet me përfshirjen aktive dhe në ndërtimin e partneriteteve me organizatat jo qeveritare dhe patjetër lidhet me përmirësimin e infrastrukturës arsimore sociale dhe shëndetësore, si dhe me programet mbështetëse për prindërit.

Më vjen shumë mirë që në të gjitha këto drejtime ne kemi bërë një progres të dukshëm.

Ashtu sikundër më vjen shumë mirë që ky progres është një bazë e sigurt për të ndërtuar më tutje duke synuar që të përfitojmë aktivisht nga financimi i Bashkimit Europian dhe një nga pikat ku ne synojmë të bëjmë një hop sasior dhe cilësor në aspekt jo vetëm të financimit po edhe të organizimit dhe të ndërveprimit me partnerët e tjerë është adresimi i situatës të 16 mijë fëmijëve me aftësi të veçanta, të cilët janë përfitues të skemave të reja të mbështetjes, por të cilët besoj unë në këtë fazë dhe kushtet kur mundësitë tona ekonomike dhe financiare rriten meritojmë një rritje të mbështetjes nga ana jonë.

Një rritje të mbështetjes nga ana jonë, e cila nuk është thjeshtë dhe vetëm financiare, por edhe institucionale dhe për këtë Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit janë duke punuar aktivisht që të rrisin numrin e mësuesve special. Ashtu si kundër dje kemi hapur një kapitull të ri në sistemin tonë të shërbimit shëndetësor me hapjen e klasave të para për fëmijët që janë të shtruar në spital. Klasa mësimore dhe klasa arti të cilat iu shërbejnë fëmijëve që të mos humbasin kontaktin me mësimin, por nga ana tjetër, më shumë se kaq, iu shërbejnë përmes një kurrikule speciale që të energjizohen me besim dhe me bindjen se do t’i dalin në betejën me sëmundjet e tyre.

Nga ana tjetër besoj që edhe vendosja e qëllimit tonë për të çuar më tutje ndërveprimin me prindërit në funksion të përputhjes së programeve të shkollës dhe programit të punës së prindërve, duke filluar me dhënien e ushqimit në shkolla nga bashkitë qendër qarku shkon përsëri në këtë drejtim, ashtu si kundër edhe projekti që kemi për të mbështetur më shumë akoma, megjithëse kemi vendosur një mbështetje të veçantë për nënat kryefamiljare me tre fëmijë për të mbështetur më shumë kategorinë e nënave kryefamiljare dhe me instrumente të tjerë.

Nuk dua të zgjatem më tutje, por dua të shtoj edhe një element tjetër që unë besoj është shumë i rëndësishëm; elementi i parandalimit, pra jo vetëm në drejtim të nxjerrjes së fëmijëve nga situata e varfërisë, por edhe në drejtim të parandalimit të rënies në situatë të varfërisë, jo vetëm të mbështetjes për prindërit që janë në një situatë të caktuar ekonomike që i përfshin ata në kategorinë e ndihmës ekonomike, por edhe për prindërit që janë në rrezik që të bien në situatën ku pastaj ju bëhet më e vështirë që t’i mbajnë fëmijët me të gjithë ato, të cilat përmbushin kuadrin e një kujdesjeje në kushte normale.

Prandaj, ne besojmë shumë që rritja e pjesëmarrjes së shkollës në ndarjen e përgjegjësisë me familjen për përkujdesjen e përditshme për fëmijët është shumë e rëndësishme, prandaj ne besojmë shumë që zgjerimi i mëtejshëm i programeve që financohen nga fondi social dhe për pasojë rritja e fondit social është shumë e rëndësishme dhe prandaj ne besojmë shumë, po ashtu, që e gjithë gama e aktiviteteve sportive dhe kulturore për fëmijët është po ashtu shumë e rëndësishme dhe zgjerimi i saj është objektiv i palëvizshëm i yni.

Ka një shifër që do të doja ta ndaja me ju që ne e kemi dyfishuar, nga 130 në 260 milionë, fondin për mbrojtjen sociale, ashtu sikundër sot, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale disponon një fond rekord për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale që është në rendin e 1 miliardë eurove. Kjo besoj është pasqyrë e vullnetit të mirë, por patjetër që nuk është një pasqyrë e mbyllur në një kornizë në të cilën ne ndjehemi të kënaqur sepse duam ta zgjerojmë më tutje dhe duam ta bëjmë ende më të fuqishme të gjithë strukturën e mbrojtjes sociale.

Shumë faleminderit për durimin dhe për vëmendjen dhe besoj që kjo iniciativë rajonale, ky moment i ndërveprimit me strukturat dhe përfaqësuesit e strukturave, qoftë institucionale e qoftë e shoqërisë në të gjithë rajonin, është tejet i rëndësishëm për të ndarë eksperiencat, për të parë praktikat më të mira, për të adaptuar çfarë mund të adaptojmë duke marrë shembujt më pozitivë nga njëri-tjetri dhe patjetër edhe për të imagjinuar një bashkëpunim që shkon edhe përtej ndarjes së eksperiencave dhe që nënkupton iniciativa konkrete rajonale në funksion të krijimit të një hapësire për të gjithë këta fëmijë që nuk ka pse të kenë, ndryshe nga fëmijët e tjerë, pamundësinë e të ndarit të hapësirës gjeografike të rajonit, pra nuk ka pse të vuajnë pamundësinë për të lëvizur, për të udhëtuar, për të vizituar njëri-tjetrin dhe për të parë që nuk janë vetëm dhe që kjo është një përpjekje që ata e ndajnë me shumë fëmijë të tjerë, ashtu sikundër për të kuptuar edhe ne vetë që përgjegjësia e përbashkët që kemi, nëse bashkëndahet, është më efikase sesa duke qëndruar veç e veç dhe të ndarë prej njëri-tjetrit.

Shumë faleminderit.

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Përse Zelenski u ktheu shpinën shqiptarëve?

10 Gusht, 2026
Kryesore

Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

9 Gusht, 2026
Bota

Gjeopolitika globale në tranzicion: Klima, konfliktet dhe kërkimi për paqe

8 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Me vizitën e Zelenskit Vuçiçi arriti atë që dëshironte

10 Gusht, 2026

25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

10 Gusht, 2026

Edward P. Joseph: Kurti të dalë me deklaratë të fuqishme, Kosova duhet ta dyfishojë mbështetjen për Ukrainën

10 Gusht, 2026

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Serbia të mos përdorë Ibrin si instrument presioni ndaj Kosovës

10 Gusht, 2026

Kosova dhe Dështimi i Politikës së Jashtme Shqiptare: Nga Internacionalja Komuniste te Globalizmi

10 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.